• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi për 6 vepra penale/ Dëshmia e Henri Çilit: Akuzat e manipuluara

11:06 : 29/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Botuesi Henri Çili, i arrestuar në a kudër të aksionit policor “Mezhgorani” një ditë më parë, ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave që janë ngritura ndaj tij.

“Nuk kam kryer asnjë shkelje. Do t’i kundërshtoj në momentin e duhur me prova e fakte akuzat. Akuzat që më bëhen janë tërësisht të manipuluara”, mësohet të jetë shprehur botuesi në dëshminë e dhënë për efektivët e Policisë Gjyqësore.

Nesër, Çili pritet të dalë para gjykatës së Përmetit për masën e sigurisë.

HETIMET

Henri Çili ra në rrjetën e hetuesve, ndërsa prokuroria e Përmetit kishte nisur hetimet për një episod transporti lëndësh narkotike nga Shqipëria në Greqi.

Lexo edhe:

Botuesi Henri Çili rrëfen të pathënat e 72 orëve në qeli

Berisha: Henri Çili u arrestua me urdhër të Edi Ramës

Mes personave të përfshirë, në këtë hetim, në faza të ndryshme, falë përgjimeve, ishte dhe Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së Çilit, një person me precedentë të mëparshëm penal.

Pikërisht bisedat e Ajdinit me botuesin dhe opinionistin Çili, zbuluan, sipas dokumentave të prokurorisë, përpjekjet e këtij të fundit për të kërkuar favore pranë sistemit të drejtësisë, për të paktën dy raste.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

Po ashtu dhe, në një tjetër rast, për një të dënuar tjetër po me burgim të përjetshëm.

Në të dyja rastet, sipas prokurorisë, rezulton se Çili ka marrë para në këmbim të shërbimit që ai do të kryente.

Ai së bashku me disa të tjerë, thuhet se ka marrë një shumë prej 30 mijë eurosh nga familjarët e të dënuarit me burgim të përjetshëm, ndërsa për vëllezërit Aliko, rezulton të jenë marrë 250 mijë euro ndërsa 500 mijë të tjera në formë pronash të paluejtshme. Fillimisht dyshohet se biseda me Adil Alikon, babain e dy vëllezërve Aliko është kryer nga Ajdini, me ndërmjetësinë e të cilit më pas, Adili dhe është takuar me vetë Çilin, ku sipas prokurorisë është rënë dakort dhe për shumën prej 750 mijë eurosh, Adil Aliko ka biseduar më pas me biznesmenin Sait Fishta, i cili duket se i ka ardhur atij në ndihmë për pjesën tjetër që duhet të ofronte, duke i dhuruar Çilit, në fillim të Janarit të këtij viti, dy prona në Velipojë. Fishta gjithashtu, së bashku me Adil Alikon janë në mesin e listës të të arrestuarve, sikundër dhe Ajdini apo dhe një avokat, drejtori juridik i Universitetit Europian, si dhe një notere.

Dokumentat e hetimit nxjerrin në pah faktin se në mesin e muajit janar, në mjediset e një hoteli në Tiranë, Çili rezulton të ketë biseduar me drejtuesin e një organi të lartë të Drejtësisë të cilit i ka kërkuar që të ndikojë që të trajtoheshin sa më shpejt rastet e të dënuarve për të cilët ai kishte marrë përsipër të ndërhynte. Funksionari i drejtësisë nga ana e tij mësohet t’i ketë premtuar se dosjet e tyre do të jenë mes 50 të parave.

Duke qenë se bëhet fjalë për dosje që ndodhen në Gjykatën e Lartë, vëmendja mediatike u përqëndrua te gjyqtari i vetëm i kësaj Gjykate Ardian Dvorani. Ky i fundit mohoi në mënyrë kategorike të jetë përfshirë në këtë histori. “Për një gjë jam i sigurtë, që kjo dosje nuk është trajtuar me prioritet, sepse me kompetencat që ushtroj për momentin, si drejtuesi i Giykatës së Lartë, nëse çështja do përshpejtohej, e para kush do ta shqyrtonte? Dhe nëse këshilltari do ta merrte për ta parë dosjen me prioritet, atë do ta merrte me firmën time”, shpjegoi Dvorani për gazetarët duke mohuar të ketë patur biseda të cfarëdollojshme me Çilin. “Nuk e di kur mund ta kem përshëndetur shumë muaj më parë zotin Çili”, ju përgjigj Dvorani pyetjeve nëse kishte komunikuar me botuesin apo ishte takuar me të.

Mbetet mister se kush është funksionari i lartë i drejtësisë dhe pse nuk është vepruar ndaj tij, duke qenë se më së paku ai mund të dyshohet për moskallëzim të krimit për ndërhyrjen që ka patur nga Çili, i cili përfundoi në pranga edhe për këtë episod.

Akuzat

Sipas hetimeve, botuesi Çili, dyshohet për të paktën 6 vepra penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Etiketa: henri cili

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Botuesi Henri Çili rrëfen të pathënat e 72 orëve në qeli

21:17 : 05/03/2020
AKTUALITET

Berisha: Henri Çili u arrestua me urdhër të Edi Ramës

20:17 : 05/03/2020
AKTUALITET

Video/ Momenti kur Henri Çili takohet me familjarët

23:05 : 01/03/2020
AKTUALITET

Zgjat vetëm 35 minuta mbrojtja/ Henri Çili mohon akuzat para gjykatës

18:51 : 01/03/2020
Genc Pollo, foto marrë nga FB i autorit
AKTUALITET

Arrestimi i Henri Çilit/ Genc Pollo: Mund të gjykohej në liri, por kohët e fundit ishte kritik me qeverinë

16:53 : 01/03/2020
BOLD BLOG

Akuzat ndaj Çilit/ Si mund të korruptohet një gjykatë fantazmë?

13:56 : 29/02/2020
Para

Paralajmërimi nga Presidenca: Meta publikon sot “fakte të reja të grushtit të shtetit”

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com