• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kisha Orthodhokse njofton masat për besimtarët: Këto janë 7 kufizimet

22:17 : 12/03/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Ashtu sikurse Komuteti Mysliman Shqipt5ar dhe Kisha Katolike, edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar marrjen e masave në kuadër të parandalimit të përhapjes së pandemisë së koronavirusit duke kufizuar aktivitetet e saj publike.

Në njoftimin e bërë publik për besimtarët, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë bën me dije se pezullohen deri në datën 3 prill 2020 të gjitha shërbesat ditore të përbashkëta nëpër kisha, si: Shërbesa e mëngjesit, e mbrëmjes, e Himnit Akathist dhe e Liturgjisë së Parashenjtëruar.

Gjithashtu për të shmangur grumbullimet e njerëzve në mensat që ka hapur Kisha për njerëzit në nevojë, ushqimi do të përgatitet dhe do t’u jepet me vete. Për ata që nuk mund të vijnë dot,do tëkrijohet mundësia për t’ua dërguar në shtëpi.

Njoftimi i plotë:

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Lexo edhe:

Ra nga çatia e kishës në Korçë, ndërron jetë në spital prifti Kristaq Viso

Resorti i Dajlan Avdias te Gjiri i Krorëzës/ Gazetari: Është 68 ha, shkatërron monumente të kulturës

Sinodi i Shenjtë

Njoftim mbi masat mbrojtëse kundër

virusit Covid-19 (Koronavirus)

Drejtuar klerit dhe besimtarëve orthodhoksë,

Me ndjenjën e përgjegjësisë dhe të dashurisë për grigjën tonë, si edhe duke vlerësuar masat e shpallura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe të institucioneve tona shtetërore e shëndetësore, për parandalimin dhe kufizimin e përhapjes së virusit Covid-19 (Koronavirus), Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, përveç masave paraprake të para disa ditëve të pezullimit të programeve të katekizmit për të gjitha moshat, si dhe të të gjitha veprimtarive kulturore e arsimore në institucionet tona, merr këto masa shtesë:

Përsërisim se duhen shmangur përqafimet, puthjet e duarve dhe çdo kontakt fizik me njëri-tjetrin, si dhe me objektet në kishë, të cilat mund të preken nga të tjerët. Nderimi ndaj objekteve të shenjta mjafton me një përulje para tyre.

2) Pezullohen deri në datën 3 prill 2020 të gjitha shërbesat ditore të përbashkëta nëpër kisha, si: Shërbesa e mëngjesit, e mbrëmjes, e Himnit Akathist dhe e LiturgjisësëParashenjtëruar.

3) Inkurajojmë dhe nxisim të gjithë besimtarët që këto shërbesa lutjeje t’i kryejnë në shtëpitë e tyre familjarisht ose t’i ndjekin ato në Radion “Ngjallja”, në valët FM Tiranë-Durrës 88.5, Korçë 88.7, Elbasan 93.4, Fier 98.7; në internet: në Facebook Radio “Ngjallja” dhe në Ëeb http://www.radiongjallja.org

4) Për të shmangur grumbullimet e njerëzve në mensat që ka hapur Kisha për njerëzit në nevojë, ushqimi do të përgatitet dhe do t’u jepet me vete. Për ata që nuk mund të vijnë dot, do të krijohet mundësia për t’ua dërguar në shtëpi.

5) Të gjitha kishat do të jenë të hapura gjatë ditës për lutje personale.

6) Misteri i Rrëfimit do të vazhdojë, por këshillojmë të ruhet distanca nga njëri-tjetri, si dhe të zbatohen udhëzimet e shpallura për mbrojtjen nga infektimi.

7) Vetëm Shërbesa e Liturgjisë Hyjnore e së dielës do të kryhet në të gjitha kishat. Ne besojmë se Kungata e shenjtë është burim jete dhe shërimi. Këshillojmë besimtarët e moshuar, fëmijët, si edhe ata që kanë probleme shëndetësore të shmangin ardhjen në kishë dhe ta ndjekin Liturgjinë në valët e Radios “Ngjallja”.

Dëshirojmë të theksojmë se marrja e këtyre masave të nevojshme për parandalimin e këtij virusi, si dhe zbatimi i tyre me përpikëri, është shprehje e dashurisë dhe e përgjegjësisë për të afërmin, ashtu siç na urdhëron Perëndia.

Në këto ditë të vështira, është e rëndësishme të shmangim panikun dhe të shtojmë besimin dhe lutjen personale e familjare ndaj Perëndisë, me bindjen se nuk do të na braktisë Perëndia.

Sekretariati i Sinodit të Shenjtë                                

Tiranë, 12.3.2020

Etiketa: kisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ra nga çatia e kishës në Korçë, ndërron jetë në spital prifti Kristaq Viso

08:31 : 02/06/2025
AKTUALITET

Resorti i Dajlan Avdias te Gjiri i Krorëzës/ Gazetari: Është 68 ha, shkatërron monumente të kulturës

16:09 : 19/05/2025
AKTUALITET

Aksident tek Kisha e Laçit/ Shoferja merr përpara me “Benz” këmbësorët dhe shitësen ambulante

18:21 : 06/05/2025
BOTA

Përfundon mesha, arkivoli i Papa Françeskut niset drejt kishës Santa Maria Maggiore

13:18 : 26/04/2025
AKTUALITET

Ikonat e kishës 300-vjeçare në Voskopojë “fashohen” si të plagosurit në luftë

21:08 : 09/04/2025
AKTUALITET

Kryepeshkopi Joan Pelushi fronëzohet në Katedralen Ngjallja e Krishtit: Të jetojmë në paqe!

13:31 : 29/03/2025
Para

‘Kemi dy të prekur me koronavirus në qeli’/ Shpërthen revolta në burgun e Reçit

TË GJITHA

E rëndë në Gjermani, nëna fut në lavatriçe foshnjën e porsalindur

10:43 : 17/06/2025

Vijon skandali! Teza e Matematikës publikohet sërish në rrjete sociale/ FOTO

10:39 : 17/06/2025

Dështimi i 33-të i konstituimi i Kuvendit të Kosovës

10:36 : 17/06/2025

Pjesë e një grupi kriminal, kapet në Tiranë 54-vjeçari i kërkuar nga Italia/ EMRI

10:25 : 17/06/2025

Kriminaliteti i lartë në Shqipëri, Dumani: Nuk e përballojmë dot vetëm, duhet ndihma ndërkombëtare

10:16 : 17/06/2025

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO cakton datën për të shqyrtuar kërkesën e Metës

10:16 : 17/06/2025

Ambasadori i BE ‘shuplakë’ Ramës: Krimi po përdor institucionet për të zgjeruar ndikimin e tyre

10:11 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com