• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Propozimi Metës: Masat që duhen të merren për koronavirusin, komunikim i vazhdueshëm me qeverinë

19:28 : 09/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta i ka bërë apel qeverisë për të marrë një sërë masash kundër koronavirusit. Kreu i shtetit tha se qeveria, institucionet shtetërore, por dhe qytetarët, duhet të jenë të angazhuar në betejën kundër COVID-19.

Meta deklaroi se për virusin ka komunikime të vazhdueshme me qeverinë dhe institucione shtetërore.  “Besoj se me një gatishmëri maksimale ne do ia dalim të kemi situatën nën kontroll”, deklaroi.

Në një deklaratë për mediat, Meta bëri apel për plan te detajuar për çdo strukturë dhe çdo individ, plan për monitorimin, financim të plotë për blerjen e materiale mbrojtëse për personelin shëndetësor, forcat e sigurisë apo personelit tjetër që do angazhohen si dhe plan të detajuar ekonomik për përballimin e pandemisë në ekonomi.

“Apeloj – Për plane të detajuara për pandeminë, me përgjegjësi të ndara për çdo strukturë e individ, në nivel qendror dhe vendor. – Plan Monitorimi shumë rigoroz dhe të detajuar për funksionim real dhe përgjegjësi të plot në terren të strukturave. – Financim të plotë për përmbushjen e nevojave dhe blerjen e të gjitha materialeve mjekësore mbrojtëse për personelin shëndetësor, por jo vetëm atë, edhe të forcave të sigurisë apo të gjithë personelit tjetër që do të angazhohet në këtë operacion, që të përballojmë me sukses këtë pandemi. – Plan veprimi të qartë për strukturat shëndetësore dhe kapacitetet e tyre përballë rrezikut eventual të përshkallëzimit të pandemisë. – Plan të detajuar ekonomik për veprimet financiare mbështetëse, që qeveria duhet të ndërmarrë menjëherë për përballimin e pasojave të pandemisë në ekonomi” u shpreh Meta.

I pyetur nëse duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë, Meta tha se “s’është koha për mbledhje mbi mbledhje”.

Lexo edhe:

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

Gazetarja: SPAK të hetojë nëse Sara Mile ka sponsorë nga krimi i organizuar

“Unë që në datë 31 janar 2020 kam kërkuar publikisht marrjen e masave ende pa u shfaqur rastet në Itali dhe më pas menjëherë u kam kërkuar në mënyrë zyrtare të gjitha institucioneve të parapërgatiten për këtë situatë edhe në vijimësi. Edhe dje kam bërë një kërkesë edhe më të fortë për përshkallëzimin e masave pas zhvillimeve dramatike në Italinë fqinje. Qeveria sot ka marrë një seri masash në këtë drejtim. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet shtetërore dhe të qeverisë për të bërë çdo gjë, jo vetëm për të hetuar këto dy raste, pasi është shumë e rëndësishme të kuptojmë që nënvlerësimi më i vogël i një qytetari mund të sjellë një rrezik të madh, pasi i gjithë rrjeti potencialisht i kontaktuar mund të kthehet secili prej tyre në një bartës dhe një shpërndarës pa dashje të këtij virusi, gjë që mund të nxjerrë situatën jashtë kontrollit. Por unë besoj se veprimet po bëhen me përgjegjësi të plotë dhe ne jemi në kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm me të gjithë. Që nga dita e sotme edhe në Presidencë kemi një Task-Force që drejtohet nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare dhe do të ketë edhe një adresë për të gjithë personat, të cilët kanë shqetësime, të cilët shohin nënvlerësime në terren nga persona të caktuar apo që nuk marrin trajtimin e duhur si edhe nuk u kushtohet vëmendja e duhur. Kështu që besoj se me një përgjegjshmëri maksimale ne do të arrijmë të kemi situatën nën kontroll. Sot kam folur edhe dy ambasadoret tona, edhe në Romë, edhe në Greqi, sidomos Italia jashtëzakonisht e prekur nga ky virus dhe me potencial mjaft të rrezikshëm edhe për të depërtuar edhe në vendin tonë, por unë besoj se ne të gjithë do të bëjmë më të mirën. Ftoj çdo qytetar që të tregojë përgjegjshmërinë maksimale, për shëndetin e tij, të familjes së tij dhe të gjithë shoqërisë sonë. Dhe në veçanti masat mbrojtëse për pajisjet e domosdoshme për personelin shëndetësor për mjekët, për infermierët janë prioritet mbi prioritete, ashtu sikurse edhe për të gjithë personelin tjetër të fushës së sigurisë, që do të angazhohet në gjithë procesin. Janë disa gjëra që kërkojnë fonde dhe fondet duhen gjetur patjetër, sepse në qoftë se do të neglizhohet në disa fonde në fillim, atëherë do të investohet shumë më tepër në të ardhmen dhe situata mund të dalë dhe jashtë kontrollit. Por ka dy gjëra, që nuk kërkojnë fonde, kërkojnë vetëm përgjegjshmëri, qytetari dhe patriotizëm. Këto janë bashkëpunimi i secilit qytetar dhe kujdesi që çdo qytetar bën për shëndetin e tij, të familjes së tij dhe për të gjithë. Dhe e dyta është edhe vullnetarizmi. Mendoj që është edhe një moment vullnetarizmi. Të gjithë ata intelektualë, të gjithë ata profesorë, të gjithë studentët e Fakultetit të Mjekësisë mund të jenë me mjaft kontribut në këtë moment. Vullnetarët e Kryqit të Kuq, të cilët kanë njohuri dhe eksperiencë, pra janë të gjithë këto potenciale që mund të vendosen në mënyrë të organizuar në ndihmë të të gjithë ekipit që po merret me këtë çështje, sepse kuptohet mjekët dhe infermierët kanë edhe ngarkesën e përditshme, e cila nuk është e pakët“, u përgjigj kreu i shtetit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

21:53 : 15/05/2025
AKTUALITET

Gazetarja: SPAK të hetojë nëse Sara Mile ka sponsorë nga krimi i organizuar

21:50 : 15/05/2025
BOTA

Misteret e Stambollit, a po përgatitet një takim historik mes Trump, Putin dhe Zelensky në Turqi?

21:45 : 15/05/2025
AKTUALITET

U sekuestrua telefoni shoqëruesit, Lala: Ja si SPAK goditi njerëzit e Tom Doshit

21:40 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

21:39 : 15/05/2025
AKTUALITET

Aulon Kalaja: Janë trafikuar votat brenda listës së PD, do e çoj në Prokurori

21:36 : 15/05/2025
Para

OBSH: Tashmë, jemi fare pranë pandemisë nga koronavirusi

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

21:53 : 15/05/2025

Gazetarja: SPAK të hetojë nëse Sara Mile ka sponsorë nga krimi i organizuar

21:50 : 15/05/2025

Misteret e Stambollit, a po përgatitet një takim historik mes Trump, Putin dhe Zelensky në Turqi?

21:45 : 15/05/2025

U sekuestrua telefoni shoqëruesit, Lala: Ja si SPAK goditi njerëzit e Tom Doshit

21:40 : 15/05/2025

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

21:39 : 15/05/2025

Aulon Kalaja: Janë trafikuar votat brenda listës së PD, do e çoj në Prokurori

21:36 : 15/05/2025

Vota e diasporës! Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë

21:30 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com