• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manifestimi i 2 marsit/ Maliqi: Do të ketë pjesëmarrje masive

16:30 : 28/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka thënë se manifestimi i Metës më 2 mars do të ketë pjesëmarrje masive, pasi ai vetë me kontaktet që ka me socialistët e zhgënjyer i kanë thënë se do të jenë në Tiranë.

Maliqi shprehet se ky është rasti për t’u përballur me kapjen e Gjykatës Kushtetuese pasi nëse Rama arrin të kapë atë atëhere Presidenti Meta rri kot në atë post.

Po ashtu ai shprehet se manifestimi do të jetë paqësor dhe nuk do të ketë dhunë për t’i treguar ndërkombëtarëve që shqiptarët janë kundër Ramës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese si dhe i kërkon atyre që të ndërhyjnë për të zgjidhur krizën.

Po ashtu ai ka folur edhe për arrestimin e Henri Çilit sot, ku ka thënë se është vetëm një ‘Show’ i Ramës për të tërhequr vëmendjen nga 2 marsi dhe se kryeministri shqiptar i ngre kurthe kujtdo që i del kundër.

”Faktikisht që kur mora mandatin e dytë, që muajin e parë pashë që prej këtij sistemit të korruptuar deputetët u rreshtuan me Rilindjen, unë nuk pranova që të isha i asnjë grupi parlamentar, as i PS, as i PD, as i LSI, as i ndonjë prej opozitës së re dhe parlamenti po përdoret për të miratuar ligje anti- kushtetuese, është i kapur si shumë institucione.

Lexo edhe:

VIDEO/ Breshër i dendur në Maliq e Kukës, dëme të mëdha në bujqësi

Maliqi bën deklaratën e fortë: Rama i ka ditët e numëruara …

Për Anti- Shpifjen, për PPP-të, për ligje të tjera mazhoranca mori vota nga opozita parlamentare dhe kjo gjëndje bëhet për të varfëruar njerëzit, t’i bëjë presion opozitës dhe kështu Rama do të bëhet si Erdogan idhe Putini.

Kam bërë dy herë interpelancë me ministrin e Drejtësisë, apo edhe të Rendit, se drejtori i Burgjeve është emëruar nga klanet mafioze kurse nga ana tjetër shumë kolegët të mi janë larguar, por kësaj radhe interpelanca është për mashtrimet elektorale, pjesë e të cilave jam edhe unë. Rama tha ma jepni tepsinë vetëm, timonin vetëm, se do bëj shëndetësi falas, do garantoj rendin, ndërkohë që pamë grabitje, vrasje, trafik, dhe kemi parë një ç’ popullim, aktrim si dhe kapje të institucioneve.

MANIFESTIMI I METËS?

Unë dhashë një konferencë shtypi pas deklaratës së Metës dhe i dola në mbrojtje është rasti më i mirë për ta ndalur kapjen e Kushtetueses, për të mbrojtur demokracinë, për tu përballur me krimin dhe rilindjen.

Unë them që do të ketë pjesëmarrje masive, pasi kam kontakte me të majtët dhe dje erdha nga Berati dhe socialistët e gënjyer dhe do të vijnë.

Vetëm një Majko është i urtë tek PS sot, pasi të tjetër nuk janë socialistë. Sigurisht tubimi do të jetë paqësor, për t’i treguar ndërkombëtarëve që jemi kundër kapjes së Kushtetueses.

Unë mendoj që do të jetë një manifestim i madh që do të pasohet me protesta masive nga opozita ndërkohë faktori ndërkombëtar të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës. Shpresoj të gjej kohë Presidenti dhe të shpërndajë parlamentin, them se duhet ta bëjë. Ja lejon Kushtetuta ta shpërndajë, ashtu siç bën Kuvendi që i bën presion Presidentit. E gjitha bëhet për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Kam kërkuar të largohem nga parlamenti, nuk do asnjëri nga ata të opozitës parlamentare. Nuk pranojnë. Unë po rrij në parlament për të demaskuar krimin, rilindjen dhe qeverinë. Nëse kriza zgjidhet me heqjen e mandatit tim unë iku. Kam kontakte me Hajdarin, Murrizin, Alimadhin, Roshin. Pjesa më e madhe janë me rilindjen, këta që përmenda unë po bëjnë opozitën, vijojnë ta bëjnë.

Faji është i opozitës, e quaj fajtore sepse po të shkonte në zgjedhjet e 30 qershorit do të fitonte.

Nëse opozita shkon në zgjedhje të parakohshme pa bërë lokalet me këta 50 e ca kryebashkiakë, shkon përsëri dhe fiton prandaj duhet me patjetër të bëhen zgjedhje të parakohshme bashkë me ato lokale në një datë.

Ke një parlament të kapur, një pushtet të kapur, Policia është kthyer në politikë, dhe bënë këtë vettingun e famshëm në Polici, ku bashkëshortja e një oficeri të thjeshtë është shefja e Vettingut.

ARRESTIMI I HENRI ÇILIT?

Shumë qytetarë prisnin që SPAK-ut të fuste brenda zyrtarë të lartë, por është në rresht me mazhorancë, po bën show dhe madje edhe arrestimi i Henri çilit është show.

Nuk e quajt të paligjshëm, atë e vendos Gjykata, por po e quaj një show, drejtori i përgjithshëm i Policisë që unë e kam pasur shok klase 8 vite dhe e kam pasur vartës, nuk foli ai por zëri i Ramës. Rama atyre që i del kundër ja bën kurthin. Sipas atyre që kam lexuar, është futur si ndërmjetës dhe paska qenë në një hotel me Dvoranin i cili është i vetmi në anëtar në Gjykatën e Lartë që zgjidhet edhe relator. Edhe nesër Rama do të nxjerrë diçka pasi këto bëhen për 2 marsin që të hiqet vëmendja. Madje flet edhe për shtëpitë e Metës, të flasë për shtëpitë e Ramës të zë koka.”- tha Lefter Maliqi.

Etiketa: #Maliqi#boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Breshër i dendur në Maliq e Kukës, dëme të mëdha në bujqësi

13:53 : 24/06/2023
AKTUALITET

Maliqi bën deklaratën e fortë: Rama i ka ditët e numëruara …

16:43 : 29/05/2020
AKTUALITET

Maliqi: Edi Rama po mban peng Reformën në Drejtësi

20:39 : 23/05/2020
AKTUALITET

‘Zoti i largoftë keqqeverisjen dhe fatkeqësitë shqiptarëve’/ Maliqi ka një mesazh të fortë për qytetarët

16:58 : 16/05/2020
AKTUALITET

‘Parlamenti duhet të shpërndahet’/ Deputeti ka një lajm të madh për shqiptarët

18:14 : 18/02/2020
Para

Modelja bën tatuazh sytë, rrezikon të humbë shikimin (Foto)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com