Në Amsterdam, u hodh sot shorti për grupet e Nations League 2020-2021, kompeticionit më të ri të UEFA-s, që këtë sezon do të diskutojë edicionin e tij të dytë. Herën e parë ishte Portugalia që triumfoi. Shqipëria dhe Kosova ishin pjesë në Ligën C të Nations League, megjithatë goglat vendosën që mos të ketë përballje mes dy Kombëtareve.
Shqipëria do ketë si kundërshtarë Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin, ndërsa Kosova – Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.
Renditja sipas ligave, nga A te D
Liga A
Grupi 1: Holandë, Itali, Bosnje-Herzegovinë, Poloni
Grupi 2: Angli, Belgjikë, Danimarkë, Islandë
Grupi 3: Portugali, Francë, Suedi, Kraci
Grupi 4: Zvicër, Spanjë, Ukrainë, Gjermani
Liga B
Grupi 1: Austri, Norvegji, Ireland e Veriut, Romani
Grupi 2: Çeku, Skoci, Sllovaki, Izrael
Grupi 3: Rusi, Serbi, Turqi, Hungari
Grupi 4: Uells, Finlandë, Republika e Irlandës, Bullgari
Liga C
Grupi 1: Mali i Zi, Qipro, Luksemburg, Azerbajxhan
Grupi 2: Gjeorgji, Maqedonia e Veriut, Estoni, Armeni
Grupi 3: Greqi, Kosovë, Slloveni, Moldavi
Grupi 4: Shqipëri, Bjellorusi, Lituani, Kazakistan
Liga D
Grupi 1: Ishujt Faroe, Letoni, Andorra, Maltë
Grupi 2: Gjibraltar, Lihtenshtajn, San Marino
Liga e Kombeve është një rrugë e dytë për arritjen e Europianit, krahas kualifikueseve tradicionale të vendeve europiane. Bëhet fjalë për katër bileta që ofron Liga e Kombeve për skuadrat europiane.
Ky kompeticion zëvendëson miqësoret dhe u lejon skuadrave kombëtare që të përballen me skuadra të të njëjtit nivel në bazë të renditjes së përgjithshme. Fituesja e secilës Ligë (4 të mundshme) kualifikohet në Europian. Nëse ndonjë nga skuadrat e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale, atëherë shkon skuadra e radhës nga faza “PlayOff”.
Si funksionojë ligat
Skuadrat luajnë me njëra-tjetrën, brenda dhe jashtë, me katër fituesit e grupit të Ligës A që kualifikohen në Finalet e Ligës së Kombeve, të cilat diskutojnë gjysmëfinalet, ndeshjen e vendit të tretë dhe finalen. Fitueset e grupit në Ligën B, C dhe D kualifikohen një Ligë më lart për edicionin e radhës, ndërsa ato që renditen në fund të grupeve, në Ligat A, B dhe C do të rrëzohen.
/Boldnews.al/