• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Erdhi lakuriq… më vjen turp nga nusja”/ Pi birra me shokët, pastaj futet te banesa e fqinjit dhe tenton ti përdhunojë të ëmën

09:09 : 11/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Pasi kishte konsumuar gjatë mbrëmjes birra me shokët, sipas dëshmive të këtyre të fundit, akuzohet se hyri në katin e parë të banesës dykatëshe të fqinjit të tij, i cili jetonte me bashkëshorten, fëmijët dhe mamanë. Aty, tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me të ëmën, një e moshuar 83 vjeçe. Por, nuk ka arritur ta kryejë aktin pasi e moshuara ka refuzuar dhe ka bërtitur me zë të larte derisa kanë ardhur familjaret e saj. Në këto kushte, 34-vjeçari është larguar me shpejtësi. I riu gjithashtu, e ka goditur disa here të moshuarën me një send të mprehtë.

Për ngjarjen që sipas prokurorisë është konsumuar natën mes 6 dhe 7 Shtator të dy viteve më parë në një fshat të Korçës, Gjykata e Rrethit ka dhënë ndaj një 34-vjecari dënimin me 3 vite burgim për veprat penale: “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armeve te ftohta” dhe “Ngacmimi seksual”.

Vetë i pandehuri, i ndaluar në shtator 2018 dhe i lënë nën masën e sigurisë në burg, ka mohuar akuzat.

Ndërkohë, në vendimin e shkallës së parë, dhënë së fundmi, Gjykata ka argumentuar se “krijon bindjen se në datën 06.09.2018, në orët e vona të natës, i pandehuri ka hyrë në katin e parë të banesës së shtetasit X.X., ku qëndronte nëna e tij dhe ka kryer me të veprime të natyrës seksuale. Familjaret janë ngritur për shkak se kanë dëgjuar zhurmë dhe thirrje nga viktima. Një prej tyre ka pare të pandehurin që ka kapërcyer murin e avllisë dhe është hedhur në bahçen e tij dhe të pandehurit i ka rënë një send që e ka gjetur kallëzuesi dhe që sipas aktit te ekspertimit teknik është thikë me efekt shpues. Por, Gjykata nuk bindet që veprimet, i pandehuri karshi viktimës i ka bërë me qëllim kryerjen e një akti të plotë seksual, por që ka mbetur në tentative për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij, por ka kryer sjellje me natyre seksuale, që cenojnë dinjitetin e një personi, duke krijuar një mjedis degradues dhe poshtërues, duke konsumuar elementet e veprës penale ‘Ngacmimi seksual’”.

Nga verifikimet, rezulton se vendimi nuk është ankimuar në Apel, duke marrë kështu formë të prerë.

Lexo edhe:

Arrestohet 78-vjeçari nga Korça, akuzohet se ngacmonte seksualisht dy gra

Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë

DËSHMIA

“BoldNews” sjell dhe dëshminë e të moshuarës dhënë në gjykatë:

Pyetje: Cfare mund te na thoni lidhur me ngjarjen e ndodhur ne shtator te vitit 2018 kur ka hyre ne banesen tuaj shtetasi{xxx}?

Pergjigje: Ishte nate, une isha ne shtepi po flija ne kat te pare. Erdhi ky, i thashe hajde {xxx}. Kur shikoj, po ti i thashe. I thashe hajde te te jap pak buke se e njihja. Ai po me vertitej. I thashe si e ke punen, degjo do ti bie djalit ketu te vije sakaq. Sa beja kembe une, ai prapa. Se mundja dot, mor bir i thashe. C’me ka bere ai mua, e shtyva, me bastun, se mundja dot, ai me godiste duarve, kembeve. Ai eshte budalla fare.

Pyetje: Ku e njohe qe ishte{xxx}?

Pergjigje: Nuk e njihja. E pyeta prej nga je t’i jepja buke. Jam prej ketu, jam prej ketu. Kur e pashe po ky qenka djali i {xxx}. Ja kete hoqi {xxx} tere naten. Ai ndenji dy minuta plot. Une rrembeva bastunin e pastaj thirra djalin, hapa deren. Une dola dhe ai doli. Ai doli nga dritarja, une dola nga dera. Per te hyre, ai hyri nga dera. Deren atij une ja hapa se mendova qe ishte djali. Kam dhe nje djale te madh me emrin {xxx}. Iku djali, ai me erdhi mua. Mor bir si e ke punen. Nuk e njoha, mor bir si e ke punen, jo keshtu, po keshtu. Une kisha veshur leckat e gjumit, kemishe, mbathje te gjata. I therrisja djalit po nuk degjonte se ishte lart.

Pyetje: Cfare mendon ti se donte te bente shtetasi {xxx}me ty?

Pergjigje: Xhanin donte, e kuptove? Donte te me zinte me dore po une nuk e lashe.

Pyetje: Kerkoi te kryente marredhenie seksuale me ty?

Pergjigje: Jo, nuk e di cfare donte te bente.

Pyetje: Me fjale te tha gje?

Pergjigje: Te te ze me dore me thoshte.

Pyetje: Te futi duart ne vende intime?

Pergjigje: Donte por nuk e lija une.

Pyetje: T’u duk gje i pire?

Pergjigje: Nuk ishte i pire. Bente c’ bente me shtynte. Do t’i them {xxx}i thashe. Ai me beri budalla, me beri me gjysmen e mendjes, ja ky.

Pyetje: Vuan nga ndonje semundje?

Pergjigje: Po kujt i vete, nenes. Sikur isha ndonje e bukur. Nuk e kam koken tamam. Kur e kujtoj kete une.

Pyetje: Kishte ndonje send me vete?

Pergjigje: Nuk pashe gje une. Mua me kercenonte me dru, gjeti nje purteke atje. Purteken e kishte ne krah te futur, ate e kishte me vete. Me kercenonte me ate, ne duar ne kembe.

Pyetje: Të shtriu ne shesh ose ne divan?

Pergjigje: S’arrinte, nuk e lashe une, cfare te beja.

Pyetje: Eshte futur ndonjehere me perpara ky shtetas ne shtepine tende?

Pergjigje: Jo, jo.

Pyetje: Ju keni pasur ndonje konflikt me {xxx}?

Pergjigje: Jo. Ne s kishim as sherr, as shamate. Edhe i ati ashtu eshte. Kete mos e leshoni se ky te turperon, s’ ka turp.

Pyetje: Ti e ndjen veten te turperuar nga ato qe ka kryer ai ndaj teje?

Pergjigje: Ai do purteken, ta rrahesh tre here ne dite.

Pyetje: T’i shikon nga syri i majte?

Pergjigje: Jo. Pyetje: Po ate bastunin qe kur e mban?

Pergjigje: Qe kur hyri ky. Isha mire, {xxx} thoshin. Po me beri te zezen.

Pyetje: A te kerkoi ndonje leke?

Pergjigje: Jo, jo, u mor vetem me mua.

Pyetje: Nuk hyri per te vjedhur?

Pergjigje: Po te donte te vidhte merrte e ikte.

Pyetje: Ai doli se bertite ti apo iku vete?

Pergjigje: I thirra une {xxx}, nuk te ikte ai.

Pyetje: Personi i cili hyri ne banese cfare kishte veshur?

Pergjigje: Kishte veshur ca lecka, nuk ja vura re.

Pyetje: Driten e dhomes e kishe hapur apo mbyllur?

Pergjigje: Hapur. Gabim ka bere e {xxx}.

Pyetje: Si ishte ky personi qe hyri i shendoshe a i dobet?

Pergjigje: Ku e di une o bir i nenes, ku e vura re. Kur erdhi ky mua mu pa si evgjit, ndenji e ca dhe i thashe ore cfare ben ti. Ik i thashe. Atehere me lojti drurit ai mua.

Pyetje: {xxx} e {xxx} sa kishe pa e pare?

Pergjigje: Nuk e njihja. Nuk e kisha pare kisha kohe, kush u flet atyre.

Gjykata: Kete djalin qe eshte ketu e njeh ti? (i tregon te pandehurin)

Pergjigje: Se njoh. Ato qe beri ai ishte vrasje, kot e ke.

Pyetje: Me mamane e {xxx} pije ndonjehere kafe?

Përgjigje: Jo. Asnje njeri nuk hyn atje.

Pyetje: Keni ndonje konflikt?

Pergjigje: Nuk kemi.

Pyetje: Ka vellezer, motra ky djali?

Pergjigje: Motra ka, po kane shkuar tutje, ka dy motra. Vella nuk ka. Erdhi lakuriq po c’ deshi me mua. Erdhi per mua, te me rrihte mua. Se njoha, e futa ti jap buke, ai atehere me ze. Prej nga je, Potgorije. Me vjen turp prej nuses, ma ka kenge, hundet ja, do merresh me te birin e {xxx}, po s me leshonte. Njeri nuk e do. Merreshe me mua, shty, shty.

Gjykata ka ftuar deshmitaren te afrohet tek i pandehuri (per te pare reagimin e saj nese do e identifikonte dhe njihte te pandehurin)

Deshmitaria pasi afrohet ka deklaruar: E njoh, s’ jam budallacke. Ky eshte ai qe me erdhi nje nate atje. Tani une do vdes, se eshte turp. /BoldNews.al/

Etiketa: ngacmim seksual

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestohet 78-vjeçari nga Korça, akuzohet se ngacmonte seksualisht dy gra

12:47 : 09/08/2025
AKTUALITET

Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë

14:28 : 04/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

14:31 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur në Berat, arrestohet 64-vjeçari

10:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

Dy të arrestuar për dhunë në familje në Tiranë, adoleshenti në kërkim për ngacmim seksual

11:06 : 22/06/2025
AKTUALITET

Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

09:57 : 20/06/2025
Para

Pas sherrit në klubin e natës, plagoset me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar

TË GJITHA

“Bëra detyrën, s’jam hero”, flet polici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

21:45 : 09/08/2025

Ndërron jetë komandanti i misionit legjendar ”Apollo 13”

21:32 : 09/08/2025

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025

Itali/ Arrestohet pas një viti shqiptari që qëlloi me kazmë një karabinier

21:05 : 09/08/2025

Eurostat: 99% e të rinjve online, por nuk kanë aftësi digjitale

20:46 : 09/08/2025

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele: Nuk ndihesh më i sigurt…

20:36 : 09/08/2025
Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

20:21 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com