• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

“Thjesht sillu si grua, thanë ata”, kjo VIDEO po bën xhiron e botës dhe është kaq kuptimplotë…

15:51 : 26/02/2020
në SHOW BIZ, SOCIALE

Një video me një mesazh të fuqishëm u realizua nga revista Girls Girls Girls. Cynthia Nixon, në rolin e narratorit, flet për gjithë vështirësinë e të qenurit grua, referuar kornizave paradoksale që vendos shoqëria. Teksti origjinal u shkrua nga blogerja Camille Rainvill në vitin 2017.

“Sillu si grua, thanë ata. Fundin e ke shumë të shkurtër. Këmisha është shumë e zbërthyer. Pantallonat i ke të ngushta. Mos trego shumë lëkurë. Mos i trego kofshët. Mos e zbulo gjoksin. Mos trego dekoltenë. Mos i trego të brendshmet. Mos zbulo supet. Mbulohu. Lëri diçka imagjinatës. Vishu thjesht. Mos ji joshëse. Burrat nuk e kontrollojnë veten. Burrat kanë nevoja. Dukesh shumë e veshur. Zbulohu pak. Trego pak lëkurë. Duku seksi. Duku joshëse. Mos u bëj provokuese. Vetë po e kërkon. Vishu me të zeza. Vish taka. Je shumë e veshur. Je shumë e zhveshur. Mos vish tuta, dukesh sikur ke lënë veten pas dore.

Sillu si grua, thanë ata. Mos u shëndosh. Mos qëndro shumë e dobët. Ha. Mjaft hëngre kaq shumë. Mos ha kaq shpejt. Porosit një sallatë. Mos konsumo karbohidrate. Mos ha ëmbëlsirë. Të duhet të humbasësh peshë. Fillo dietën. Shiko çfarë ha. Ha selino. Pi shumë ujë. Duhet të të bëjnë këto xhinset. Oh Zot, dukesh si skelet. Pse nuk ha? Dukesh e sëmurë. Ha një hamburger. Burrat pëlqejnë gratë me tule.

Sillu si grua, thanë ata. Depilo trupin. Depilo këmbët. Depilo sqetullat. Depilo zonën e bikinit. Hiq pushin e fytyrës. Depilo krahët. Pastro qimet e vetullave. Hiq mustaqet. Zbarth këtë. Zbarth atë. Zbardh lëkurën. Nxi lëkurën. Fshi shenjat. Mbulo strijat. Bëj muskuj barku. Fry buzët. Bëj botoks për rrudhat. Hiq dhjamin e barkut. Tonifiko kofshët. Bëj gjoksin. Duku natyrale. Ji vetvetja. Qëndo e sigurt. Po përpiqesh shumë. Dukesh sikur po e tepron. Burrat nuk i pëlqejnë vajzat që përpiqen shumë.

Lexo edhe:

Goditi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

Itali/ Me precedent penal për drogë, shqiptari tenton të vrasë të dashurin e gruas

Sillu si grua, thanë ata. Vendos make up. Vendos korrektor. Konturo hundën. Thekso mollëzat. Lyej vetullat. Zgjat qerpikët. Lyej buzët. Pudër, blush, bronze, highlighter. Flokët i ke shumë të gjatë. Flokët i ke shumë të shkurtër. Majat e flokëve janë dëmtuar. Thekso ngjyrën. Duken rrënjët. Jo blu, bluja nuk është natyrale. Po thinjesh. Dukesh e vjetër. Duku më e re. Duku e freskët. Duku sikur s’plakesh kurrë. Mos u vjetëro. E vjetra është e shëmtuar. Burrat nuk e pëlqejnë të shëmtuarën.

Sillu si grua, thanë ata. Kujdesu për veten. Ji e pastër. Qëndro e virgjër. Mos fol për seksin. Mos flirto. Mos u bëj kurvë. Mos fol rreth e rrotull. Mos e humb dinjitetin. Mos bëj seks me shumë burra. Mos e dhuro veten. Burrat nuk i pëlqejnë vajzat e këqija. Mos ju mendjemadhe. Kënaqu pak. Qesh më shumë. Kënaqi burrat. Merr eksperiencë. Ji sensuale. Ji e pafajshme. Fol pisët. Bëhu seksi. Bëhu e lezetshme. Mos u bëj si të tjerat.

Sillu si grua, thanë ata. Mos fol me zë të lartë. Mos fol shumë. Mos merr hapësirë. Mos u ul kështu. Mos qëndro ashtu. Mos u frikëso, pse je kaq e mjerë? Mos u sill si bushtër. Mos bëj si shefe. Mos e tepro. Mos u bëj shumë emocionale. Mos qaj. Mos bërtit. Mos qëndro pasive. Bindu. Duro dhimbjen. Mos u anko. Nxit egon e tij. Bëje që të bjerë në dashuri me ty. Burrat duan çfarë nuk mund ta kenë. Mos e dhuro veten. Bëje atë që të punojë për ty. Burrat i pëlqejnë sfidat. Pastroji rrobat. Gatuaji për drekë. Bëje të lumtur. Këtë duhet të bëjë një grua. Do të jesh një bashkëshorte e mirë një ditë. Merr mbiemrin e tij. Feministe e çmendur. Bëj fëmijë. Nuk do fëmijë? Do të duash një ditë. Duhet të ndryshosh mendje.

Sillu si grua, thanë ata. Mos u përdhuno. Mbroje veten. Mos pi shumë. Mos ec vetëm. Mos dil natën vonë. Mos u vish ashtu. Mos u zbulo shumë. Mos pi. Merr dikë me vete. Ec atje ku ka ndriçim. Qëndro në rrugë të sigurta. Trego ku po shkon. Merr sprucues për rast rreziku. Përdor çelësat si armë për mbrojtje. Bëj kurs për t’u vetëmbrojtur. Mbyll mirë dyert. Mos dil vetëm. Mos i shih njerëzit në sy. Mos tërhiq vëmendjen. Mos puno vonë. Mos bëj shaka. Mos u qesh të panjohurve. Mos dil natën. Mos i beso askujt. Mos thuaj po. Mos thuaj jo.

Thjesht sillu si grua, thanë ata.”

 

View this post on Instagram

 

We are just going to leave this right here and see what happens………… Words by #CamilleRainville Narrated by @cynthiaenixon Directed by @paul.mclean1 Produced by @clairerothstein Post by @mini_content Music by @louissouyavemusic @opm.london Thank you to everyone who took part in this amazing project, too many of you to mention ❤️ Special thanks to @alicialombardini @luke_glover_dp @mini_content @portiswasp1 @olip21 @jena_beck ❤️ #bringingbackthewoman #girlsgirlsgirlsmag #bealady

A post shared by Girls. Girls. Girls. Magazine (@girls.girls.girls.magazine) on Feb 22, 2020 at 3:59pm PST

Etiketa: grua

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Goditi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

17:26 : 22/07/2025
AKTUALITET

Itali/ Me precedent penal për drogë, shqiptari tenton të vrasë të dashurin e gruas

09:37 : 22/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Dhunoi gruan dhe djalin, arrestohet 45-vjeçari

10:31 : 20/07/2025
BOTA

Itali/ Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja, mjekët përpiqen të shpëtojnë foshnjën

20:43 : 13/07/2025
AKTUALITET

Itali/ Një rumun godet 7 herë me thikë shqiptarin, i plagos gruan dhe rreh djalin e mitur

22:38 : 07/07/2025
AKTUALITET

Tentoi që të përdhunojë një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari

12:36 : 07/07/2025
Para

Frika nga koronavirusi/ Këngëtari shqiptar testohet për virusin e rrezikshëm

TË GJITHA

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

15:28 : 25/07/2025

Shisnin kanabis në zonat turistike të Vlorës dhe Sarandës, 4 të arrestuar

15:27 : 25/07/2025

Maserati shpërthen në flakë pranë tunelit të Skërficës/ PAMJE

15:19 : 25/07/2025

U arrestua si bashkëpunëtore në krim, kjo është gruaja e viktimës në Fier

15:12 : 25/07/2025

Zjarri në Delvinë merr përmasa të mëdha, shkon në 11 numri i banesave të djegura në Senicë

15:05 : 25/07/2025

Izraeli arreston brenda xhamisë Myftiun e Madh të Jeruzalemit

14:56 : 25/07/2025

Zbulohet parcela me kanabis në Fier, arrestohet 41-vjeçari/ EMRI

14:47 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com