• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Fast & Furious” – Postblloqe dhe të shtëna me armë / Zbardhet dosja: Si u ndalua gjirokastriti nga Policia (VIDEO+FOTO)

14:26 : 07/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 27-vjeçarin Aldiron Shehu nga Gjirokastra. Tre ditë me parë, teksa nuk iu bind urdhrave të përsëritur të policisë për të ndaluar, ai shkaktoi një aksident në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku u përplasen tre mjete dhe mbeten të plagosur 5 persona, mes tyre punonjësi i policisë Eugen Abdyzarraku.

Gjykata e Elbasanit shqyrtoi kërkesën e prokurorisë e përfaqësuar nga Tomorr Kullolli për caktimin e masës së sigurisë të “arrestit me burg” për Aldiron Shehun, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit mbetur në tentativë”, “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e 5 personave” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë”.

Avokati Osman Jazo tha në seancë se klienti i tij nuk e njihte terrenin dhe se ndiqej nga një “fuoristradë”. Ndërhyrja e policisë, sipas avokatit, ishte jo profesionale.

BoldNews hedh dritë dhe mbi dosjen e prokurorisë, që ka zbardhur dinamikën e ngjarjes. Ndryshe nga sa deklaroi Policia në njoftimin për ngjarjen, prokuroria saktëson se gjatë aksionit për ndalimin e të riut, është qëlluar me armë nga policia.

Ndjekja

Shehu, dy ditë më parë aksidentoi efektivin e policisë së Elbasanit Eugen Abdyrrezaku, i cili së bashku me kolegët e tij, G.L., K.P. dhe E.B, kishin organizuar një postobllok policor për ndalimin e tij.

Aksidenti pranë një karburanti, e përfshirë mjeti i drejtuar nga Shehu, i batuar, një autoshkollë dhe një automjet tjetër

Sipas hetimeve: Shehu ishte vënë në ndjekje policore nga një patrullë rrugore e komisariatit të Devollit, pasi në fshatin Cangonj, kjo patrullë i ka bërë shenjë të ndalojë për shkak të shpejtësisë së madhe të lëvizjes së automjetit. Por Aldiron Shehu, nuk ka ndaluar, duke vijuar rrugën në drejtim të Korçës.

Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje të makinës “Wolksvagen”. Në kohën kur Shehu ka vënë re se po ndiqej nga makina e policisë, në fshatin Vranisht, ka bërë një manovër të rrezikshme në rrugë, duke u kthyer menjëherë dhe pasi ka rrezikuar të nxjerrë jashtë rrugës automjetin e punonjësve të policisë është kthyer me drejtim lëvizjeje nga Devolli për në qytetin e Korçës. Që në këtë moment ai është tentuar të ndalet tre herë nga policia, e cila ka organizuar postblloqe, por pa rezultat.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2020/02/WhatsApp-Video-2020-02-04-at-12.11.11-1.mp4

Ndalimi në Elbasan

Shehu është ndalur vetëm pas një postblloku në Elbasan, ku policisë i është dashur të qëllojë me armë në ajër për ta bindur të ndalojë, por sërish Shehu, ka çarë bllokuesen e rrugës, duke goditur dhe një punonjës policie dhe më pas ka aksidentuar një makinë tjetër, duke lënë të plagosur 4 persona, D.Plaka, D. Plaka, A. Cani, D.Hazizi dhe A.Latifi. I plagosur ka mbetur dhe punonjësi i policisë Eugen Abdyrrezaku.

100 metra pasi kishte çarë postbllokun e policisë rrugore dhe goditur një efektiv policie, automjeti që ai drejtonte është përplasur me një makinë të rastit në rrugë, dhe për pasojë është përmbysur.

Vetëm në këtë moment, Aldiron Shehu, që i ishte shmangur ndjekjes së policisë nga zona e Devollit, është arrestuar.

Aldiron Shehu, 27 vjeç, fillimisht u shoqërua në spital nga policia e më pas në ambjentet e policisë.

Çfarë u gjet në makinë

Lexo edhe:

Plagosi efektivin në Elbasan, Apeli vendos 15 vite burg për Aldiron Shehun

Aldiron Shehu, i cili mëngjesin e 4 shkurtit 2020, vuri në lëvizje dhe alarmoi komisariatet e Devollit, Korçës, Pogradecit, Prrenjasit, Librazhdit dhe Elbasanit, kishte në makinën e tij 4 targa shqiptare, 1 targë greke dhe 1 fenelinë policie me kordon.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2020/02/y2mate.com-ndjekje_si_n_filma_shkmbim_zjarri_me_policin_tre_makina_aksidentohen_n_elbasan_liL-FGuTKg_360p-1.mp4

Gjatë kontrollit të makinës së tij të përmbysur, policia konstatoi dy targa AA 155 DP që i përkasin një personi nga Shkodra, dy targa të tjera DR 0701 A, që i përkasin një personi nga Durrësi, një targë greke IEH 3922 dhe një fenelinë policie me kordon.

/BoldNews/

Etiketa: Aldiron Shehu

Lajme të lidhura

Aldiron Shehu
AKTUALITET

Plagosi efektivin në Elbasan, Apeli vendos 15 vite burg për Aldiron Shehun

12:22 : 09/01/2023
Para

37-vjeçari rrëfen: U martova që të mos më quanin tranvestit, por jam pak si femër...

TË GJITHA

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

16:17 : 07/06/2025

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

16:12 : 07/06/2025

Zyrtare/ Vllaznia prezanton afrimin e radhës në merkato

16:01 : 07/06/2025

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

15:52 : 07/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

15:46 : 07/06/2025

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me Anën

15:42 : 07/06/2025

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com