• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Tenderat e çuditshëm/ Ujësjellësi Korçë, në Sri Lanka për llumrat. Gati për në Uganda

10:00 : 23/02/2020
në EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk janë interesuar ndonjëherë për një shtet që quhet Sri Lanka. Shumë pak mund të kenë informacion se ku gjendet në hartë.

Megjithatë, Ujësjellësi i Korçës jo vetëm që e ka gjetur lehtësisht, por ka dërguar edhe një punonjëse të saj në qytetin kryesor të ishullit që ndodhët në Jug të Indisë.

Udhëtimi Tiranë-Colombo (Sri Lanka) varion nga 14-26 orë, në varësi të linjave të fluturimit

Qëllimi i udhëtimit ka qenë pjesëmarrja në një aktivitet ndërkombëtar, ku do të diskutohej për menaxhimin e ndotjes së ujërave dhe kryesisht llumit.

Pra, një institucion lokal shqiptar, ka vendosur të dërgojë për një udhëtim një zyrtare të tij, në anën tjetër të botës, për të shkëmbyer eksperiencat më të mira mbi pastrimin e ujërave.

Lexo edhe:

No Content Available

Duket diçka shumë e tepruar, por për Ujësjellës-Kanalizimet e Korçës është vlerësuar e dosmosdoshme që të shpenzojë konsiderueshëm nga paratë publike për “vizitën” në Sri Lanka.

Në të dhënat zyrtare të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, “Boldnews.al” identifikoi një tender të zhvilluar në Nëntor 2019 nga ndërmarrja e Ujësjellësit në varësinë e Bashkisë së Korçës, për blerje biletash për udhëtim në drejtim të Sri Lankës.

Bazuar në këtë informacion publik, redaksia kërkoi informacion zyrtar nga ana e Ujësjellësit të Korçës, për shpenzimet për këtë udhëtim, qëllimin dhe vlerat që përftonte institucioni prej takimit në Sri Lanka-n e largët.

Në përgjigje të interesimit të “Boldnews.al”, Ndërmarrja e Ujësjellësit të Korçës informoi se, në fillim të Dhjetorit 2019, me autorizimin e drejtorit Petrit Tare, ka udhëtuar drejt Kolombos (Sri Lanka), inxhinierja e institucionit, Sejla Kokojka.

Në bazë të këtij dokumenti, drejtori Tare autorizon inxhinieren 33-vjeçare të ndërmarrë udhëtimin gati 1-ditor me avion, për të qenë pjesëmarrëse në Kongresin dhe Ekspozitën Ndërkombëtare të Ujit për Vendet në Zhvillim”, aktivitet që zhvillohej në datat 1-5 Dhjetor 2019 në Kolombo/Sri Lanka.

Sipas autorizimit, përfaqësuesja e Ujësjellës-Kanalizimeve do të angazhohej si “raportuese në sesionet e ujërave të ndotur dhe menaxhimit të llumit”.

Për të siguruar pjesëmarrjen, e cila duket se është konsideruar shumë e rëndësishme për institucionin, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime Korçë (UKKO) ka zhvilluar procedurën e prokurimit publik për blerjen e biletave të udhëtimit.

Në bazë të dokumentave të përcjellë nga UKKO, referuar kërkesës për informim të “Boldnews.al”, rezulton se fituesi i tenderit është shpallur operatori që ka ofruar vlerën e 800 eurove për bileta (84 mijë lekë të reja).

Në shpenzimet për këtë udhëtim, nuk janë përfshirë pagesat për akomodim. Sipas faqes zyrtare të Kongresit të Sri Lanka-s, pjesëmarrësit do të duhet të merrnin vetë përsipër shpenzimet për akomodim në hotele.

Për të krijuar lehtësira për pjesëmarrësit, organizatorët e aktivitetit kishin publikuar edhe një listë me hotele, të cilët varionin nga 100-150 dollarë për një natë.

Tenderi për pjesëmarrjen në Sri Lanka nuk është i vetmi nga ato që mund të konsiderohen udhëtime “të çuditshme”. Së fundmi, Ujësjellës-Kanalizime Korçë ka zhvilluar edhe një procedurë prokurimi publik për blerje bilete avioni për në Entebe (Uganda), në Afrikën Qendrore.

Mesa duket, pjesëmarrja në këto vende “ekzotike”, në cepin e Azisë dhe në qendër të Afrikës, mund të sjellë përfitime të mëdha profesionale për Ujësjellësin e Korçës.

Etiketa: sri-alnkatenderi i cuditshemujesjelles kanalizime korceukko

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

J.Lo martohet për herë të katërt/ Ja shifra marramendëse që do shpenzojë për dasmën

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

22:51 : 19/05/2025

Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

22:51 : 19/05/2025

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

22:49 : 19/05/2025

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com