• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Koronavirusi në Itali: Shënohet viktima e 7-të, 230 të infektuar

20:22 : 24/02/2020
në BOTA, KRYESORE

Përditësuar/ Italia shënon viktimën e shtatë nga koronavirusi, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në 230. Viktimat janë kryesisht të moshuar. Pacienti i transferuar nga Lodigiano në fundjavë dhe u testua pozitiv me koronavirus, humbi jetën në spitalin “Sant’Anna” në Como. “Burri 62-vjeçar që banonte në Castiglione d’Adda, ndodhej në dializë, dhe vuante nga patologji të rëndësishme”, raportuan mediat italiane.

Deri më tani janë shënuar 230 raste të të infektuarve në të gjithë vendin: Lombardia është zona më e prekur me 172 të infektuar, 32 në Veneto, 16 në Emilia-Romagna, 3 në Piemonte, 1 në Romë.

Milano duket i zbrazur, shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët. Në Veneto, një fermer 60-vjeçar dyshohet si ”pacienti zero” që mund të ketë përhapur koronavirusin pasi kishte qenë në Codogno dhe qendra të tjera në zonën e Lodmbardisë dhe tani ka simptoma të kollës dhe gripit.

Në Vo ‘Euganeo (Padova), ku u regjistrua viktima e parë, masat e mbrojtjes së “zonës së kuqe” fillojnë në orën 7. Mbi 50 mijë njerëz janë vendosur në karantinë në komunat e izoluara.

Autoritetet kanë izoluar 11 bashki midis Lombardisë dhe Venetos, në zonat e shpërthimeve. Në zonën e Lodit, policia bllokoi zonat e hyrjes dhe daljes, duke njoftuar shoferët se sapo të hynin në bashki, ata nuk do të mund të dilnin dhe anasjelltas.

Lexo edhe:

KAS merr vendimin: Qarku i Tiranës shkon në rinumërim, 1282 kuti votimi do të hapen

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën! Ndërpritet seanca

Koronavirusi në Itali/ Shënohet viktima e gjashtë

Mediat në Itali raportojnë se një tjetër person ka humbur jetën, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus. Sipas të njëjtave burime, viktima është një 80-vjeçar nga Castiglione d’Adda, i cili  humbi jetën në spitalin “Sacco” në Milano. Të enjten e kaluar, u dërgua në spital në Lodi, nga emergjenca, pas një sulmi në zemër. Më tej u transferua në Milano.

Mëngjesin e sotëm ndërkohë humbi jetën një 84 vjeçar i shtruar në spitalin “Giovanni XXIII” në Bergamo. Edhe ai një person i moshuar me patologji të tjera.

Mediat në Itali raportuan se dhe një grua humbi jetën në spitalin e Breshias, por autoritet përgënjeshtruan lajmin.

219 persona janë infektuar me koronavirus në Itali, mes tyre dhe viktimat. Për momentin, ka 167 të infektuar në Lombardi, 27 në Veneto, 18 në Emilia Romagna, 4 në Piemonte dhe 3 në Lazio. Nga 213 teste që rezultuan pozitive, 99 persona janë të shtruar në spital, 23 janë në kujdes intensiv dhe 91 në izolim në shtëpi.

Italia, shteti me numrin më të madh të rasteve me koronavirus në Evropë

Italia ka numrin më të madh të rasteve me koronavirus në Evropë. Qeveria njoftoi për një sërë masash drastike gjatë fundjavës, në përpjekje për të kontrolluar shpërthimin e virusit. Në disa qytete të rajonit të Lombardisë dhe Venetos, janë vendosur kufizime në lëvizje të banorëve.

Për dy javët e ardhshme, 50.000 banorë nuk do të mund të largohen, pa leje speciale. Edhe jashtë zonës, shumë biznese dhe shkolla kanë pezulluar aktivitetet, dhe ngjarjet sportive janë anuluar – përfshirë disa ndeshje futbolli. Autoritetet ndaluan edhe karnevalin tradicional të Venecias. Zyrtarët nuk kanë arritur të gjejnë ende bartësin fillestar të virusit në vend. Kryeministri, Giuseppe Conte, njoftoi se “masat e jashtëzakonshme” do të hynin në fuqi, për t’u përpjekur të frenojnë numrin në rritje të rasteve të koronavirusit. Ai tha se kufizimet mund të zgjasin me javë. Policia, tha se nëse është e nevojshme forcat e armatosura, do të kenë autoritetin të sigurojnë që rregullat po zbatohen. Universitetet në Milano janë mbyllur dhe kryetari i qytetit, Giuseppe Sala, tha se gjithashtu edhe shkollat do të mbyllin dyert, si një masë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në Austrinë fqinje, një tren nga Venecia u ndalua në kufirin austriak, pasi dy pasagjerë kishin simptoma të etheve. Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer konfirmoi më vonë për BBC se analizat treguan rezultat negativ për këta dy persona.

Asnjë shtetas i Shqipërisë në Itali nuk është prekur nga virusi

Autoritet kanë bërë me dije se deri më tani, nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar në Itali, që të rezultojë i prekur nga koronavirusi.

Situata në vende tjera të botës

Të hënën, Afganistani, Kuvajti dhe Bahrejni raportuan rastet e tyre të para të të infektuarve me koronavirusin e ri. Të sëmurët ishin kthyer nga Irani. Mediat shtetërore iraniane cituan ligjvënësin, Asadollah Abbasi, të thoshte se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara tani ishte 47, përfshirë 12 vdekje.

Në Iran, ku shumica e infeksioneve ishin në Qom, autoritetet kanë vendosur kufizime në hapësirat publike në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e sëmundjes. Vendet fqinje përfshirë Irakun, Pakistanin, Turqinë, Armeninë dhe Afganistanin kanë vendosur kufizime të udhëtimit në Republikën Islamike.

Në Korenë e Jugut, shtatë njerëz kanë vdekur ndërkaq 763 njerëz janë të infektuar – numri më i madh jashtë Kinës.

Në epiqendrën e virusit, në Kinë, janë raportuar rreth 77.000 raste të të infektuarve. Rreth 2,600 pacientë kanë vdekur.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se mundësia për të përmirësuar gjendjen është “ngushtuar”.

Paul Hunter, profesor i mbrojtjes shëndetësore në Universitetin e Anglisë Lindore në Mbretërinë e Bashkuar, i bëri jehonë deklaratës së kreut të OBSH-së, duke thënë se rritja e rasteve jashtë Kinës ishte “jashtëzakonisht shqetësuese”.

Origjina e sëmundjes

Koronavirusi, që është një familje e gjerë virusesh, mendohet se e ka origjinën në provincën Hubei të Kinës.

Rastet e para atje janë shfaqur në muajin dhjetor. Koronavirusi shkakton simptome të ngjashme me pneumoninë. Ende nuk ka një vaksinë për të. /Boldnews/

LEXO EDHE:

Mjeku i QSUT: Ka shumë mundësi që virusi të mos identifikohet në kufi, kujdes nëse keni këtë simptomë!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KAS merr vendimin: Qarku i Tiranës shkon në rinumërim, 1282 kuti votimi do të hapen

13:16 : 05/06/2025
AKTUALITET

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën! Ndërpritet seanca

13:03 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mekaniku i uzinës u plagos gjatë orarit të punës te Albchrome, ndalohen 3 persona/ EMRAT

12:57 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Armët i bleja te një hoxhë”/ Alibej: Kisha akses në TIMS, kontrolloja lëvizjet e Çopjave dhe Qosjes

12:42 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
Para

OBSH bëri thirrje për t’u përgatitur, çfarë ndodh në rastin e një pandemie

TË GJITHA

KAS merr vendimin: Qarku i Tiranës shkon në rinumërim, 1282 kuti votimi do të hapen

13:16 : 05/06/2025

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën! Ndërpritet seanca

13:03 : 05/06/2025

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025

Mekaniku i uzinës u plagos gjatë orarit të punës te Albchrome, ndalohen 3 persona/ EMRAT

12:57 : 05/06/2025

“Armët i bleja te një hoxhë”/ Alibej: Kisha akses në TIMS, kontrolloja lëvizjet e Çopjave dhe Qosjes

12:42 : 05/06/2025

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025

Sula thirrje Berishës: Doktor tërhiqu, shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit

12:32 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com