• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Frika nga OFL bashkon vëllezërit Xhafaj me vëllezërit Isaraj

23:04 : 03/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Arben Isaraj, një figurë politike që ka qenë gjithnjë pas Edi Ramës, ka zgjedhur që të godasë manifestimin e Presidentit Ilir Meta, duke mbrojtur paralelisht Fatmir Xhafajn dhe vëllain e tij trafikant, Agron (Geron) Xhafaj.

Në një status në rrjete sociale, ku mëtonte të ironizonte organizimin popullor të Presidentit, Isaraj ka vendosur që të evokojë procesin “Geron”, të cilën ai e etiketon “Babale”.

“Na ishte një kohë kur opozita rrugore përgatiti Babalen e drogës ‘të bënte’ si zëri i Agronit për të rrëzuar maxhorancën. Maxhoranca nuk ra dhe opozita e ‘zëri’ i saj po ndëshkohen sipas ligjit penal”, shkruan ndër të tjera Isaraj në profilin e tij në rrjetin social.

Arben Isaraj, i cili prej kohës kur drejtonte Drejtorinë e Targave kishte “humbur” nga tregu mediatik, vendosi të rikthehet “fuqishëm”, në goditje të opozitës, duke mbrojtur vëllain trafikant të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Lexo edhe:

Berisha: Grupi Xhafaj është grupi armiqësor i listës së PS në Tiranë

Kuvendi miraton 10 ligje, mes tyre “Paketa e Maleve” dhe shtyrja e afateve të komisioneve Xhafaj-Braçe

Duket se Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka bërë bashkë Arben Isarajin dhe Fatmir Xhafajn, për shkak, ndoshta, të faktit se mund të jenë të dy subjekte verifikimi nga struktura “me syze” e Policisë së Shtetit.

Xhafaj dhe Isaraj kanë një të përbashkët shumë të madhe, përballe OFL-së. Të dy kanë vëllezër të dënuar për vepra penale në fushën e drogës. Agron (Geron) Xhafaj është i dënuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh në Itali.

Altin Isaraj, vëllai i Arben Isarajit, është arrestuar gjithashtu për narkotikë. Nëse OFL-ja e Sandër Lleshajt do të “guxojë” të kërkojë burimin e pasurisë së Geronit dhe Altinit, atëherë automatikisht, do të duhet të kryhen verifikime edhe për Fatmir Xhafajn dhe për Arben Isarajin, si “persona të lidhur” me të dënuarit për drogë.

Ndoshta, shndërrimi në subjekte të mundshëm të OFL-së Lleshajt, i ka bërë bashkë vëllezërit Isaraj dhe vëllezërit Xhafaj.

E, nëse OFL-ja do të marrë “guximin” të kërkojë ligjshmërinë e pasurisë së Fatmirit dhe Arbenit, ndoshta mund të kenë të drejtë të shqetësohen.

“Boldneës.al” ka raportuar më parë për pasurinë e madhe në posedim të Fatmir Xhafajt. Ndërkohë, Arben Isaraj, në rast se OFL i troket në derë, do të duhet të japë sqarime të detajuara, ndër të tjera, edhe për disa episode personale.

Fjala vjen, ai do të duhet të sqarojë publikisht se kush është personi bamirës që i dhuroi disa qindra mijëra dollarë për të përballur një problem të madh shëndetësor që ai ka pasur vite më parë. Bashkë me emrin e personit, do të duhet, me shumë mundësi, të sqarojë edhe nëse ai bamirës ka përfituar nga pushteti që ka pasur Arben Isaraj.

Po ashtu, Isaraj, ndoshta do të duhet të argumentojë që pasuria e tij është e ligjshme dhe nuk është e krijuar, fjala vjen, nga komisionerët e emëruar prej tij në drejtoritë e Targave në Vlorë, Fier, Tiranë, e të tjerë.

Etiketa: IsarajOFLxhafaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Grupi Xhafaj është grupi armiqësor i listës së PS në Tiranë

20:14 : 01/04/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton 10 ligje, mes tyre “Paketa e Maleve” dhe shtyrja e afateve të komisioneve Xhafaj-Braçe

17:23 : 13/03/2025
AKTUALITET

“Hetimi u bë për interes të Ramës dhe Xhafajt”/ Gazetarja: Salianji nuk duhet të ishte në burg

22:57 : 11/03/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin/ PD: Salianji, i burgosur politik që mbahet peng nga partia-shtet

17:27 : 11/03/2025
AKTUALITET

Kulisat/ Ç’fshihet pas lojës me shkarkime të gjykatësve kushtetues

21:25 : 16/12/2024
AKTUALITET

Kuvendi i jep 500 mijë euro komisionit “Xhafaj”, pagat e ekspertëve deri në 8 mijë euro

15:52 : 04/12/2024
Para

A ka shpirt ky njeri?!

TË GJITHA

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

09:35 : 28/06/2025

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025

Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton

09:15 : 28/06/2025

“Blue Taxi” aksidentohet në mes të Tiranës, përplaset me kangjellat te Ambasada amerikane

09:06 : 28/06/2025

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025

Këmbimi valutor 28 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:29 : 28/06/2025

Shmangni qëndrimin në diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:17 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com