Anna Lika ka ngjallur kureshtje në festën e ditëlindjes së saj duke thënë se “burrin e gjeta dhe këtë verë kemi dasmë”. Burime për “Iconstyle.al” kanë zbuluar se kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën aktores simpatike dhe jemi të sigurt që e njihni!
Është fjala për Amir Rrahmanin, futbollisti shqiptar 26-vjeçar që luan për ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Veronën e Italisë, ndërkohë që nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit.
“Iconstyle” konfirmon ekskluzivisht romancën mes dyshes që ka pak kohë që ka nisur. Mjafton të shihni postimet e tyre në profilet përkatëse në Instagram, për të parë se së fundi, janë bërë pjesë e një arratisjeje romantike në Nice të Francës.
![]()
![]()
Dyshja nuk ka ende foto të përbashkëta në rrjetet sociale, ndoshta sepse është ende shpejt ose për faktin që nuk dëshirojnë ta bëjnë publike lidhjen e tyre!














