• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kufizim i lirive/ Urdhërat e kryeministrit në rrjete sociale “zëvendësojnë” Kushtetutën

15:16 : 16/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Nën justifikimin e masave mbrojtëse nga pandemia e Covid-19, kryeministri Edi Rama ka vendosur të kufizojë në ekstrem liritë kushtetuese të qytetarëve, nëpërmjet urdhërave të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Së fundmi, Rama njoftoi në rrjete sociale se, “Duke nisur nga sot (e Hënë, dt.16.03.2019), çdo ditë në vijim pas orës 18.00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë territorin e republikës së Shqipërisë”!

Ai e sheh këtë masë ekstreme si një ndër hapat e nevojshëm për të dekurajuar daljen nga shtëpia të qytetarëve, me qëllim frenimin ose mospërhapjen e virusit të rrezikshëm.

Por, ai nuk ka sqaruar se mbi cilën bazë shkencore apo logjike është mbështetur në këtë kufizim ekstrem, si edhe nuk ka dhënë asnjë detaj nëse ka ndonjë lidhje mes orëve të mbrëmjes dhe përhapjes së virusit.

Lexo edhe:

Nëntori nis me sfida për disa shenja të horoskopit, ja ku duhet të tregoni kujdes

REL: Rambujeja dhe Vjena krijuan shtetin e Kosovës- pse Brukseli s’e normalizoi?

Përtej nevojës ekstreme, siç e konsideron kryeministri, për t’i bërë ballë korona-virusit, masat e tij të përshkallëzuara konfirmojnë dy aspekte, të cilat lidhen drejtëpërdrejtë me qeverisjen e tij, si edhe me mënyrën se si e konsideron ai pushtetin;

Së pari, liritë dhe të të drejtat e njeriut, që mbrohen nga Kushtetuta, dhe që mund të kufizohen vetëm me Kushteutë dhe ligje në zbatim të saj, po reduktohen thjesht me urdhër ministri;

Së dyti, përshkallëzimi i menjëhershëm i masave ekstreme dëshmon se sistemi shëndetësor shqiptar është në pamundësi për të përballur sfida të tilla. Shëndetësia shqiptare duket se është në një pikë shumë të vështirë, për shkak të keqmenaxhimit, sidomos gjatë 7 viteve të fundit të qeverisjes së socialistëve.

Kufizimet e lirisë me Urdhër ministri?
Neni 17 i Kushtetutës parashikon se kufizime të të drejtave dhe lirive vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.

Në zbatim të Kushtetutës, është miratuar ligji “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve
dhe sëmundjeve infektive”, i cili parashikon rastet e kufizimit të lëvizjes dhe qarkullimit të mjeteve.

Nën justifikimin e këtij ligji, si edhe nën orientimin e kryeministrit, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Brendshme kanë hartuar urdhëra radikalë, të cilët përtej masave me karakter pasuror të pajustifikuara në akte ligjore, tashmë vendosin edhe kufizimin e lëvizjes në thuajse gjysmën e 24-orëshit ditor.

Për çdo shkelje, urdhërat qeveritarë parashikojnë ndërhyrjen e Policisë, duke e shndërruar Shqipërinë në një shtet në autoritetin e uniformave blu.

Tashmë, qytetarët shqiptarë, krahas frikës nga korona-virusi, duhet të kenë frikë edhe nga policia.

Një masë e tillë ekstreme për kufizimin e lëvizjes gjatë orëve të mbrëmjeve është vendosur për herë të fundit në Shqipëri në vitin 1997, kur Parlamenti miratoi një ligj të posaçëm për “Gjendjen e Jashtëzakonshme”.

Në atë kohë, kur institucionet ishin thuajse inekzistente për shkak të situatës së krijuar me përhapjen e armëve në masë, Parlamenti ndoqi rrugën kushtetuese për të miratuar masat ekstreme.

Aktualisht, vendin e Kushtetutës e kanë zënë urdhërat nëpërmjet rrjeteve sociale.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Nëntori nis me sfida për disa shenja të horoskopit, ja ku duhet të tregoni kujdes

15:47 : 02/11/2025
RAJONI

REL: Rambujeja dhe Vjena krijuan shtetin e Kosovës- pse Brukseli s’e normalizoi?

15:39 : 02/11/2025
BOTA

Irani premton rindërtimin e programit bërthamor

15:22 : 02/11/2025
AKTUALITET

Shfrytëzonin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen tre persona në Tiranë

15:12 : 02/11/2025
AKTUALITET

Bardhi: E pandehura Belinda Balluku e mban peng Edi Ramën me afera korruptive

14:57 : 02/11/2025
SPORT

Serie A/ Interi mposht Veronën, fiton me autogol në minutën e 94-t!

14:47 : 02/11/2025
Para

Rama: Po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia

TË GJITHA

Nëntori nis me sfida për disa shenja të horoskopit, ja ku duhet të tregoni kujdes

15:47 : 02/11/2025

REL: Rambujeja dhe Vjena krijuan shtetin e Kosovës- pse Brukseli s’e normalizoi?

15:39 : 02/11/2025

Irani premton rindërtimin e programit bërthamor

15:22 : 02/11/2025

Shfrytëzonin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen tre persona në Tiranë

15:12 : 02/11/2025

Bardhi: E pandehura Belinda Balluku e mban peng Edi Ramën me afera korruptive

14:57 : 02/11/2025

Serie A/ Interi mposht Veronën, fiton me autogol në minutën e 94-t!

14:47 : 02/11/2025

SHBA konfirmon vizitën, presidenti sirian Ahmed Sharaa do të udhëtojë drejt Uashingtonit

14:39 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com