• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ministria e padijes”/ Boçi: Degradimi ka arritur pikën maksimale

09:57 : 25/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit për heqjen e licencës së një shkolle private, e cila vendosi pezullimin e mësimit për dy javë, pas përhapjes së koronavirusit në Itali.

Boçi e konsideron si arbitrar vendimin e Ministrisë së Arsimit, ndërsa shton se degradimi i këtij institucioni ka arritur pikën maksimale. “Hakmarrja e ulët e Besës së Ramës, është pasqyrë e gjendjes së rënduar të një qeverisje që ka humbur cdo arsye dhe kontroll”, shkruan Boçi.

“Se sa e përgjegjshme është qeveria,për masat parandaluese, mjafton vetëm një fakt ilustrues skandaloz:

Dje janë ulur nga Italia fqinje, e kontaminuar nga koronavirusi, 19 avionë përfshirë linjat tranzit me pasagjerë që dhe kur i është bërë testi sporadikisht, i është matur temperatura me…dorë, nga një staf i dorës së dytë.

Ndërkohë, shumë vende kanë ndërprerë fluturimet me Italinë si Zvicra apo dhe Rumania”, shkruan Boçi.

Lexo edhe:

“Edhe në Shkodër kishte banda dhe u blenë vota”/ Boçi: Është zhdukur procesi zgjedhor

Raporti për zgjedhjet, Boçi: PE e shqetësuar! Krimi i organizuar vendos fatet politike

Postimi nga Luçiano Boçi

Ministria e padijes kundër udhës së shkronjave

Vendimi arbitrar i Ministrisë së arsimit për heqjen e licensës shkollës jopublike “Udha e Shkronjave”, për shkak të masës parandaluese që Bordi drejtues i saj ndërmori ndaj rrezikut të koronavirusit, është vazhdim i shpalosjes së arrogancës, paaftësisë dhe padijes që sundon brenda saj.

Shto këtu dhe dhunën fizike që inspektorët e saj kanë ushtruar ndaj drejtuesit të shkollës, e kupton fare mirë që degradimi i këtij institucioni ka arritur pikën maksimale.
Hakmarrja e ulët e Besës së Ramës, është pasqyrë e gjendjes së rënduar të një qeverisje që ka humbur cdo arsye dhe kontroll.

Ministria e Arsimit duhet të kishte një reflektim serioz ndaj masës së marrë nga kjo shkollë, e mirënjohur për cilësinë e saj dhe jo të kalonte në vendime absurde dhe ekstreme.
Së paku të rishikonte futjen e edukimit shëndetësor si pjesë të ekstra kurrikulës.

Situata të tilla të rrezikut të pandemisë, apo të rreziqeve të tjera, duhet t’i gjejë nxënësit të përgatitur e të pajisur me njohuritë bazë.

Këshillat shëndetësore nuk mund të qarkullojnë si spote publicitare.

Në mungesë të këtij edukimi, në mungesë të masave qeveritare, vendimi i Bordit të shkollës duket i drejtë.

Se sa e përgjegjshme është qeveria,për masat parandaluese, mjafton vetëm një fakt ilustrues skandaloz:

Dje janë ulur nga Italia fqinje, e kontaminuar nga koronavirusi, 19 avionë përfshirë linjat tranzit me pasagjerë që dhe kur i është bërë testi sporadikisht, i është matur temperatura me…dorë, nga një staf i dorës së dytë.

Ndërkohë, shumë vende kanë ndërprerë fluturimet me Italinë si Zvicra apo dhe Rumania.

Mos vallë duhet pritur përhapja e pandemisë që Udha e shkronjave e bashkë më të, të gjithë ne, të parandalojmë pastaj udhën e vdekjes?

Të paudhët e qeverisë duhet të tërheqin mbrapsht heqjen e licencës ndaj së Udhës së Shkronjave.

Etiketa: Bociministriapadija

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Edhe në Shkodër kishte banda dhe u blenë vota”/ Boçi: Është zhdukur procesi zgjedhor

21:29 : 19/06/2025
AKTUALITET

Raporti për zgjedhjet, Boçi: PE e shqetësuar! Krimi i organizuar vendos fatet politike

17:10 : 04/06/2025
AKTUALITET

Boçi: Administrata e Bashkisë Shkodër u kërcënua që të marrë pjesë në takimin e Ramës

09:53 : 04/05/2025
AKTUALITET

“Ikni 1,5 km larg bregut”/ Ministria e Bujqësisë lë pa punë peshkatarët e Pogradecit

18:09 : 24/04/2025
AKTUALITET

Italia bën gati listën me emigrantë për t’i nisur drejt Gjadrit, mes tyre edhe shqiptarë

15:50 : 08/04/2025
AKTUALITET

Dëbora e pranverës shkakton kaos, Ministria e Mbrojtjes: Ja akset problematike

22:42 : 06/04/2025
Para

Koronavirusi, ja sa kohë duhet për zbulimin e vaksinës

TË GJITHA

“Piva ilaçe për të dështuar vajzën”/ Rrëfehet Ivana: Vendosja t’i jepja fund jetës?

17:54 : 29/06/2025

Publikohen formacionet zyrtare të PSG-Inter Miami, Messi përballë ish-skuadrës

17:40 : 29/06/2025

Ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia gjen në afërsi të TEG-ut dy të miturit nga Maliqi

17:20 : 29/06/2025

Itali/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi (EMRI)

17:14 : 29/06/2025

Zjarr masiv përfshin tregun ambulant në plazhin e Durrësit

16:58 : 29/06/2025

Shantazhoi 60 vajza/ Ridel në skenë përndjekësi serial nga burgu francez

16:55 : 29/06/2025

Zjarr në një pus nafte në fshatin Kozare në Kuçovë

16:51 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com