Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes rrjeteve sociale ka kujtuar 20 shkurtin 1991, duke e cilësuar si ditën e ngadhnjimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve.
Berisha shkruan se si sot 29 vite më parë, Revolucioni Demokratik do të kulmonte me përmbysjen në Tiranë të shtatores së diktatorit Enver Hoxha dhe kultit të tij.
“Kjo është dita e nderimit të sakrificës, dhimbjeve, vuajtjeve të qindra e mijëra burrave dhe grave, të rejave, të rinjve, fëmijëve dhe të moshuarve, qëndrestarëve, viktimave të kalvarit horror të regjimit të satanit shqiptar, Enver Hoxha.
Prandaj sot le të përulemi me nderimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë para të gjithë atyre që lanë rininë, ëndrrën, të ardhmen, jetën para skuadrave të pushkatimit apo në kampet dhe burgjet e diktaturës si viktima të luftës së klasave, kundërshtarë të regjimit apo që vuajtën nga uria dhe vdiqën nga sëmundjet e saj në sistemin skllavopronar të diktaturës hoxhiste!!
Sot pas 29 vitesh, ky 20 shkurt për mbarë shqiptarët është dita e kushtrimit të lirisë, guximit, trimërisë së qytetarëve shqiptarë për tju rezervuar, me revolucion demokratik bijëve bastardë me në krye Edvin Kristaq Tradhëtarin dhe narkoshtetit të tyre, fatin e merituar të diktatures se etërve primitiv dhe barbarë”, shkruan Berisha
Postimi nga Sali Berisha
20 shkurti, dita e ngadhenjimit te lirise dhe dinjitetit te qytetareve shqiptar, dita e kujteses tone kombetare!!
Si sot 29 vite me pare, me 20 shkurt te vitit 1991 Revolucioni Demokratik me perballjen me te fuqishme midis forcave demokratike me ato komuniste do te kulmonte me permbysjen ne Tirane te shtatores dhe kultit te diktatorit mizor Enver Hoxha dhe kultit te tij, kultit me te lig, me poshterues dhe me barbar qe kishte pushtuar shpirtrat e qindramijra shqiptareve ne tere historine e tyre.
Ndaj dhe ora 14:05 e 20 shkurtit te vitit 1991 eshte dhe mbetet dhe Ora e ngadhenjimit, triumfit te te shtypurve qe permbysen tiranin, Ora e Lirise dhe Dinjitetit te shqiptareve.
Enver Hoxha, diktatori monster qe ne 47 vite te sundimit te tij barabar persekutoi, burgosi, internoi, ekzekutoi apo eleminoi me uri kronike, semundje ne sitemin e tij hiperkolektivist, qindra e mijra shqiptare, dy here me shume se sa te gjithe diktatoret e tjere te vendeve ishkomuniste te Europes pervec Bashkimit Sovjetik.
Me 20 shkurt te vitit 1991 qindra mijra qytetare te Tiranes dhe mbare Shqiperise, te organizuar nga Partia Demokratike dhe Sindikatat antikomuniste u mblodhen ne qytetin Studenti ne revolten me masive, me te fuqishme ne tere historine tone, ne mbeshtetje te greves epike te urise te mbi 720 studenteve, e cila kurorezoi me nje fitore tjeter historike levizjen studentore te shkurtit 1991 te organizuar nga PD dhe Shoqata Studentore Shqiptare.
Me 20 shkurt te vitit 1991 uragani i lirise i qytetareve, te rinjve, studenteve, te persekutuarve, me i madhi qe Shqiperia kishte patur ne tere ekzistencen e saj do vershonte nga Qyteti Studenti drejt sheshit Skenderbej dhe me nje energji “nukleare”, guxim ne kufijte e legjendes do te perballej dhembe per dhembe me diktaturen me te eger te Europes, do te ngrihej mbi tanket, mitralozat dhe blindet, panciret e saj dhe do permbyste ne ora 14:05 shtatoren e diktatorit çnjerezor Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se dyte Boterore siç do ta quante ne deklaraten e Samitit te Parisit Bashkimi Demokratik Europian, organizate qe gruponte te gjitha partite e qendres se djathte te Europes dhe Botes!
Ne piedestalin e zbrazur te shtatores se diktatorit gjaksor, qytetaret heronj te Tiranes vendosen Flamurin tone te lire Kombetar, Flamurin e Skenderbeut.
Revolta gjigande e shqiptareve e 20 shkurtit te vitit 1991 detyroi Ramiz Aline te kapitulloje dhe te firmose heqjen e emrit “Enver Hoxha” Universitetit dhe plotesimin e te gjitha kerkesave te greves se urise te mbi 720 studenteve dhe pedagogeve te Universitetit te Tiranes dhe shkollave te tjera te larta te vendit!
Me 20 shkurt te vitit 1991 shqiptaret çliruan vehten e tyre nga zinxhiret e pushtimit me barbar te mendjeve, shpirtrave dhe lirive te tyre. Ata me zvarritjen, prerjen e kokes se shtatores se diktatorit i bene gjyqin publik antikrishtit te historise se tyre qe ju kishte ndaluar me kushtetute Krishtin, Muhamedin e madje edhe vet Zotin.
Por 20 shkurti eshte dhe dita e shembjes se busteve te gjalla, bllokmeneve hoxhist, gjakpires ne pushtet, rregjimit te tyre mizor dhe eshte gjithashtu diteindja e dyte e Partise Demokratike, e cila jo vetem organizoi dhe drejtoi me sukses, guxim dhe vendosmeri levizjen studentore dhe mbare popullore, revolucionin demokratik te shkurtit 1991 por qendroi fuqishem ndaj grushtit te shtetit, kurtheve dhe akteve terroriste te klikes komuniste ne pushtet qe kishin si qellim hakmarres primitiv shpalljen e gjndjes se jashtezakonshme dhe shkaterrimin e Partise Demokratike, asgjesimin e saj.
Ne valen e terrorit te eger te klikes hoxhiste u ekzekutuan ato dite pa gjyq nga fallangat e krimit ne pushtet ne rruget e Tiranes, sportisti i njohur Artan Lenja dhe 11 qytetare te tjere!
Nderim perjete martireve te shkurtit te vitit 1991, studenteve dhe pedagogeve greviste te urise dhe te gjithe atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qe firmosen me gjakun, sakrificat, trimerine e tyre shembullore librin e lirise dhe dinjitetit te shqiptareve!
Por 20 shkurti 1991, si dita e ngadhenjimit te qytetareve me te shtypur, me te dhunuar, me te izoluar e me te uritur te botes mbi tiranine me çnjerezore, me te eger te kohrave, eshte gjithashtu dita e Kujteses tone kombetare.
Kjo esht dita e nderimit te sakrifices, dhimbjeve, vuajtjeve te qindra e mijra burrave dhe grave, te rejave, te rinjve, femijeve dhe te moshuarve, qendrestareve, viktimave te kalvarit horror te regjimit te satanit shqiptar, Enver Hoxha
Prandaj sot le te perulemi me nderimin dhe mirenjohjen tone me te thelle para te gjithe atyre qe lane rinine, endrren, te ardhmen, jeten para skuadrave te pushkatimit apo ne kampet dhe burgjet e diktatures si viktima te luftes se klasave, kundershtare te regjimit apo qe vuajten nga uria dhe vdiqen nga semundjet e saj ne sistemin skllavopronar te diktatures hoxhiste!!
Te dashur miq sot pas 29 vitesh, ky 20 shkurt per mbare shqiptaret eshte dita e kushtrimit te lirise, guximit, trimerise se qytetareve shqiptar per tju rezervuar, me revolucion demokratik bijeve bastard me ne krye Edvin Kristaq Tradhetarin dhe narkoshtetit te tyre, fatin e merituar te diktatures se eterve primitiv dhe barbare! sb