• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Henri Çilit/ Zogaj: I shokuar, po zyrtarit të drejtësisë pse nuk ja publikojnë emrin

20:20 : 29/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ analisti Preç Zogaj është shprehur i shokuar nga lajmi për prangosjen e botuesit dhe gazetarit Henri Çili.

Publicisti i njohur e quan të nxituar arrestimin e tij, ndërsa shton se ka shumë pikëpyetje rreth procedurave të ndjekura deri më tani.

Mes të tjerash Zogaj tha se kjo ishte një goditje për një sipërmarrës privat si Çili, që sipas tij nuk ka përfituar asnjëherë nga paratë publike apo dhe tenderat.

Zogaj sugjeroi se Çili duhet të ishte hetuar në gjendje të lirë, pasi nuk do shfaqte rrezikshmëri për t’u larguar nga vendi.

Mes shumë pikëpyetjeve që parashtroi Zogaj në proceduat e ndjekura për arrestimin e Henri Çilit, publicisti shtroi pyetjen publike se pse policia nuk bëri të ditur emrin e gjyqtarit me të cilit thuhet se miku i tij ka folur për lehtësimin e masës për një të dënuar me burg përjetë.

Lexo edhe:

Gjykata jep vendimin, botuesi Henri Çili lë qelinë

Zbardhet dosja Prokurorisë/ Ja ku është përdorur Henri Çili

INTERVISTA

Policia e trumbetoi si sukses të reformës në drejtësi, ju si e shihni arrestimin e botuesit Henri Çili, duke qenë se jeni pro kësaj nisme?

Bëtë mirë që e vutë në dukje që jam mbështetës konstant i reformës me gjithë mundësitë e mia si gazetar. Por operacioni që ka çuar në ndalim/arrestimin e Henri Çilit nuk është i qartë. Nuk ka lidhje me reformën dhe drejtësinë e re. Pasi ajo s’ka nisur akoma. Është në fazën e ndërtimit të drejtësisë së re dhe kur të përfundojë ndërtimi i tyre, makina ‘do të niset’. Nuk është nisur akoma. Drejtësia e re është konceptuar për të goditur krimin dhe shpërdorimin e fondeve publike. Kjo është drejtësia e re. Pritshmëria e publikut kjo është. Do goditen ata që nuk i ka hyrë ferrë në këmbë, që janë marrë më trafik, vjedhje votash, etj. Në rastin e Çilit nuk jemi në asnjë prej këtyre rasteve. Ta theksojmë këtë. Çili është sipërmarrës privat, përpos gazetar që nuk ka menaxhuar asnjë qindarkë të fondeve publike. Reforma në drejtësi është konceptuar për fondet publike që ky nuk i ka prekur kurrë me dorë. Ai s’ka prekur asnjë miligram drogë. As në krim nuk është përfshirë.

Ky është rezultat i përgjimeve…Të ndalemi këtu…

Jam i shokuar, pasi Henri Çili është miku dhe kolegu im. E njoh veprimtarinë e tij, qoftë publicistike. Ai është sipërmarrës privat, i lirë. Kjo është goditje për Henri Çilin dhe sipërmarrjen e tij. Në biznesin në arsim, është një biznes i mbështetur në arsim, dhe e godet rëndë investimin e tij. Është goditje dhe për vet mjedisin ku është rritur dhe vepron Henri Çili. Nuk jam kundër hetimit, e inkurajoj atë. Duke thënë këtë, e shohim se ka paqartësi të madhe në historinë e ndalimit të tij, në një grup kriminal që 90 përqind e të cilëve Henri besoj se si ka dëgjuar kurrë.

Ku qëndron paqartësia?

Paqartësia qëndron në ndalim-arrestimin e tij. Unë jam për zbardhjen e akuzave. Krijon transparencë. Thënë këtë, jemi shumë të çuditur. Unë jam i çuditur se si një sipërmarrës që ka disa miliona euro që dëshmon, që të merret në hetim në gjendje të lirë, pasi ai nuk mund të arratiset nga të gjithë investimet shumëvjeçare. Duket se ka një sjellje të shoqëruar me shkelje procedurale, siç po thuhet që në lidhjen e tyre, qoftë me nxitim, në disa shkelje. Është ndaluar, është arrestuar, kush e ka marrë në pyetje? Pse qenka sekret?! Ku jemi? Në çfarë sistemi jemi? Si quhet gjyqtari që ka vendosur që Henri

Çili të rrijë në burg. Pse u vendos kështu?

Ju thatë se jeni mik me Çilin? Kur e takuat?

E kam takuar para nja 3-4 ditësh. Madje dhe atë natë që ka ndodhur kjo e mora në telefon dhe e kishim lënë të takoheshim. Ai vendosi që të krijojë universitetin Europian të Tiranës, që është UET. Ai me talentin, me njerëzit e tij, ka një staf të tërë pedagogësh, studentë që kanë zgjedhur këtë universitet, pasi është vend ku bëhet mësim. Nuk ka marrë një ndihmë nga shteti, asnjë lekë. Ai si sipërmarrës privat, nuk ka marrë asnjë tender, nuk njoh asnjë rast që të marrë përfitim. Asnjë reklamë nuk ka marrë gazeta Liberale që mbush një vit për pak ditë. Ai mbështetej tek talenti i tij.

Publiku ka nevojë që të marrë vesh dhe emrin e këtij zyrtari të lartë të drejtësisë. Policia, në punën e vet, apo prokurorët që kanë ndërtuar këtë dosje, nuk kanë asnjë hezitim që ta plasin emrin e një sipërmarrësi kur akuzat nuk janë vërtetuar, Henri Çili i ka dhënë taksa shtetit shqiptar. Nuk llogarisin dëmin pa provuar akuzat, dhe hezitojnë të thonë emrin e personit që ka tentuar të bëhet ndërhyrja. Ne jetojmë në një ambient ku kërkohet ndërhyrje. Si mund të bëhet sot ndërhyrje për të ulur dënimin në Gjykatën e Lartë e cila nuk ekziston. Me kë ka folur Çili? Është detyra e policisë që të tregtojë se kush është ky zyrtar. Janë gjithë këto pikëpyetje që tregojnë se është një veprim i nxituar. Nuk bëj avokatin, por duke parë se çfarë ndodh në Shqipëri, ai mund të hetohej në gjendje të lirë.

Etiketa: #Cili#boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata jep vendimin, botuesi Henri Çili lë qelinë

21:02 : 01/03/2020
AKTUALITET

Zbardhet dosja Prokurorisë/ Ja ku është përdorur Henri Çili

20:14 : 01/03/2020
AKTUALITET

‘Arrestoi Çilin dhe fshehu banditin’/ Reagimi i ashpër i Berishës për prangosjen e botuesit

21:06 : 29/02/2020
AKTUALITET

‘U mor në pyetje pa procesverbal’/ Avokati i Henri Çilit: Abuzive mbajtja në komisariat

17:24 : 29/02/2020
AKTUALITET

Henri Çilin ta ndalojnë, por të mos na fyejnë duke e përdorur si ‘ikonë të luftës kundër krimit’

20:40 : 28/02/2020
Para

Pas barazimit me Teutën, Kukësi shkarkon Shpëtim Duron

TË GJITHA

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

22:49 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com