• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkelje e ligjit? Etilda Gjonaj, heshtje për licensën e noteres Eva Blushi

12:30 : 16/03/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministria e Drejtësisë refuzoi të përgjigjet nëse ka marrë masa për licencën e Eva Blushit, pas dyshimeve për përfshirjen e saj në shkelje ligjore, ndërkohë që ministrja Etilda Gjonaj zgjodhi të shfaqet në një intervistë Top Channel, të drejtuar nga Ben Blushi, bashkëshort i noteres, televizion nga i cili sulmoi Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

“Boldnews.al” pyeti rreth dy javë më parë Ministrinë e Drejtësisë nëse kishin verifikuar ligjshmërinë e licencës së noteres Blushi, pasi në media u publikuan të dhëna për përfshirjen e saj në aktivitete private të tjera.

Në përfundim të afatit, sipas parashikimeve të ligjit “Për të Drejtën e informimit”, Ministria e Drejtësisë refuzoi të kthente përgjigje nëse e kishte trajtuar rastin e noteres Eva Blushi dhe nëse kishte marrë masat, sipas përcaktimeve ligjore.

“Boldnews.al” ka ushtruar të drejtën e ankimit pranë Komisionerit për të Drejtën për Informim, duke kërkuar ndërhyrjen e tij për të detyruar Ministrinë e Drejtësisë të zbatojë ligjin “Për të drejtën e informimit”.

Lexo edhe:

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

Bizneset e noteres Blushi
Ligji “Për Noterinë”, i miratuar në Dhjetor 2018 dhe që ka hyrë në fuqi në Janar 2019, ndalon përfshirjen e noterëve në aktivitete të tjera private, përjashtuar mësimdhënien dhe përfshirjen në jetën akademike.

Të dhëna zyrtare nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) provojnë se Eva Blushi, krahas aktivitetit si notere, është aksionere edhe në dy kompani të tjera private të regjistruara në Shqipëri.

1. Në Tetor 2018, pak javë para se të hynte në fuqi ligji i ri për “Noterinë”, ku parashikohen ndër të tjera edhe ndalimi për përfshirje në aktivitete private, në QKR regjistrohet kompania “Luxury Comunicazione e Publicitta”, në të cilën Eva Blushi është aksionere me 20 përqind të kapitalit.

Kjo kompani vijon të jetë aktive edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për Noterinë”, përfshirë edhe pozitën si aksionere të noteres Blushi, duke e vendosur atë në kushtet e ndalimit ligjor.

2. Në Prill 2019, në kundërshtim me përcaktimet e ligjit “Për Noterinë”, Eva Blushi regjistrohet si ortake me 50% të aksioneve në kompaninë “Publialb”, ku pjesën tjetër e ka Vjollca Blushi, pronarja e Top Channel dhe njëkohësisht punëdhënësja e bashkëshortit të noters, Ben Blushi

Neni 19 i ligjit “Për Noterinë” parashikon specifikisht se ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private.

Por ky parashikim ligjor duket se nuk e ka stepur noteren Eva Blushi.

Krahas dy kompanive të regjistruara në Shqipëri, të dhëna mediatike referojnë se znj. Blushi është aksionere edhe në kompaninë “E.M Capital”, e regjistruar në Sofje Bullgari, në fund të vitit 2019.

Noterja Blushi është ortake në këtë kompani me biznesmenin shqiptar, Klodian Zoto, i njohur më së shumti për marrjen me koncension të inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit e Fierit, nëpërmjet disa procedurave kontraverse.

Kompania ‘E.M Capital” e dyshes Blushi-Zoto ka hyrë në tregun shqiptar në Dhjetor 2019, pasi bleu 51% të aksioneve në kompaninë “Valtelina”, e njohur me emrin tregtar “Lori Caffe”. Pjesa tjetër e aksioneve në këtë kompani vijon të jetë në pronësi të pasardhësve të themeluesit të saj, Dritan Hoxha, e konkretisht vejushës së tij, Vjollca Hoxha së Top Channel dhe fëmijëve të tyre.

Përfshirja e noteres Eva Blushi në të tre këto kompani duket se përbën shkelje të ligjit “Për Noterinë”. Por, deri më tani, Ministria e Drejtësisë, përgjegjëse për verifikimin e kushteve të licensës së noterëve, nuk ka publikuar asnjë masë ndaj znj. Eva Blushi, si edhe nuk ka preferuar t’i kthejë përgjigje kërkesës zyrtare të redaksisë së “Boldneës.al”.

Refuzimi i Ministrisë së Drejtësisë
Në 17 Shkurt 2019, redaksia e “Boldnews.al” i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë me një kërkesë për informacion, në të cilën kërkohet nëse ky institucion është vënë në dijeni të përfshirjes së Eva Blushit në aktivitete private dhe nëse kjo situatë përbën ose jo shkelje ligjore, si edhe verifikimet apo masat e mundshme të ndërmarra ndaj noteres.

Ministria e Drejtësisë, në tejkalim të afatit 10-ditor për kthim përgjigje, nuk dha asnjë reagim ndaj interesimit të redaksisë së “Boldnews.al”.

Përkundrazi, në kohën që redaksia priste përgjigje për, më së paku nisjen e verifikimeve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për rastin “Eva Blushi”, titullarja e institucionit, Etilda Gjonaj, shfaqet në televizionin “Top Channel”, me drejtor të përgjithshëm Ben Blushin, për të sulmuar Presidentin Ilir Meta.

Tashmë, redaksia e “Boldnews.al” është në pritje të ndërhyrjes së Komisionerit për Informim, me qëllim nxitjen e Ministrisë së Drejtësisë për të kthyer përgjigje.

Nga ana tjetër, një kërkesë e ngjashme i është drejtuar edhe Dhomës Kombëtare të Noterisë. Por, deri më tani, as kjo strukturë publike nuk ka kthyer asnjë përgjigje për pozitën e noteres Eva Blushi përballë ligjit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025
SHOW BIZ

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025
AKTUALITET

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025
RAJONI

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025
SPORT

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025
Para

Itali, nis përdorimi i ilaçit kundër Covid-19/ Tocilizumab shpërndahet falas

TË GJITHA

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com