• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Audio-mesazhi i Ramës/ Si po bëhet “Vodafone” pjesë e lojës së paligjshme të kryeministrit

18:05 : 13/03/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Mesazhi zanor që u shfaqet së fundmi abonentëve të kompanisë “Vodafone” me zërin e kryeministrit Edi Rama, është një dëshmi e fortë e kontrollit të tij absolut mbi çdo veprimtari private në Shqipëri dhe, nga ana tjetër, e një “përuljeje” të biznesit të madh që vepron në vendin tonë.

Prej shumë orësh, një pjesë e konsiderueshme e abonentëve të kompanisë celulare “Vodafone”, janë të detyryuar të dëgjojnë mesazhin “inkurajues” për qytetarët, por edhe shantazhues ndaj medias të kryeministrit Edi Rama, para se të kryejnë telefonatën me familjarë apo miq të tyre.

Ndërkohë, shumë abonentë të kompanive të tjera celulare që operojnë në Shqipëri kanë marrë mesazhe me tekst, të njëjtë më atë që klientët e “Vodafone” e kanë marrë në versionin audio.

Nën petkun e mesazheve sensibilizuese për të mbajtur larg korona-virusin me larjen e duarve, kryeministri Rama ka kryer një diskriminim të drejtëpërdrejtë të operatorëve mediatike, kur u drejtohet qytetarëve që të “ruhen nga mediat”.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

Përtej qëndrimit të tij agresiv ndaj medias, të cilin e aplikon sa herë është në vështirësi, kryeministri Rama, në rastin konkret, po abuzon me pushtetin politik, nëpërmjet shantazhit apo “joshjes” së kompanive celulare.

Dhe këtë qasje aspak korrekte, Rama po e realizon nëpërmjet shkeljes së ligjit.

Ligji “Për Komunikimet Elektronike në Shqipëri parashikon detyrimin e kompanive celulare që të krijojnë:

-kushte për ofrimin e e rrjeteve të komunikimeve elektronike në rastet e gjendjes së emergjencës apo të gjendjes së luftës;

– përdorimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimit nga autoritetet publike, për të paralajmëruar publikun për kërcënimet e pashmangshme nga katastrofat e mëdha dhe për zbutjen e pasojave nga katrastrofat e mëdha;

Në rastin konkret, nuk plotësohen asnjë prej këtyre kushteve ligjore. Qeveria shqiptare, megjithëse ka marrë masa ekstreme për përballimin e përhapjes së korona-virusit, nuk ka nxjerrë apo lëshuar një akt për shpalljen e “gjendjes së emergjencës” e, aq më tepër, të “gjendjes së luftës”.

Po ashtu, mesazhi zanor (por edhe tekst) i kryeministrit Rama, nuk duket se ka qëllim për paralajmërimin e publikut për masat ndaj virusit. Këto paralajmërime jepen në të gjithë organet mediatike dhe profilet zyrtare në rrjetet sociale.

Kushdo në Shqipëri e ka të qartë tashmë situatën, pas informimit të vazhdueshëm mediatik. Por, pikërisht tek media, më saktësisht tek sulmi ndaj saj, qëndron “thelbi” i mesazhit zanor të kryeministrit Edi Rama.

Që ky mesazh nuk përbën “paralajmërim për publikun” shihet qartësisht edhe tek fakti se mesazhi zanor nuk u shfaqet të gjithë abonentëve të kompanive celulare, por vetëm një pjese të tyre.

Pikërisht, ky “diferencim” tregon shumë edhe për mënyrën teknike se si është realizuar përcjella e mesazhit propagandues të Edi Ramës.

1. Mesazhi zanor u ka shkuar një numri të caktuar abonentësh. Kjo do të thotë që ai nuk është vendosur si “pop up” nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP).

Nëse do të kishte ndërhyrë “zyrtarisht” AKEP-i, atëherë ky mesazh zanor do të emetohej në antenat e “Vodafone” dhe do t’u shfaqej të gjithë abonentëve të kompanisë, jo vetëm një numri të caktuar.

2. Natyrisht, nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së AKEP-it në këtë “lojë shantazhuese” të Edi Ramës, nëpërmjet kompanisë “Vodafone”.

AKEP-i, strukturë në varësinë direkte të kryeministrit, pavarësisht se formalisht është “institucion i pavarur”, mund të ketë ndërhyrë me “joshje” ose me shantazh ndaj kompanisë “Vodafone” për të transmetuar mesazhin e kryeministrit.

3. Nga ana tjetër, kompania “Vodafone” duket se ka pranuar të jetë pjesë e “lojës” propaganduese të Edi Ramës, përsa kohë nuk ka asnjë lloj reagimi zyrtar apo rezistence për përdorim anti-ligjor të frekuencave nga kryeministri shqiptar.

4. Disi më ndryshe qëndron situata me kompanitë e tjera celulare, në të cilat mesazhi i kryeministrit shfaqet në formatin “tekst”.

Në këtë rast, stafi i kryeministrit mund të ketë blerë një paketë mesazhesh, të cilat u shpërndahen abonentëve të kompanive celulare. Ose, siç duhet të ketë shumë mundësi, stafi i kryeministrit u ka kërkuar këtyre kompanive në formë “dhurate” mesazhet, të cilat më pas Rama i përdor për qëllime propaganduese dhe shantazhuese.

Në çdo rast, duket qartë që kompanitë e biznesit, e sidomos operatori më i madh i telefonisë së lëvizhshme, “Vodafone Albania”, konsiderohen nga kryeministri Edi Rama si leva për të përmbushur nevojat e tij për të qenë në çdo moment në jetën e shqiptarëve, edhe kur ata janë nën tensionin e ruajtjes së jetës dhe shëndetit nga një virus i rëndë, siç është korona-virusi.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

Situata e Coronavirusit në botë, Cristiano Ronaldo mesazh inkurajimi

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com