Mjeku infeksionist me eksperiencë të gjatë Pëllumb Pipero ju jep disa këshilla të vlefshme për çdo kënd për të parandaluar armikun e padukshëm dhe tepër të rrezikshëm COVID-19. Ju duhet të lexoni me patjetër këshillat që Pëllumb Pipero dha sot i ftuar në “Ditë e Re” me moderatorët Arjola Shehu dhe Arjon Muça transmetuar paraditen e sotme në RTV Ora. Gjithashtu jepen dhe përgjigje për pyetjet më bazike që i bën çdo kush sot.
A e transmetojnë virusin personat që janë të infektuar por nuk kanë simptoma?
Po. Dëmi më i madh vjen nga këta që e kanë virusin dhe nuk kanë simptoma. Këta persona duke mos pasur simptoma vazhdojnë jetën e tyre e takojnë shumë njerëz dhe ua transmetojnë sëmundjen shumë njerzve të tjerë ndërkohë një i sëmurë e ka shansin për të infektuar shumë herë më shumë se ky. Por ky i sëmurë vetëizolohet, shtrohet në spital dhe nuk takon dot më njerëz.
Këshillat
Këshilla e parë: Kufizoni lëvizjen. Kufizoni lëvizjen. E domosdoshme të kufizohet lëvizje. Sa kohë që qytetarët nuk na dëgjojnë dhe nuk binden qeveria është e detyruar të marrë masa ekstreme. Jam i pari që kam thënë që duhet kufizuar trafiku ndërqytetas dhe urban në Tiranë.
Këshilla e dytë: Lani duart sa më shpesh me shume se 20 sekonda.
Maskat dhe dorezat sa na mbrojnë?
Është jo funksionale, jo higjienike, jo e rëndësishme të vendosim doreza dhe maska kudo dhe për cfarëdolloj gjëje. Qytetarët duhet a dinë që dorezat janë njëpërdorimshme. Nëse me doreza mbaron një punë, psh hipën në biçikletë, më pas duhet ti hedhësh në koshin e plehrave. Ajo dorezë ndotet dhe nuk është higjienike nëse mbahet gjithë kohës. Doreza nuk të mbron për asgjë nëse ti e ke vendosur për asgjë. Është e rëndësishme të përdoret nga bluzat e bardha kur shërbejnë, apo ku rekomandohet.
Maskat jo profesionale duhet të përdoren nga personat e sëmurë qoftë me gripin e zakonshëm apo me personat që kanë qenë në kontakt dhe dalin pozitivë apo kanë qenë në kontakt dhe ende nuk kanë dalë pozitivë, sepse ata potencialisht mund të jenë pozitivë dhe me spërklat e pështymës ua ngjisin të tjerët. Ndërkohë kjo lloj maske jo profesionale nuk I mbron të tjerët. Nuk ka arsye për ta vënë.
I sëmuri po. Duhet ta vërë sepse nuk hedh spërkla dhe nuk ua ngjit të tjerëve. Edhe një i sëmurë me grip është mirë ta vendosë.
E RENDËSISHME: Të gjithë personat që kanë qenë në kontakt të afërt me persona tashmë të sëmurë dhe të konfirmuar apo persona të tjerë që nuk janë të sëmurë por kanë dalë pozitiv me COVID 19 duhet domosdosh mërisht ta vendosin maskën dhe të qëndrojnë në shtëpi. Nuk ka arsye të vënë maskë për të dalë në rrugë. NUK DUHET TË DALIN NË RRUGË. HIQENI MËNDJEN QË NËSE VINI MASKËN NË RRUGË JU MBRON JO. E VËNË KOT. DOREZAT I VËNË KOT NË RRUGË.
MOS
Thelbësore është parandalimi
-Kur thuhet mos dilni, NUK duhet të dilni
-Kur thuhet mos pështyni në tokë, NUK duhet të pështyni
-Kur thuhet mos takoni njerëz të sëmurë MOS i takoni
-Kur thuhet mos shkoni në spital MOS shkoni
-Kur thuhet mos shkoni në shkollë, MOS u grumbulloni për të luajtur playstation
Kur thuhet mos shkoni në kinema, MOS shkoni
Duhet të ndalohet kontakti sepse nuk është 114 ditë, por 14 ditë të mjaftueshme për ta ndaluar.
Keshilla per pensionistët
Kini durim e prisni se pensioni do ju vijë në shtëpi me postë, Mos u grumbulloni tek njësitë postare sepse jeni më të rrezikuarit. Mos dilni në këtë situatë. Rrini sa më gjatë në shtëpi.
Pipero tregon batutën që një pensionist I kishte thënë dretorit të postës: Më mirë të më hajë koronavirusi, sesa të më hajnë pensionin këta”
Nuk ju humbet pensioni. Do të vijë në shtëpi.
Kafen pije në shtëpi
Potencialisht cdo person që bën jetë aktive sot duhet ta konsiderojë veten të prekur nga ky virus dhe të vetëkufizohet maksimalisht. Sa më pak lëvizje. Nëse keni pirë 3 kafe në lokal pini 5 kafe porn ë shtëpi. Nëse keni konsumuar tre dreka në lokal, konsumoni 5 por në shtëpi.
Kur të telefononi 127?
Jo për çdo gjë të merrni 127. Qytetarë ju lutem mos I bini pa arsye 127. Pasi është një numër shumë i rëndësishëm që shpëton jetë. Një person duhet të konsiderojë veten subject të 127 nëse ka psaur kontakt me një person që ka qenë I konfirmuar apo ka pasur kontakt me një person që ka takuar personat e konfirmuar por vetë nuk është pozitiv. Apo nësemund të ketë qenë I ekspozuar pa e ditur dhe ka temperaturë mbi 37.5 dhe ka kollë. Të mos presë të ketë vështirësi në frymëmarrje të marrë 127.
Nëse ka vështirësi frymëmarrje dhe kollë doemos të vërë maskë dhe të marrë 127.
Mos paragjykoni doktorët?
Një MESAZH: Në këtë situatë askush të mos paragjykojë mjekët. Na e bëni gjyqin më prapa, pas pandemisë. Është mjeku që merr vendimin për fillimin e trajtimit dhe cilin trajtim duhet rekomanduar secilit pacient. Eksperienca e vendeve të tjera ka sjellë ca fakte dhe kanë dhënë rezultat por këto nuk janë studime bindëse, përsa kohë një medikament nuk është I certifikuar ne ngelim në kuadër të fitimit të një experience dhe përdorimit të medikamentit bazuar në atë që mendon mjeku por jo në atë që thotë shkenca. Cdo vendim është në diskrecionin e mjekut dhe aim und të japë llogari nesër. Ne mjekët duhet të guxojmë, nëse guxojmë dhe mund të fitojmë betejën por nuk duhet të jemi të paragjykuar dhe nën presion.
Festa në Wuhan?
Është herët për të festuar edhe në Ëuhan sepse është një virus totalisht i ri dhe ende nuk e njohim si do të sillet.
Duhet të kalojmë domosdoshmërisht një cikël epidemie që të nxjerrim konkluzione. Ende nuk e dimë sa është periudha e kovaleshencës dhe ajo e shërimit komplet të pacientit. Një vend që të quhet i lirë nga COVID duhet doemos 28 ditë pas rastit të fundit të mos ketë raste të reja. Nëse në ËUHAN doli nga spitali pacienti I fundit është lajm shumë I mirë por herët për të festuar.
Po ne kur mund të festojmë?
NE JEMI NË FILLIM. Gjëndja e personave në spital është e stabilizuar. Kjo është dita e katërt e tyre. Gjëndja është e mirë edhe pse kanë komplikacione në mushkëri.