• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emrat/ AMF zbulon kompanitë Sigurimit që nuk kanë aftësi paguese për dëmshpërblimin e Pronës

13:54 : 08/02/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Një raport i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2018, tregon se 3 nga 11 kompanitë e Sigurimit, aktive në tregun shqiptar, nuk kanë aftësi për të paguar dëmshpërblimin për “Sigurimin jo-Jetë”, në të cilin përfshihen të gjithë llojet e siguracioneve që kanë të bëjnë me shëndetin dhe pronën.

Tashmë që mijëra qytetarë shqiptarë kanë pësuar dëmtime të shumta, pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, raporti i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare nuk tregon aspak të dhëna pozitive për klientët e kompanive “Insig-Jo Jetë”, “Ansig” dhe “Eurosig”.

Sipas tabelave përmbledhëse të AMF-së për vitin 2018, rezulton se kompania “Insig-Jo Jetë” është përballur me mangësi kapitali për të dëmshpërblyer klientët që kanë paguar pranë saj shuma parash për të siguruar pronën, shëndetin apo mjetet motorike.

Në bazë të të dhënave zyrtare, kompania “Insig Jo Jetë”, për vitin 2018, ka pasur një kapital negativ prej rreth 1.7 miliardë lekë të reja, krahasuar me përcaktimet e Autoritetit Rregullator. Pas saj vjen kompania “Ansig”, me një kapital negativ prej 105 milionë lekë të reja.

Lexo edhe:

KLSH: Bordi i AMF nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit

Shalsi-Nikolla manipuluan vendimin për emërimin e Merita Gurabardhit në AMF

Ndërkohë, AMF nuk ka publikuar asnjë të dhënë për kompaninë “Eurosig” për vitin 2018. Krahas këtyre tre kompanive, është edhe “Sicred”, që gjendet në limitin e kapitalit të kërkuar nga Rregullatori.

Kompanitë e dobëta, aktiviteti dhe pronarët
Kompania “Insig- Jo Jetë” (Insig sh.a) është 100 përqind në pronësi të kompanisë “Eurosig”, me aksioner kryesor biznesmenin Kadri Morina.

“Insig jo-jetë”, (“Insig Sha”) është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 23 Dhjetor 2016. Sipas të dhënave të vetëdeklaruara, “Insig sha” është shoqëri e rrjedhur nga shoqëria Instituti i Sigurimeve (INSIG SHA) dhe mbart historikun, të drejtat dhe detyrimet e aktivitetit të “Jo-jetës” së saj, sipas vendimit për ndarjen e shoqërisë.

Ndërkohë, për vetë kompaninë “Eurosig”, e cila kontrollon “Insig Jo-Jetë”, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare nuk ka publikuar asnjë të dhënë për kapitalin e saj gjatë vitit 2018.

Kompania e tretë në top-listën e shifrave negative është “Ansig” sha. Kjo kompani është një shoqëri aksionere sigurimesh, e regjistruar në 19 Janar 2012 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Aksioneri kryesor i saj është Pirro Angjeli, i cili kontrollon 90% të kuotave të kapitalt.

Kompania “Sicred”, e cila gjendet në limitin e kapitalit të përcaktuar nga autoriteti Rregullator, rezulton e regjistruar në QKR në datë 30 Shtator 2004. Aksioneri kryesor i saj është Aleksandër Pilo, me 46.3% të totalit. Aksioneri i dytë më i madh është Renis Tërshana.

Çfarë parashikon ligji për këto raste
Kapitali i shoqërisë së sigurimit, për qëllime të zbatimit të rregullave të administrimit të rrezikut, llogaritet në përputhje me metodologjinë e përcaktuar në këtë ligj apo në aktet e Autoritetit. Shoqëria e sigurimit, gjatë gjithë veprimtarisë së saj, zotëron një kapital të mjaftueshëm që përbën dhe aftësinë paguese të saj. Aftësia paguese përbëhet nga aktivet e shoqërisë së sigurimit, të lira nga çdo përgjegjësi e parashikueshme, duke zbritur prej tyre çdo aktiv të patrupëzuar.

Megjithatë, ligji parashikon edhe raste përjashtimore për shoqëritë e sigurimit që nuk arrijnë nivelin e kërkuar të aftësisë paguese duke pasur një nen të veçantë për masat e marra nga këshilli i administrimit/mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit për të arritur nivelin e kërkuar të aftësisë paguese.

“Nëse kapitali i shoqërisë së sigurimit nuk është i mjaftueshëm, për shkak të rritjes së nivelit të kërkuar të aftësisë paguese ose arsyeve të tjera, këshilli i administrimit/mbikëqyrës i shoqërisë së sigurimit merr menjëherë masat e nevojshme për të arritur nivelin e kapitalit të kërkuar ose propozon masa, sipas strukturave përgjegjëse të shoqërisë. Këshilli i administrimit/mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit njofton Autoritetin për masat e propozuara, brenda tetë ditëve kalendarike nga data e propozimit të tyre”, parashikohet në ligjin 52/2014 “Për sigurimet dhe risigurimet”.

Etiketa: AMFansigEurosiginsigkompani sigurimesh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLSH: Bordi i AMF nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit

08:32 : 14/04/2025
AKTUALITET

Shalsi-Nikolla manipuluan vendimin për emërimin e Merita Gurabardhit në AMF

18:32 : 03/08/2024
AKTUALITET

Oligopoli i sigurimeve fiton tenderin 3.3 milion euro për helikopterët e prishur

11:49 : 17/01/2024
AKTUALITET

Qeveria propozon emrin e ri të kreut të AMF-së, ndryshon dhe drejtuesin e Autoitetit të Aviacionit Civil

16:40 : 22/11/2023
AKTUALITET

Ulen komisionet e sigurimit të makinave, AMF: Ligji ka ndryshuar tregun

20:39 : 18/10/2023
AKTUALITET

Kush do e zëvendësojë Ervin Meten? 4 kandidatë në garë për postin e Drejtorit të AMF

13:05 : 04/10/2023
Para

"Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e krizës"/ PD nuk heq dorë, i kujton Ramës sondazhet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025

U vesh si fantazmë, deputeti italian përjashtohet nga Parlamenti

22:10 : 14/05/2025

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025

Mziu komenton humbjen: Çfarë të bënim?! Rama bleu 300 euro votën, ne i dënoncuam

22:03 : 14/05/2025

Milan-Bologna/ Start i vrullshëm dhe pastaj kujdes, mbyllet pjesa e parë e finales

21:54 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com