“Kjo ishte Konferenca e Kreditorëve”/ Shano: Pjesa më e madhe janë kredi. Si do i shlyejë qeveria shqiptare?

Lexo edhe:

“Dominon në mënyrë absolute kredia (80%), kjo nuk ishte Konferenca e Donatorëve por Konferenca e Kreditorëve.”

Kështu deklaron deklaron eksperti i ekonomisë Dritan Shano, në një reagim lidhur me fondet e dhëna për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shano bën pyetjen sesi do ta shlyejë qeveria shqiptare këtë borxh.

Postimi i Dritan Shanos:

-Shifra prej me shumë se 1 miliard EUR e premtuar në konferencën e organizuar në Bruksel në ndihmë të Shqipërisë së prekur nga tërmeti është impresionuese.

-Nje falenderim i madh të gjithë vendeve që u solidarizuan me shqiptarët në nevojë, që premtuan para në ndihmë të shqiptarëve, veçanërisht Italisë, e cila nuk zhgënjeu në angazhimin e saj të përhershëm ndaj vendit tonë; por edhe Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për masën dhe konkretësinë e ndihmës së premtuar prej tyre.

-Nga kompozimi i premtimeve në grante dhe kredi, ku dominon në mënyrë absolute kredia (80%), kjo nuk ishte Konferenca e Donatorëve por Konferenca e Kreditorëve.

-Mbetet të shihen kushtet që do paraprijnë dhe shoqërojnë si grantet ashtu dhe kredite e premtuara. Njohja e tyre do na jepte një ide të qartë për kalendarin e disbursimeve të këtyre premtimeve; për rolin dhe detyrat që duhet të përmbushë qeveria dhe Kuvendi i Shqipërise, që të mos bëhen pengesë për disbursimin e shpejtë të këtyre fondeve të premtuara.

-Cili do te jetë roli i Qeverisë Shqiptare në menaxhimin e këtyre granteve dhe kredive? Proçedurat do kryhen nga shtetet apo insitucionet kredidhënëse, apo nga Qeveria Shqiptare? Në rast se do kryhen nga shtetet dhe institucionet kjo do të tregojë besimin e ulët tek aftësitë, kapacitetet dhe transparanca e qeverisë shqiptare ne menaxhimin e këtyre fondeve; njëherësh do rrisë dhe paqartësinë e kalendarit të disbursimit të premtimeve.

-Është e qartë se qeveria do duhet të rishikojë përsëri buxhetin e vitit 2020. Parashikimi i kostove lokale që do duhet të përballojë është ende i paqartë. Mbetet për t’u parë nëse kredia e premtuar do ndikojë në stabilitetin makroekonomik te vendit. Kapacitetet e ulëta absorbuese të vërejtura në dekadën e fundit paraqesin risk për thithjen e fondeve dhe zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe sociale të popullsisë së prekur nga tërmeti.

-Transparenca e menaxhimit të këtyre fondeve u theksua nga shumë pjesëmarrës në Konferencë, çka tregon vetëdijen dhe nevojën e donatorëve dhe kreditorëve për garanci që paratë do shkojnë në destinacion.

Lajme të lidhura

Para