• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA citon avokatin: Henri Çili shkoi vetë në polici, nuk u arrestua

21:43 : 29/02/2020
në AKTUALITET

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, i cili u arrestua mbrëmjen e së enjtes nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore në të paktën dy raste për të dënuar me burgim të përjetshëm, në këmbim të parave, nuk ka dhënë ende dëshmi për Prokurorinë e Përmetit lidhur me akuzat.

Avokati mbrojtës i botuesit, Andi Duraj, i tha Zërit të Amerikës se ai ka qenë në dispozicion në çdo kohë, por deri mesditën e së shtunës Çili nuk është marrë në pyetje nga Prokurori i Përmetit Asllan Bajrami.

Sipas Durajt pritet që Çili të dëshmojë para Gjykatës së Përmetit lidhur me akuzat në sancën për vlerësimin e masës së sigurisë që ende nuk është përcaktuar se kur do të zhvillohet, të dielën apo të hënën. Avokati mbrojtës i Andi Duraj i tha Zërit të Amerikës se “akuzat janë të manipuluara dhe se në gjykatë do të paraqesë prova e fakte në mbrojtje të klientit të tij”.

Avokati tha gjithashtu se donte të saktësonte se Henri Çili nuk ishte arrestuar, por vetëdorëzuar në polici rreth orës 22 të së enjtes pas një urdhër-arresti të lëshuar në orën 08:15 të po asaj dite.

Lexo edhe:

Interi gjen akordin, braziliani do t’i bashkohet për Botërorin e Klubeve

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

Henri Çili ra në rrjetën e drejtësisë, ndërsa prokuroria e Përmetit kishte nisur hetimet për një episod transporti lëndësh narkotike nga Shqipëria në Greqi. Mes personave të përfshirë, në këtë hetim, në faza të ndryshme, falë përgjimeve, ishte dhe Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së Çilit, një person me precedentë të mëparshëm penal.

Pikërisht bisedat e Ajdinit me botuesin dhe opinionistin Çili, zbuluan, sipas dokumentave të prokurorisë, përpjekjet e këtij të fundit për të kërkuar favore pranë sistemit të drejtësisë, për të paktën dy raste. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës. Po ashtu dhe, në një tjetër rast, për një të dënuar tjetër po me burgim të përjetshëm. Në të dyja rastet, sipas prokurorisë, rezulton se Çili ka marrë para në këmbim të shërbimit që ai do të kryente.

Dokumentat e hetimit nxjerrin në pah faktin se në mesin e muajit janar, në mjediset e një hoteli në Tiranë, Çili rezulton të ketë biseduar me drejtuesin e një organi të lartë të Drejtësisë të cilit i ka kërkuar që të ndikojë që të trajtoheshin sa më shpejt rastet e të dënuarve për të cilët ai kishte marrë përsipër të ndërhynte. Funksionari i drejtësisë nga ana e tij mësohet t’i ketë premtuar se dosjet e tyre do të jenë mes 50 të parave.

Duke qenë se bëhet fjalë për dosje që ndodhen në Gjykatën e Lartë, vëmendja mediatike u përqëndrua te gjyqtari i vetëm i kësaj Gjykate Ardian Dvorani. Ky i fundit mohoi dje në mënyrë kategorike të jetë përfshirë në këtë histori. “Për një gjë jam i sigurtë, që kjo dosje nuk është trajtuar me prioritet, sepse me kompetencat që ushtroj për momentin, si drejtuesi i Gjykatës së Lartë, nëse çështja do përshpejtohej, e para kush do ta shqyrtonte? Dhe nëse këshilltari do ta merrte për ta parë dosjen me prioritet, atë do ta merrte me firmën time”, shpjegoi Dvorani për gazetarët duke mohuar të ketë patur biseda të cfarëdollojshme me Çilin.

“Nuk e di kur mund ta kem përshëndetur shumë muaj më parë zotin Çili”, ju përgjigj zoti Dvorani pyetjeve nëse kishte komunikuar me botuesin apo ishte takuar me të. Mbetet mister se kush është funksionari i lartë i drejtësisë dhe pse nuk është vepruar ndaj tij, duke qenë se më së paku ai mund të dyshohet për moskallëzim të krimit për ndërhyrjen që ka patur nga Çili, i cili përfundoi në pranga edhe për këtë episod.

Sipas hetimeve, botuesi Çili, dyshohet për të paktën 6 vepra penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim./ Zëri i Amerikës

Lajme të lidhura

SPORT

Interi gjen akordin, braziliani do t’i bashkohet për Botërorin e Klubeve

20:46 : 20/05/2025
BOTA

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

20:38 : 20/05/2025
AKTUALITET

FOTO/ Zgjerohet dyfish “pika e voçkël” e Kumbaros në plazhin e Manastirit për resortin e “AlbStar”

20:31 : 20/05/2025
BOTA

Spanja urdhëron Airbnb-në të heqë 66 mijë prona me qira për të zbutur krizën e strehimit

20:20 : 20/05/2025
SPORT

Europiani U17/ Barazim me gola, Anglia dhe Belgjika bëjnë paqe në Rrogozhinë

20:16 : 20/05/2025
AKTUALITET

Çollaku: SPAK t’i shkojë hetimit në Dibër deri tek ato që ka bërë Balluku në vitin 2023

20:06 : 20/05/2025
Para

Zgjedhjet në Karolinën e Jugut sprovë kritike për Joe Biden, ish-nënpresidentin i duhet patjetër fitorja

TË GJITHA

Interi gjen akordin, braziliani do t’i bashkohet për Botërorin e Klubeve

20:46 : 20/05/2025

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

20:38 : 20/05/2025

FOTO/ Zgjerohet dyfish “pika e voçkël” e Kumbaros në plazhin e Manastirit për resortin e “AlbStar”

20:31 : 20/05/2025

Spanja urdhëron Airbnb-në të heqë 66 mijë prona me qira për të zbutur krizën e strehimit

20:20 : 20/05/2025

Europiani U17/ Barazim me gola, Anglia dhe Belgjika bëjnë paqe në Rrogozhinë

20:16 : 20/05/2025

Çollaku: SPAK t’i shkojë hetimit në Dibër deri tek ato që ka bërë Balluku në vitin 2023

20:06 : 20/05/2025

Akuzat e Maduros për mafien shqiptare, ironia e analistit: Po mësojnë venazuelsit si fitohen zgjedhjet

19:53 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com