• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Kapja’ e AMA-s/ Kush janë kandidatët për kryetar, zbardhen CV-të

17:58 : 24/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Prej ditësh opinion publik ka ndjekur me vëmendje shqetësimet e opozitës dhe disa mediave të mëdha në vend lidhur me përzgjedhjen e bordit drejtues të AMA-s.

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur garën për këtë proçes dhe emrat e depozituar aty janë zbuluar nga media. Kandidatët në garë, janë as më shumë e as më pak sesa këshilltarë ministrash, njerëz politikë të cilët në kundërshtim me ligjin për AMA-n kërkojnë të bëhen kryetarë dhe anëtarë të këtij instutucioni.

Kuvendi i Shqipërisë ka administruar CV-të e Maklen Mishës, Edvin Kukunjës, Faton Hoxhallit dhe Denis Dedejt.

Të katër këto emra të bërë publik në media janë të pozicionuuar politikisht me Partinë Socialiste, kanë shërbyer në pozicione politike dhe partiake duke qenë haptas në shkelje të ligjit, i cili e ndalon kandidadimin për persona politikë.

– Maklen Misha, djali i Pirro Mishës, ish-anëtar i bordit Drejtues të AMA-s, deklaron se është bashkëthemelues dhe anëtar i Bordit drejtues të lëvizjes G99, duke e shkelur haptazi ligjin për mediat, që përjashton nga gara anëtarët e partive politike dhe shoqatave politike.

Lexo edhe:

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

EMRAT/ Kush janë 5 kandidatët për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH-së

Për më tepër, sipas CV-së tij deklaron se ka qenë anëtar i Grupit të punës për hartimin e programit për punësimin, në Partinë Socialiste.

Kontributet e kandidatit në partitë e sipërcituara, e shndërrojnë në një kandidat politik. CV-së së tij të “pasur” politike i shtohen edhe katër pozicione shumë pikante, Këshilltar i Edi Ramës, Niko Peleshit, Erion Veliajt dhe së fundmi i Olta Xhackës.

Në lidhje me emrin e Mishës, i cili përflitet si një nga favoritët kryesor, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka cilësuar këtë vendim të qeverisë si një përpjekje për të trashëguar pushtetin nga i ati tek i biri, pa harruar që Pirro Misha është ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, fakt të cilin ai vetë se ka mohuar asnjëherë.

– Fatjon Hoxhalli, nuk plotëson vitet e punës, pasi siç edhe vetë konfirmon ka filluar punë për herë të parë në prill të vitit 2014, në administratë publike.

Hoxhalli është një tjetër emër që figuron të ketë shërbyer në pozicione politike. Ai ka qenë në kabinetin e Niko Peleshit në Kryeministri dhe në Ministri të Bujqësisë më pas deri në vitin 2019.

– Edvin Kukunja, deklaron 9 vite eksperiencë pune në shtetin italian, por mbetet për t’u verifikuar, si afati ashtu edhe lloji i punës së kryer, pasi ende nuk dihet nëse puna e kryer prej tij në shtetin fqinj përfshihet në fushat që kërkon ligji për mediat audiovizve. Kukunja është këshilltar i Ministrës së Drejtësisë Etilda Gjoni, ndërkohë që në mandatin e parë të qeverisë socialiste ai ka qenë këshilltar i ministres Lindita Nikolla.

– Denis Dedej, ka përfunduar studimet në gazetari në vitin 2014, ndërkohë që e ka filluar eksperiencën si gazetar në vitin 2007.

Dedej madje ka qenë i punësuar në administratë publike edhe pa përfunduar arsimin e lartë (bachelor në 2014, puna në Shërbimin Kombëtar të Punësimit në janar 2014). Ajo që është e përbashkët për të katër kandidatët është punësimi i tyre në kabinetet e ministrive të ndryshme dhe në Bashkinë e Tiranë, që nënkupton pozicionin e tyre të qartë politik, për sa kohë këto funksione janë thjesht dhe vetëm politike. Mediat kanë raportuar lidhje familjare dhe lidhje të afërta personale të këtyre kandidatëve me figura drejtuese të Partisë Socialiste.

Sipas mediave, këto persona që kanë marrë “mundimin” të bëhen pjesë e kësaj të ashtuquajture “garë”, janë emra krejtësisht të panjohur për opinionin publik dhe pa asnjë kontribut në jetën shoqërorore dhe me rëndësi për komunitetin.

Opozita ka ngritur shqetësimin se emrat e ardhur në kuvend për pozicionin drejtues të kryetarit të AMA-s, shprehin qartë synimin e kësaj mazhorancë për të kontrolluar fjalën e lirë sidomos pas propozimeve të bëra me paketën antishpifje, e cila është kundërshtuar fort nga komuniteti ndërkombëtar./CNA.al

Etiketa: AMACV-tëKapja e AMA-skryetar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Kush janë 5 kandidatët për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH-së

16:28 : 11/03/2025
RAJONI

Zgjidhet kryetari i Kuvendit në Greqi, si u ndanë votat

14:58 : 22/01/2025
AKTUALITET

“Sfida e Supermenit”/ Loja e rrezikshme në TikTok, AMA ngre alarmin: Kanë përfunduar në spital

11:53 : 04/12/2024
AKTUALITET

Zgjedhja e kryedemokratit të Kamzës/ Dogjani kritika Berishës: Si nuk u thirr deputeti më i votuar?

15:00 : 11/11/2024
AKTUALITET

Një deputet zgjidhet kryetar i degës së PD-së në Kamëz

22:24 : 10/11/2024
Para

VOA: Paralajmërohet ngritja e akuzave në Gjykatën e Posaçme për Kosovën

TË GJITHA

Shëngjin/ Këputet kabulli i energjisë elektrike dhe bie në mes të rrugës, rrezik për banorët

20:35 : 29/06/2025

Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat

20:11 : 29/06/2025

Rama me fotomontazh “sjell” në Shqipëri deputetin britanik: Nigel Farage është djallëzor!

20:00 : 29/06/2025

Deputeti britanik i përgjigjet Ramës: Do të kërkoj që të gjithë të burgosurit t’ju kthehen

19:48 : 29/06/2025

Zjarri në Hoshtimë të Vlorës, banori: Dëm i madh na u bë, u shuan pyjet

19:40 : 29/06/2025

Detaje nga tragjedia në Indi me 247 viktima, hetimet nxjerrin në dritë një akt sabotimi

19:37 : 29/06/2025

6 rekordet tona

19:35 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com