Ish-ministri i Brendshëm teknin, Dritan Demiraj i ftuar në Fax News foli për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, aktivitetet me të cilat po merret, ardhja e tij nga Amerika për pak ditë që të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga Presidenti Meta, por edhe për qeverisjen e Albin Kurtit në Kosovë.
Për Demirajn, situata në Shqipëri nuk është aspak e mirë duke radhitur një sërë faktorësh që e bëjnë largimin e Edi Ramës si një masë të domosdoshme.
“Jam riktheyr nga SHBA për disa ditë. Situata politike ditët e fundit që nga largim i paprecedent i opozitës nga Kuvendi dhe mospjesëmarrja e saj në zgjedhje ka ardhur nga sjellja e paprecedentë e qeverisë. Prezantimi i çdo drafti, projekti apo ligji nuk merrej parasysh. Që prej marrjes së mandatit të dytë nga Rama rritja e emigracionit ka qenë në shifra të frikshme”.
Duke folur për angazhimet e tij në çështjet e stërvitjeve që kryen apo operacionet ku merr pjesë, Demiraj tha: “Unë merrem me përgatitjen e njësive anti-terroriste, jam lektor dhe lëviz kryesisht në vendet e Lindjes së Mesme. Jam aktualisht në terren, në vendet ku duhet të jenë ekspertët. Unë jam i përfshirë në politikë, se jam një nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, bashkëpunoj ngusht me Bashën. Kemi pasur një angazhim shumë intensiv me autoritetet amerikane në njohje të situatës skandaloze në Shqipëri”.
Por cili është vlerësimi i tij për ministrinë e Mbrojtjes?
“Për sa i përket zonjës Xhaçka, kam respekt padiskutim, ajo është dashur që vitin e parë të merret me kurimin e imazhit që kishte sjellë Kodheli. Kemi një shtim të përfaqësimit të misioneve ndërkombëtare, duhet të themi se buxheti i mbrojtjes është i vogël, është bërë një rritje e vogël ndoshta edhe falë lidershipit të Xhaçkës. Në drejtimin e FA duhej të kishim gjeneral që nga shefi i shtabit më aktiv që pothuajse është inegzistente. Nuk ka moral të ngritur, kemi një ikje masive të ushtarakëve nuk është përgjegjësi i MM por e qeverisë shqiptare. Edhe vendet ku punojnë ushtarakët janë të shkaktërruara”.
Pjesë nga intervista:
Jeni fokusuar në çështjet e luftës ndaj terrorizmit, së fundmi keni qenë në Siri dhe Jordani?
Demiraj: Po, ka qenë një thirrje nga koalicioni kundër ISIS. Atje kam pasur një program intensiv stërvitjeje, zhvilluam disa kurse. Kam qenë së fundmi edhe në Irak. Nuk mund të them më teopër se aq.
Është i rrezikuar vendi ynë nga terrorizmi?
Demiraj: Disa vende janë të rrezikuar nga terrorizmi, nga Al Kaeda rreziku egziston në çdo kohë. Ngjarjet e fundit në Angli dhe Amerikë e tregojnë këtë. MM ka dy njësi të shkëlqyera në luftën kundër terrorizmit. Një është në varësi të MM dhe tjetra është RENEA. Në rast se Shqipëria do të përballet me sulme të tilla, të gjitha së bashku përbëjnë një aset kombëtar që duhet të vlerësohet më shumë nga shteti.
Si e shihni konkretisht politikën shqiptare, jeni kritik i saj, besoj jo me pa të drejtë. Si po qeveriset vendi?
Demiraj: Vendi ynë nuk po qeveriset fare. Siç është bërë edhe nga denoncimet e opozitës, njerëz kriminel të përfshirë në vrasje e krime ordinere. E keni parë tek kryebashkiakët e Kavajës, Durrësit etj. Rama ka treguar se nuk qeveris dot me njerëz dinjitoz dhe me vlera. Kemi pasur ç’qeverisje, jemi bërë delja e zezë e gjithë botës. Raportet ndërkombëtare, mediat prestigjioze etj e klasifikojnë Shqipërinë dhe situatën skandaloze. Të gjithë kemi njerëz, kolegë dhe ish-vartës që tregojnë mbi situatën. Ka dy forma, ose të ulen dhe gjejnë një zgjidhje politike ose Rama të japë dorëheqjen. Disa deputetë duhet të shkojnë të mbarojnë 8-vjeçaren sepse niveli i tyre nuk ka qenë i duhur.
Çfarë mendimi keni për Operacionin Forca e Ligjit është është ndërmarrë së fundmi?
Demiraj: OFL është një operacion i cili është në vijim të propagandës së Ramës për të treguar se ka ardhur koha për të luftuar të fortët, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë dhe këtë e dinë të gjithë partnerët, por është një operacion që bëhet në formën e propagandës, dhe një mesazh që Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Po arreston disa për të dhënë mesazhin ndaj disa të tjerëve që duhet ta mbështesin.
Keni shprehur hapur pjesmarrjen në tubimin e thirrur nga Presidenti Meta, si e mendoni 2 Marsin?
Demiraj: Shqiptarët duhet të kenë respekt për vullnetin e tyre që asnjëherë nuk është përfaqësuar. Ka ardhur momenti që në mënyrë paqësore të demostrojë se është i bashkuar kundër asaj që përfaqëson Edi Rama. Gjithmonë drejtësia ka qenë paraja dhe ndërhyrja e politikanëve, por asnjëherë nuk e kemi menduar se drejtësia e re do të përfaqësohet nga njerëz që ka caktuar Edi Rama. Presidenti, nuk jam këtu për të bërë avokatin e tij, gjykoj se duhet të mbështetet tek njerëzit, se nuk bëhet fjalë për atë por për demokracinë. Marrja e kompetencave të Presidentit është fundi i gjithçka. Qëllimi i Ramës është i qartë, marrja e Presidencës. Duhet kuptuar se Rama ka ngritur një kult dhe po funksionon më së miri me marrjen e të gjitha pushteteve.
I plotësoi qeveria teknike kushtet dhe angazhimet e asaj kohë?
Demiraj: Ishim ministra të mirëfilltë teknik. Lashë punën dhe gjithçka për t’i shërbyer vendit. Është e turpshme, sepse ne erdhëm me pasion për t’i shërbyer vendit. Ngritëm një task-forcë por të gjithë personat erdhën ditën e parë dhe të fundit. Ata menduan se do të na e hidhnin ne. Por ne treguam se zgjedhjet e 2017 u vodhën me paratë e trafikut të drogës. Drejtori i Policisë Çako ishte vegël e drogës, ai ishte drejtor i drogës e dinë të gjithë sepse ka drejtuar në kulmin kur vendi ishte mbjellur me drogë. Është mirë që aktorët të ulen dhe gjejnë një zgjidhje politike.
Ka një dakortësi për uljen në tryezën zgjedhore, si e komentoni?
Demiraj: Është një dështim total, nëse marrëveshja do të jetë me Ramën, e kam diskutuar edhe me Bashën. Rama nuk mund të bëjë zgjedhje të ndershme sepse ai e din se nuk fiton as 25%. Duhet të ketë zgjedhje teknike, ministri i Brendshëm duhet ta emërojë vetë Drejtorin e Përgjithshëm, të ketë një staf që zgjidhet nga ai vetë. Policia e Shtetit ka njerëz të ndershëm, por 70% është e rilindur me freshin e Saimir Tahirit.
Si e shikoni në syrin tuaj qeverinë e re të Albin Kurtit?
Demiraj: Kurti është një mik i imi i ngushtë, e njoh personalisht prej vitesh, e ka marrë drejtimin e qeverisë në një situatë tepër të vështirë, një trysni të madhe nga Palmer dhe Grenell për taksën. Kurti ka ardhur në pushtet me premtime të kundërta për t’u përballur, për gjetjen e varreve, ruajtjes së tërësisë territoriale, për reciprocitet, luftën kundër terrorizmit.