• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Misteri/ Kush e vrau presidentin e vetëshpallur të Çamërisë? Gazeta amerikane investigon çështjen

09:41 : 15/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gazeta amerikane, Wall Street Journal, ka publikuar një investigim me pagesë në lidhje me historinë e vrasjes së Festim Latos.

Investigimi vjen si bashkëpunim mes dy gazetarëve, në SHBA dhe Holandë.

Më poshtë mund të lexoni variantin e plotë të shkrimit, përkthyer dhe publikuar nga gazeta “Shekulli”.

Kufoma që policia holandeze gjeti në një kanal jashtë Amsterdamit, verën e kaluar ishte zhveshur lakuriq, prerë në copa dhe mbështjellë në qese plehrash.

Hetuesit e identifikuan viktimën si 43-vjeçarin shqiptar, Festim Lato, i cili jetonte në një qytet të vogël 70 milje larg Amsterdamit. Ajo që ata nuk e dinin ishte kush e kishte vrarë atë ose pse.

Lexo edhe:

Rama harron Çamërinë: Nuk ka territore shqiptare në Greqi. Jo e drejtë të përmendet në shkollë!

Çamëria në dosjet diplomatike

Sot, hetuesit dyshojnë se vrasja e zotit Lato mund të ketë lidhje me punën e tij të pazakontë si president i vetëshpallur i asaj që ai e quajti Republika e Çamërisë, një zonë e Greqisë që dikur kishte një popullsi të madhe shqiptare. Përpjekja e tij për të fituar njohjen ndërkombëtare për republikën e tij e futi në një turne diplomatik në disa shteteve të vogla europiane dhe në Parlamentin Europian. Ai krijoi dalëngadalë një komb të vetëshpallur duke lëshuar pasaporta dhe duke organizuar parada ushtarake në shtëpinë e tij.

Por prapa këtij luftëtari lirie, sipas policisë holandeze fshihej një mashtrues. Policia tha që investitorë të ndryshëm shqiptarë dhe holandezë i kishin dhënë qindra mijëra, ose ndoshta miliona euro për të ngritur republikën Çame, me shpresë se do të kishin sukses. Këshilltarët e tij paraqiteshin si diplomatë dhe ndihmuan në organizimin e takimeve me liderët europianë, por më pas u ankuan se nuk ishin paguar për përpjekjet e tyre.

Lato dhe ndihmësit e tij ofronin nënshtetësi te Republikës Çame së bashku me pasaportat për 500 €. Ndihmësit e tij e lidhin vdekjen e zotit Lato me lidhjet e tij të errëta në Ballkan dhe krimin e organizuar. Disa përkrahës thanë se ai mund të jetë vrarë nga nacionalistët grekë që u alarmuan nga planet e tij për të ngritur një komb përgjatë kufirit veriperëndimor të Greqisë.

“Kishte shumë njerëz që kishin probleme me Festimin, në nivel politik dhe financiar,” tha një zëdhënëse e policisë holandeze. “Është një hetim jashtëzakonisht i ndërlikuar.”

Çamët kanë kërkuar prej kohësh njohjen e vrasjes të të parëve të tyre, të cilët u dëbuan nga Greqia perëndimore per në Shqipëri gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore. Pasi Shqipëria doli nga kthetra e komunizmit në fillimin e viteve 1990, organizatat çame filluan të promovojnë kulturën e tyre dhe t’i kërkojnë Greqisë të drejtat e tyre.

Lato kishte një qasje më radikale. Ai ishte nga qyteti bregdetar i Vlorës, por kishte jetuar në Holandë për më shumë se dy dekada përpara se të kalonte një periudhë të vështire disa vjet më parë, për shkak të problemeve me fondet.

Ai ishte i panjohur në mesin e aktivistëve kryesorë çamë derisa ai deklaroi krijimin e një Republike të pavarur të Çamërisë në një hotel në Hagë në tetor të vitit 2016.

Idajet Jahaj, një mësues në pension nga Vlora dhe mik i vëllait të zotit Lato, tha se ai ishte përfshirë në këtë nismë pavarësisht se nuk ishte çam. “Ishte ëndrra ime të shkoja në Holandë,” tha Jahaj. “Ishte një emocion i madh të fluturoja në aeroplan dhe të shikoja gjithë Europën.”

Në ceremoninë e varrimit të tij, tre burra të veshur me stemën e Ushtrisë Çlirimtarë të Çamërisë, kishin lyer fytyrat me bojë dhe marshuan me një flamur shqiptar.

Një vit tjetër në një ceremoni tjetër në Edinburg, Lato nënshkroi një marrëveshje me një grup joqeveritar të quajtur Organizata e Kombeve dhe Popujve të Pavarur. Atje, ai u lidh me dy specialistë që u futën në skajet e politikës europiane: Jeroen Zandberg, një holandez që punoi për UNPO dhe e quante veten diplomat, dhe Yohan Byrde, një këshilltar politik dhe biznesmen i lindur në Sri Lanka. Ata thanë se e morën zotin Lato në një turne 10-ditor të disa kryeqytete europiane përfshirë Vatikanin, San Marino dhe Monakon.

Lato nxori më pas një kushtetutë për republikën e tij në shtator të vitit 2017. Lato dhe ndihmësit e tij gjithashtu filluan të ofrojnë shtetësi së bashku me pasaporta për 546 dollarë. Ata deklaruan gabimisht se pasaportat ishin të vlefshme në shumë vende të Europës, SHBA dhe Kanada, dhe mund të përdoreshin për të investuar në tokë dhe pronë.

Në fund të shtatorit të vitit 2017, një delegacion nga e ashtuquajtura republikë vizitoi qytetin e lindjes së zotit Lato në Vlorë, i shoqëruar nga dhjetëra investitorë holandezë. “Ai kishte një histori të besueshme,” tha një investitor holandez që kishte udhëtuar me Lato.

Gjykatat në Shqipëri e kishin dënuar atë në mungesë në vitin 2014 dhe 2015 për mashtrim dhe kontrabandë, sipas një dokumenti të Ministrisë së Drejtësisë, dhe ai rrezikonte burgimin nëse kthehej. Në vend të kësaj, ai po e shndërronte vilën e tij në Holandë në një seli. Një video e postuar në faqen e Facebook të Republikës së Çamërisë tregonte se Lato ishte duke inspektuar një paradë të stilit ushtarak të 10 burrave me veshje kamuflazhi krahas flamujve amerikanë, holandezë dhe shqiptarë. Ish ndihmësit e tij thonë se qindra shqiptarë kalonin nëpër shtëpi, përfshirë edhe shumë gra për të argëtuar zotin Lato, i cili ishte i divorcuar.

Në shkurt të vitit 2018, autoritetet lokale bastisën pronën për të kontrolluar nëse ai po shkel kufijtë e okupimit. Zyrtarët gjetën një duzinë njerëzish që jetonin në shtretër marinari dhe dhjetëra uniforma, tha Martin Kugel, një zëdhënës i bashkisë së qytetit.

Byrde dhe Zandberg filluan të kishin dyshime. Byrde e braktisi projektin në fillim të vitit 2018. Zandberg tha se ai po zhgënjehej që Lato shfaqej më i interesuar për fotografitë me politikanët europianë sesa parullat burokratike për të çuar më tej kauzën çame. Zandberg tha që ai është një diplomat i përkushtuar i kombeve të papërfaqësuara dhe punonte për një grup separatist në Indonezi. Ai tha se investoi kohë dhe energji në kauzën çame dhe se zoti Lato e linte shpesh atë të udhëhiqte bisedimet në mbledhje.

Zandberg gjithashtu tha që ishte e paqartë se çfarë ndodhi me paratë e investitorëve.

Në prill të vitit 2019, një gjykatë holandeze shpalli falimentimin e zotit Lato pasi një investitor kërkoi kthimin e 225,000 eurove sipas dosjeve të gjykatës. Ai më vonë hapi një ekspozitë në Parlamentin Europian kushtuar 75 vjetorit të dëbimit të shqiptarëve të Çamërisë nga Greqia, por iu desh ta hapte në një dhomë të vogël pasi zoti Lato humbi afatin për të aplikuar për të përdorur një sallë falas, dhe nuk mund të përballonte faturën.

Pastaj, më 16 korrik, Lato u takua me një biznesmen në një kafene fshati afër Amsterdamit ndërsa zoti Zandberg dhe bashkëpunëtorët e tjerë prisnin, sipas pamjeve të mbikëqyrjes të publikuara nga policia. Lato la kafenenë dhe hipi makinën sportive të biznesmenit, i cili më pas e hodhi nga makina dhe e la në rrugë. Policia, e cila nuk pranoi ta emëronte personin pasi nuk është i dyshuar, tha se u tha atyre se nuk mund të kujtohet saktësisht se ku e la z. Lato.

Katër ditë më vonë, trupi i tij u gjet. Në funeralin e tij në Shqipëri, arkivoli i tij u mbulua me në një flamur të republikës së tij të vetë-shpallur dhe u shoqërua nga burra me veshje paramilitare.

Zandberg tha që përfshirja e tij me Republikën e Çamërisë ka përfunduar dhe pret që vdekja e zotit Lato të mbetet e mister. Ai është bashkuar përsëri me zotin Byrde, dhe së bashku ata së fundmi vizituan Somaliland, një shtet i vetë-deklaruar në Afrikën Lindore.

Etiketa: cameriafestimivrsje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama harron Çamërinë: Nuk ka territore shqiptare në Greqi. Jo e drejtë të përmendet në shkollë!

22:54 : 25/02/2025
AKTUALITET

Çamëria në dosjet diplomatike

09:10 : 27/06/2024
AKTUALITET

Vranë rivalin e drogës, dy shqiptarët dënohen me nga 27 vite burg në Britani

20:30 : 23/03/2024
AKTUALITET

Reagojnë organizatat shqiptaro-amerikane: T’i jepet fund ledhatimit të Serbisë

19:47 : 23/11/2022
AKTUALITET

Çamëria/ Idrizi-ministrit grek: Gjuhë arrogante që duhet të na shqetësojë

10:25 : 20/06/2022
AKTUALITET

Idrizi: Do jemi në Qeveri pas 25 prillit, faktorizimi i çështjes çame fitorja më e madhe

11:09 : 18/01/2021
Para

Shën Valentini i ëmbël i Zen Berishës dhe Armina Mevlanit larg syve të publikut (foto)

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com