• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas tërmeti/ 80 miliardë lekë për rindërtimin, tendera të kufizuar, dyshimet mbi ndarjen e fondit

08:57 : 16/03/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Qeveria shqiptare ka akorduar fondin e parë për rindërtimin. Rreth 80 miliardë lekë të vjetra i janë alokuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë së Tiranës për rindërtimin e shtëpive individuale në zonat e prekura nga tërmeti.

Shuma është e ndarë në dy projekte të veçanta. Pjesa më e madhe e vlerës do i kalojë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, rreth 62 miliardë lekë (të vjetra). Ndërkohë, për Bashkinë e Tiranës është akorduar një fond prej rreth 20 miliardë lekë.

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka publikuar dy Buletinë të posaçën, në të cilat njofton zhvillimin e tenderave për kompanitë që do të synojnë të përfitojnë tenderat e majmë për rindërtimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Në të dy rastet, tenderat janë “të kufizuar”, një procedurë prokurimi e veçantë, e cila përfshin vetëm pak kompani.

Lexo edhe:

Ekonomia e minimalizmit, si shqiptarët po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si shpenzojnë

Flamuri i UÇK-së i ndaluar në Tiranë/ Duka u rri gati tu serbëve

Gjithashtu, në bazë të të dhënave zyrtare, këto tendera, të hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës, ndryshe nga procedurat normale, pritet të mbyllen brenda dy javësh, e konkretisht në 23 Mars 2020.

Procedurat e kufizuara të tenderave zhvillohen, kryesisht, në raste emergjente.

Autoritetet kontraktore synojnë që, nëpërmjet këtij procesi, të përzgjedhin sa më shpejt operatorët ekonomikë që do të ofrojnë shërbimin, duke shmangur në maksimum edhe vonesat që të krijohen për shkak të ankimeve të mundshme nga konkurentët humbës.

Por, ndërkohë që procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit është një emergjencë, sidomos kur mijëra qytetarë vijojnë të qëndrojnë në kontenierë të shndërruar në banesa edhe në këto ditë të përhapjes së koronavirusit, tenderat gjigand dhe me procedura të kufizuara mund të ngrenë pikëpyetjet për “favorizim” të kompanive të caktuara.

Qeveria shqiptare arriti të siguronte një fond prej 1.15 miliardë euro për rindërtimin, në përfundim të Konferencës së Donatorëve të zhvilluar nga Komisioni Europian, në mesin e Shkurtit 2020.

Nga kjo shumë, rreth 80 përqind e saj ishte kredi ose grante dhe vetëm rreth 150 milionë euro ishin “dhurata”.

Disa prej donatorëve, sidomos Komisioni Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kushtëzuan ndihmën e tyre me kushtin e krijimit të një komiteti të përbashkët për monitorimin e përdorimit të fondeve.

Qeveria shqiptare u shpreh menjëherë e gatshme për të pranuar krijimin e një komiteti të posaçëm për verifikimin e shpenzimeve.

Megjithatë, siç është konstatuar edhe në raste të ngjashme, ndër të cilat edhe për Reformën në Drejtësi, qeveria e Edi Ramës ka përdorur financimet për të maksimalizuar pushtetin e tij.

Tashmë, është radha e tenderave të rindërtimit, për të vlerësuar transparencën dhe garën e ndershme për operatorët ekonomikë.

Megjithatë, procedura e tenderave të kufizuar, pavarësisht argumentit të emergjencës, krijon dyshime se fondi mund të kanalizohet tek kompani, të konsideruara si “klientë të qeverisë”.

Gjithësesi, këto dyshime mbeten të tilla, të paktën deri në 23 Mars 2020, kur Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës do të shpallin fituesit e tenderave të kufizuar për rindërtimin e shtëpive individuale në zonat e prekura nga tërmeti.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekonomia e minimalizmit, si shqiptarët po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si shpenzojnë

08:28 : 08/06/2025
AKTUALITET

Flamuri i UÇK-së i ndaluar në Tiranë/ Duka u rri gati tu serbëve

08:27 : 08/06/2025
Lajmet e Dites

Shokon Laert Vasili: Motra ime vdiq 6 muajshe pasi i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

08:14 : 08/06/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:06 : 08/06/2025
SPORT

Trajneri i Serbisë, Stojkoviç: Kjo pikë ishte më e ëmbël për ne se për Shqipërinë

08:05 : 08/06/2025
SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
Para

Dy të prekur me koronavirus, bashkia thirrje urgjente gjithë fshatit: Vetizolohuni

TË GJITHA

Ekonomia e minimalizmit, si shqiptarët po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si shpenzojnë

08:28 : 08/06/2025

Flamuri i UÇK-së i ndaluar në Tiranë/ Duka u rri gati tu serbëve

08:27 : 08/06/2025

Shokon Laert Vasili: Motra ime vdiq 6 muajshe pasi i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

08:14 : 08/06/2025

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:06 : 08/06/2025

Trajneri i Serbisë, Stojkoviç: Kjo pikë ishte më e ëmbël për ne se për Shqipërinë

08:05 : 08/06/2025

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com