• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

”Alo… Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë”/ Zbardhet dosja e krimit në familje

14:25 : 07/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

”Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë”. Kjo ka qenë telefonata pak minuta para mesnatës së 1 Shkurtit, që ka alarmuar kunatën e Lulzim Cukut, e cila nga shtrati i një spitali në Tiranë, ka njoftuar policinë, që më pas gjetën një skenë zemërthyese në vendngjarje: fëmijët te trupi i pajetë i së ëmës. Detajet e kronologjisë së krimit, zbardhen në dosjen hetimore të prokurorisë, që kërkoi arrest me burg për 45-vjeçarin, masë e miratuar nga gjykata një ditë më parë.

Lulzim Cuku në gjykatë

Në dëshminë e tij para togave të zeza, autori ka pretenduar se krimin e ka kryer për shkaqe xhelozie, pasi dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte teksa ai ndodhej në emigrim. Por sipas raportimeve në media, pretendimet  për tradhti janë mohohuar nga familjarët e 33-vjeçares, të cilët thonë se sherrin mes çiftit e nxiste vëllai i 45 vjeçarit, që sipas tyre, kërkonte largimin e tyre në Greqi që të merrte shtëpinë.

Në seancën e djeshme, u zbulua se viktima Manjola Cuku, ishte me urdhër-mbrojte.

Manjola Cuku

Krimi

Sipas hetimeve të prokurorisë, rreth orës 23.55 të datës 1 Shkurt, është marrë njoftim nga salla operative e komisariatit të Policisë Durrës se në vendin e quajtur fshatin Xhafzotaj, shtetasi Lulzim Cuku ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Manjola Cuku.

Lexo edhe:

No Content Available

Në datën 1 Shkurt, rreth orës 17.00, 45-vjeçari ka qenë në banesë së bashku me bashkëshorten, viktimën shtetasen Manjola Cuku dhe të tre fëmijët. Rreth orës 21.00, kanë qenë tek dhoma e fëmijëve të dy dhe aty kanë filluar debatet midis tyre. Lulzim Cuku ka fyer dhe ofenduar Manjolën. Pasi fëmijët i ka zënë gjumi kanë filluar përsëri duke debatuar. Në debat e sipër, Lulzimi ka shkuar tek kuzhina ku aty ka marrë një thikë buke dhe pasi ka shkuar në dhomën ku ndodhej Manjola, e ka kapur nga krahu dhe e ka futur në banjë. Aty kanë debatuar dhe në këtë moment ai e ka qëlluar me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo është rrëzuar në dysheme.

Banesa ku ndodhi krimi

Pas kësaj, Lulzim Cuku, ka dalë nga banja dhe e ka mbyllur atë me çelës, të cilin e ka lënë tek dera dhe është larguar me automjetin e tij.

Gjatë rrugës, ka marrë në telefon kunatën e tij, të cilës i ka thënë se: ”….Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë….”

Kjo shtetase ka njoftuar policinë e Tiranës pasi ndodhej e shtruar në spitalin e Tiranës dhe më pas ka shkuar në Durrës ku është njoftuar policia e Durrësit për ngjarjen e ndodhur.

Lulzim Cuku

Nga ana e Policisë është shkuar në vendngjarje ku kanë gjetur tre fëmijët e tyre tek trupi i së ëmës, e cila ishte lëvizur nga ana e vajzës së saj F. deri tek dera e banjës. Por, shtetasja Manjola Cuku, në këtë moment të ardhjes së policisë, ka qenë pa jetë.

/Boldnews/

Etiketa: lulzim cukumanjola cuku

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

“Fast & Furious” - Postblloqe dhe të shtëna me armë / Zbardhet dosja: Si u ndalua gjirokastriti nga Policia (VIDEO+FOTO)

TË GJITHA

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com