• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KKT miraton 25 leje/ Nga Unaza e Madhe te hotelet në bregdet, vendimi i plotë

10:51 : 02/03/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbledhjen e fundit 25 vendime ndër të cilët bien në sy disa leje që kanë të bëjnë me infrastrukturën si ajo për ndërtimin në Unazën e Madhe apo punimet në rrugët dytësore tek nyja e Milotit. Kujtojmë që kjo e fundit vjen në ndihmë të aksesit në rrugën e Kombit e cila aktualisht është me pagesë.

Në rendin e KKT janë edhe një sërë lejesh për struktura akomoduese në bregdet të miratuara për herë të parë ashtu sikurse ka disa rishikime për struktura ekzistuese që janë në proces ndërtimi. Porti i Jahteve në Kalanë e Turrës ka marrë po kështu zgjatje të lejes. Ky koncesion i kompanisë Finsec Port është një projekt i miratuar prej vitesh por ende nuk është finalizuar.

Vendimet e KKT

Leje Zhvillimi për objektim: “Ndërtimi i Landfillit Rajonal për depozitimin e mbetjeve të ngurta në Rajonin e Vlorës”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues Bashkia Vlorë.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektim: “Ndërtimi i Landfillit Rajonal për depozitimin e mbetjeve të ngurta në Rajonin e Vlorës, Faza 1”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues Bashkia Vlorë.

Lexo edhe:

Kreu i një grupi kriminal droge, “Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli

Shpërblimi elektoral, masakrohet gjelbërimi i Liqenit Artficial për koncertin e Noizy-t

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja” Lot 1, Bashkia Tiranë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Përfundimi i punimeve të mbetura dhe plotësimi me rrugë dytësore, nyja e Milotit”, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikonstruksion i segmentit të Rrugës Gusmar-Kuç”, Bashkia Tepelenë dhe Himarë, me zhvillues Bashkia Tepelenë dhe Himarë.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Sistemi i kanalizimeve të ujërave të ndotura të zonës turistike Hamallaj, Faza I” me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Ujësjellës Kanalizimi Durrës sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtim magazine pranë N/Stacionit 400/220/110 kV Tirana 2”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtim i dy magazinave me konstruksion metalik dhe rikonstruksion i godinës së zyrave 2 kat të Albgaz” me vendndodhje në territorin e Bashkisë Fier, me zhvillues shoqërinë “Albgaz” sh.a.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godina hotelerie, banimi dhe shërbimesh 4 dhe 5 kate me 3 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues shoqërinë “DAED” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Ionian Hotel Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Z. Zaharia Duni.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidenca Primavera”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z. Endrit Breçani.

Leje Ndërtimin për objektin: “Rikonstruksion pa ndryshim funksioni të mbuleses, Hotel PLAZA”, me vendodhje në Bashkine Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Agna” sh.a.

Për miratimin e kërkesës për rishikimin e kushteve të Lejes së Ndërtimi miratuar me Vendim Nr.16 datë 27.04.2018 nga Këshillit Kombëtar të Territorit për objektin: “Ndërtimi i kompleksit turistik San Pietro, Komuna Ishëm, Qarku Durrës”, me subjekt zhvilllues “Concord Investment” sh.p.k.

Për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Godinë polifunksionale 2, 4, 16 dhe 24 kate “Garden Building”, me vendndodhje në Rrugën e Kavajës, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana 1 Konstruktion” sh.p.k dhe “Nova Construction 2012” sh.p.k.

Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Portit të Jahteve, Kalaja e Turrës, Bashkia Kavajë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Finsec Port” sh.a.

Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i impiantit industrial për përpunimin dhe menaxhimin e integruar të skrapeve metalike dhe ndërtimin e landfillit përkatës brenda territorit të Parkut Industrial, në Komunën Rashbull, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Brema Ambiente” sh.p.k.

Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i hidrocentralit “Moglicë” dhe hidrocentralit “Banjë”, në Qarkun Korçë dhe Qarkun Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Devoll Hydropoëer” sh.a.

Për ndryshimin e subjektit zhvillues për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit Osoje”, miratuar me Vendimin Nr. 17, datë 16.10.2017 të Këshillit Kombëtar të Territorit, nga shoqëri “FAVINA” Sh.p.k në shoqërinë “OSOJA-HPP” sh.p.k.

Për ndryshimin e subjektit zhvillues për objektin: Ndërtimi i Hidrocentralit Kamenicë, Bashkia Korçë”, miratuar me Vendimin Nr. 10, datë 10.11.2017 të Këshillit Kombëtar të Territorit, nga “FAVINA 1” sh.p.k në shoqërinë “KAMENICAHPP” sh.p.k.

Për ndryshimin e subjektit zhvillues nga “Federata Shqiptare e Futbollit” në shoqërinë “Shtëpia e Futbollit” sh.p.k, për objektin: “Zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe rikonstruksion i fushave të futbollit, ndërtimi i tribunës dhe godinës së ambienteve ndihmëse”.

Leje për shtyrje afati dhe ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtim magazinash, shoëroom, zyra, rikonstruksion i objekteve ekzistuese, shtesë kati dhe shtesë anësore”, Bashkia Vorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kato Aromatic Albania” sh.p.k

Leje Zhvillimi për objektin: “Përmirësimi i infrastrukturës arsimore, në Bashkinë e Tiranës, zona 1, sheshi 11/1, Rruga Vangjel Noti”, me zhvillues Bashkia Tiranë.

Për përcaktimin e procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit, për shqyrtimin e aplikimeve, brenda zonës së Brezit Bregdetar.

Njoftim për hartimin dhe miratimin 3 Plane të Detyruara Vendore, për Zonën e re të zhvillimit 1/1, Njësia Administrative Laç, Bashkia Kurbin, për Zonën e re të zhvillimit 1, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë dhe për Zonën e re të zhvillimit 1, Njësia Administrative Shijak, Bashkia Shijak.

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 13.01.2020 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar. /Monitor/

Etiketa: KKTlejeunaza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kreu i një grupi kriminal droge, “Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli

19:00 : 21/05/2025
AKTUALITET

Shpërblimi elektoral, masakrohet gjelbërimi i Liqenit Artficial për koncertin e Noizy-t

13:29 : 13/05/2025
AKTUALITET

Balluku firmosi lejen për Park Fotovoltaik për familjarët e vartësit të saj

21:20 : 16/04/2025
AKTUALITET

Skandali/ SPAK pranon se kontrollon lajmet e gazetarëve të kronikës: Na pyesin a ju prish punë?

19:53 : 09/04/2025
AKTUALITET

Vendimet e manipuluara të Bashkisë që zhvilluan pronën e Ajola Xoxës

16:58 : 08/04/2025
AKTUALITET

Sali Berisha nuk do të paraqitet të hënën në SPAK, zbulohet arsyeja

11:03 : 04/04/2025
Para

Manastirliu: Zero raste me koronavirus, iu nënshtruan analizave 31 persona

TË GJITHA

Keqmenaxhim? Kuotat në HEC-in e Fierzës bien poshtë mesatares

20:41 : 24/05/2025

Gjermania planifikon rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20:40 : 24/05/2025

Euroliga/ Eleminohen kampionët, Panathinaikos mundet nga Fenerbahçe

20:27 : 24/05/2025

Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës

20:27 : 24/05/2025

Sulmet izraelite në Gaza, një mjeke palestineze humb 9 fëmijët në një natë

20:09 : 24/05/2025

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, koreografi speciale nga klubi i Basel-it

20:01 : 24/05/2025

Rama si përdorues karteleve terroriste të drogës për zgjedhjet, një i pandehur “amerikan”

20:00 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com