Kryeministri Edi Rama ka bërë publike masa të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19. Masat, që sa vijnë e ashpërsohen, sjellim kufizim të qarkullimit të automjeteve në Tiranë, Durrës dhe qytete të tjera të vendit.
Në një postim në FB, Rama shkruan:
🔴 NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË BLINDOHET PERIMETRI I QARQEVE TIRANË-DURRËS DHE DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE E ATYRE TË TRANSPORTIT NDËRURBAN, DREJT TIRANËS DHE DURRËSIT APO ANASJELLTAS NGA TIRANA DHE DURRËSI DREJT ZONAVE TË TJERA TË VENDIT.
🔴 NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE NË TIRANË E DURRËS, SI DHE TRANSPORTI NDËRURBAN MES TIRANËS E DURRËSIT.
🔴 NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE DHE URBANËVE NË SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, LUSHNJE, FIER DHE VLORË
🔴 QARKULLIMI NË KËTO TERRITORE DO TË JETË I HAPUR VETËM PËR AUTOAMBULANCAT, AUTOMJETET QË KRYEJNË FUNKSIONE SHËRBIMI SHTETËROR DHE ATO QË TRANSPORTOJNË MALLRA.
🔴 KËTO MASA EKSTREME KUFIZIMI TË LIRISË SË QARKULLIMIT JANË DOMOSDOSHMËRI PËR TË MBROJTUR ÇDO QYTETAR, ÇDO FAMILJE DHE VETË SHQIPËRINË NGA PËRSHKALLËZIMI AGRESIV I SULMIT TË KORONAVIRUSIT MBI NE DHE TË AFËRMIT E TË NJOHURIT TANË.
🔴 KY ËSHTË NJË “GRIP” QË DO TË PREKË SHUMË PREJ NESH! 80% E ATYRE QË DO TË PREKEN DO TA KALOJNË PA ASNJË SHENJË. KJO DO TË THOTË SE GJITHKUSH NGA NE MUND TA KETË, PRANDAJ EDHE PSE NUK NDJEJMË ASGJË, NA TAKON TË GJITHËVE TË MBROJMË TË MOSHUARIT E TË SËMURËT RROTULL NESH, SEPSE PO E TRANSMETUAM TEK ATA U KEMI “ BËRË PESHQESH” NJË HALL TË MADH.
🔴 NDËR ATA QË KANË SHENJA, JANË SHUMË MË PAK ATA QË BËHEN PËR SPITAL, SEPSE SHUMICA E KALON ME SIKLETET E NJË GRIPI TË ZAKONSHËM DHE PREJ ATYRE QË PËRFUNDOJNË NË SPITAL SHUMICA SHËROHEN, POR PRAPËSEPRAPË ASKUSH NGA NE NUK MUND DHE NUK DUHET TË VERË BAST ME PROBALITETIN TEJET TË ULËT QË AI/AJO APO I AFËRMI I TIJ/SAJ TË HYJË TEK ATA QË MUND TË HUMBASIN EDHE JETËN! NË ASNJË MËNYRË JO. KURRËN E KURRËS!
🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! SHUMË FARE MADJE!
🔴 KAM BESIM DHE KINI BESIM: NUK KEMI NË DORË TA VRASIM ARMIKUN E PADUKSHËM QË NA RROTULLOHET TË GJITHËVE, DUKE KËRKUAR PENGJE NË SHTËPITË TONA, PO KEMI NË DORË TA LODHIM DERISA TA MUNDIM DUKE NDIHMUAR NJËRI-TJETRIN DHE ME NDIHMËN E ZOTIT, TË DIELLIT E TË RRITJES SË TEMPERATURAVE!
🔴 PËRVEÇ VETËDIJËSIMIT SA MË TË SHPEJTË, KUFIZIMIT SA MË DRASTIK TË LËVIZJEVE TË PËRDITSHME, RESPEKTIMIT TË KËSHILLAVE TË AUTORITETEVE SHËNDETËSORE DHE SOLIDARITETIT KOMBËTAR, DUKE U BËRË NJËSH SHTET/QYTETARË, ASGJË TJETËR S’NA DUHET DHE ASGJË TJETËR S’NA NDIHMON DOT.
BESIM MOTRA E VËLLEZËR BESIM, NE DO TA MUNDIM KORONËN DHE DO TË DALIM MË TË FORTË NGA KJO LUFTË, SIÇ DOLËM NGA GODITJA E TMERRSHME E TËRMETIT!
Administrata pushim, automjetet që do qarkullojnë do akreditohen pranë Policisë së Shtetit