Gazetari i njohur Adi Krasta është pozicionuar qartazi kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Në një refleksion në skenën e këtij teatri, ai hedh akuza ndaj qeverisë dhe bashkisë se duan të grabisin truallin për të ndërtuar kulla.
Adi Krasta: Ajo që po ndodh këtu është kjo.Qeveria dhe bashkia duan të plaçkisin tokën e kompleksit “Skënderbej”që të ndërtojnë kulla. Kaq. Perandaj është një rrethim këmbëbngulës, ata nuk kanë argument por mbi të gjitha nuk kanë kohë. Mungesa e kohës i detyron të bëjnë artifica politike dhe gabime e gafa konceptuale.
Propaganda e tyre është kopileske, por e zgjidhshme. Kanë hedhur për konsum publik në ato të folurat se disa artistë dhe qytetarë të Tiranës nuk e duan zhvillimin. Pasi Tirana të ndryshojë plotësisht duke u çnatyruar përtej njohjes, ata që me kokëfortësi, zemër të ftohtë kalkulative, hile banale procedurash, gënjeshtra të blera nga mediat që paguhen prej tyre sot po sulmohen në publik si lakmitarë e hajdutë, nesër do të shihen si largpamës dhe revolucionarë. Kjo është po aq e pasaktë sa çështë bosh çdokush që pretendon dhe e artikulon si mbrojtje.
Ajo që shohim nuk ka lidhje me stilin arkitekturor të teatrit, as të stadiumit dhe meqë ra fjala te stadiumi, stadiumi që mban emrin e një kompanie kuazi turke do të mbajë do të mbetet një ndërtesë brutale, banale, nuk i shërben sportit por biznesit dhe është e pabukur.Prishja e tatrit, ndërtimi i kullave aty, prishja e hotel Vjosës, ndërtimi i ndërtesës së florinjtë mbrapa hotel Tiranës dhe çdo gërryerje e paturpshme që Tiranën e ka bërë Tiranë nuk është zhvillim, është hajdutëri, lakmi, narcizizëm, abuzim me pushtetin dhe arrogancë.Në këtë algoritëm mental të qeverisësve të momentit ka një gabim të cilin ata nuk duan ta shohin, bëjnë përpjekje të mos e shohin dhe me veten e tyre.
Ndryshe nga sa mendojnë, e ardhmja mund t’ju rezervojë një befasi pavarësisht qetësisë së momentit dhe kapjes së sistemit të drejtësisë që nuk e di pse reformën duhet ta bëjë ekzekutivi, gjithçka që kanë bërë, seç kam një ndjesi që nuk do të kalojë pa ndëshkuar. Shqipëria do të ndryshojë, do të duhet të ndryshojë. Qyteti duhet të rezistojë, fillimisht nga mbrojtësit e tij më entuziastë, heronjtë e tij, pastaj prej të gjithëve ne.
Unë kam shumë miq e të afërm që do të kishin dashur shumë të ishin këtu sonte. Jam i tronduitur nga mesazhet e shumta që kam marrë gjatë kësaj jave. Një frikë e madhe i pengon të vinë në Teatër. E paprecedent në këtë masë dhe e krahasueshme vetëm me regjime paçavuresh pushtetesh.Ajo që kanë prodhuar është një fatkeqësi e madhe për të gjithën ne e për këtë vend, por është dhe ndëshkimi më i madh për ta.
Kjo është arritja e vetme e një mendësie burracakësh pushteti që nuk e bëjnë dot as Shqipërinë dhe as historinë e tyre. Vazhdimësia ka qenë karakteristikë e disa prej nesh. Në qeverinë e kaluar e thamë fjalën tonë me të njëjtin nerv kundër prishjes së piramidës, në program, në televizion me të ftuar, si dëshmi e historisë dhe ajo është aty ende. Ja ku jemi ne sërish për të mbrojtur Teatrin Kombëtar me një qeverisje tjetër. Ku janë ata qindra e mijëra vajza dhe djem të moshës sime, të kësaj Tirane, edhe më të rinj, edhe më të vjetër?
E asaj Tiranës 300 mijëshe të atëhershme, jo të 1 milionëshes së sotme.Ata duhet të ndjehen keq, jam i sigurt. Në boshin dhe shungëllimën e mendimeve të vetmisë së tyre larg interesave të kohës.Ata e dinë se kompleksi “Skëndërbeg” mund të rinovohej mrekullisht për tu sjellë në kohën e lavdishme të ndërtimit.Dhe po.Ka gazetari të angazhuar në Shqipëri pa qenë gojëlëpirëse. Kur duhet ti vijë turp gazetarit që të jetë i angazhuar dhe pse do të duhet të mos?Dhe po, mund ta kesh personale me një pushtet kur pushteti e ka personale. Pse?
Sepse rrethuesit e kështjellës i përcaktojnë sinorët dhe atmosferën.Ata të thajnë puset, të helmojnë ajrin, të mbysin shpirtin e lirë, të varfërojnë jetën, të zgjedhin atdheun, të bëjnë të largohesh, kjo është personale.Ndërsa të gjithë ata që çirren për të bërë vokalin e liderit, për ata na vjen vetëm keq sepse është i rëndë pushtimi i shpirtit, është si të veshësh i detyruar një këmishë false.
“Shqipëria kurrë nuk ka qenë më e sëmurë sesa sot, nëse s’e pranoni vetëburgosuni”
“Shqipëria kurrë nuk ka qenë më e sëmurë sesa sot. E dropitur nga kanabizimi, dalldia e shqiptarëve për të mbjellur e trafikuar ajo sot është në vendin e parë në botë për numrin e azilkërkuesve. Humd cdo vit e cdo ditë pikë në rekorde e statistika që matin demokracinë. Është ende jashtë dhe larg Europës. Ka rritur borxhin duke i vjedhur vetes dhe brezat. Kanë dhe guximin të prishin teatrin kombëtar. Pika që nuk i bie, qeverisjes së saj. Se Shqipëria e shkëlqyer dhe naïve sic është ende nuk po e kupton nëse bandat udhëheqin politikën, apo politika udhëheq me banda. Është një rebus Administrata është militante, parlamenti qesharak, qeverisja e paaftë dhe e korruptuar. Kur e kam thënë në një moment më kanë thënë ky është perceptim. Jo nuk është perceptim është gjithcka e provuar përtej dyshimit të arsyeshëm dhe është e vërtetë. Ka nga ju që nuk doni ta pranoni, doni të vetëburgoseni, të kaloni vitet në një vend inekzistent? Mirësevini nëse doni”, tha Krasta.