Mjekë dhe infermierë me maska. Disa të tjerë që bisedojnë me policët që ndodhen në gardhin prej hekuri që është vendosur për të penguar lëvizjen e qytetarëve në zonën e ndaluar.

Kjo është pamja që të ofron spitali Infektiv, i cili tashmë është kthyer në karantinë, pasi aty po trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi.

LSA ka siguruar disa foto ku shihet se si është gjendja jashtë këtij spitali. Kujtojmë se kjo zonë prej disa ditësh është e ndaluar për qytetarët, ndërsa një patrullë policie qëndron aty ditë-natë.

Kujtojmë se në këtë spital aktualisht ndodhen të shtruar 17 pacientë, tre prej të cilëve në terapi intensive.
 
	    	















