• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bar-kafe, kompani nafte dhe … Bizneset e Lul Berishës, kush është ish-kreu i bandës së Durrësit

12:01 : 04/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Lulzim Berisha, i njohur edhe si kreu i bandës së Durrësit, u lirua nga qelia në dhjetor 2016. Berisha, pas një dënimi prej 25 vitesh burg, ai u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit në Durrës, që i fali 6 vite e 22 ditë burg. Sot, ai është subjekti i paketës Anti-KÇK, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë. Lulzim Berisha duhet të japë sqarime për pasurinë e tij. Këto sqarime duhet të bindin SPAK, e më pas, do vendoset nëse ai do të ketë më mundësi ta ruajë pasurinë e tij.

Por cila është pasuria e Lulzim Berisha?

Nga të dhënat e QKB, Lulzim Berisha është pronari i parë kompanisë “Rajan 2007”, që ka në fokus tregtimin e naftës dhe furnizimin me karburant të anijeve në portin e Durrësit, një biznes i artë ky në këtë qytet.

Më 19 shkurt 2019, kompania është regjistruar në QKB, me tri aksionerë, ku kryesori është Lul Berisha, që zotëron 40%të aksioneve.

Lexo edhe:

Fundi i bandës së Durrësit? Për dy dekada sfiduan shtetin dhe drejtësinë

GJKKO lë në burg Lul Berishën/ Avokati: Dëshmitari i drejtësisë, Luftar Reçi mashtron

Dy aksionerët e tjerë, janë motra e Lulzim Berishës, Luljeta, e cila është edhe administratore, dhe Enkelejda Shoshi, një tjetër njohje e besuar e Lul Berishës.

Policia Private që dyshohet se është pronë e Lul Berishës është shoqëria “One Security, ku themelues janë Luljeta Berisha, motra e Lulzim Berishës dhe Armand Zela, një biznesmen nga Kavaja, që administron kompanitë për tregtimin e paisjeve elektronike “AZ-TECH” dhe “BÇ”.

Lulzim Berisha posedon në emrin e tij një bar kafe, që siç shihet në ekstraktin e QKB është aksioner i vetëm.

Por kush është Lulzim Berisha, emri që frikësoi Durrësin në vitet e vështira të 1997?

Lulzim Berisha kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal ndërsa u lirua më 2016. Më janar të 2015, Gjykata e Lartë rrëzoi tre dënime përjetë të anëtarëve të bandës së Durrësit dhe la në fuqi vetëm burgun përjetë të Indrit Dokles. Në 6 dhjetor të 2016, plot 10 vite pas arrestimit të tij në Maqedoni ish-kreu i Bandës së Durrësit fitoi lirinë. Berisha u lirua nga Gjykata e Durrësit në një proces larg vëmendjes së mediave dhe ndaj tij është vendosur liri me kusht për 5 vitet e mbetura të dënimit. Berisha prej kohësh qëndronte pranë spitalit të burgut në Durrës ku ishte nën kujdesin e mjekëve pas disa problemeve shëndetësore, ndërsa mësohet se vuan nga një sëmundje e rëndë

Banda e Durrësit e ka nisur aktivitetin e saj që prej vitit 1998, ku Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Historiku i krimeve të Bandës së Durrësit

17 tetor 1998

Organizata kriminale e drejtuar nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet për vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku, më 17 tetor të vitit 1998.

29 tetor 1998

Pa kaluar as dy javë nga vrasja e parë, mbi bandën e Durrësit rëndon akuza e dy vrasjeve të tjera. Bëhet fjalë për ekzekutimin e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja më 29 tetor

1998. Në këtë ngjarje u plagos edhe Marsel Sotiri.

22 gusht 1999

Një vit më vonë, i vetmi person që arriti t’i mbijetojë atentatit të 29 tetorit 1998. Ai që mbeti i plagosur një vit më parë, Marsel Sotiri, më u ekzekutua në një pritë, në lagjen Plazh të qytetit të Durrësit.

9 korrik 2000

Prokuroria akuzon bandën për një tjetër vrasje. Këtë herë për atentatin ndaj Dritan Dishës. Kjo vrasje ka ndodhur më 9 korrik 2000 në fshatin Shënavlash të Durrësit.

14 janar 2002

Një tjetër vrasje i është faturuar organizatës kriminale Berisha-Saliu. Më 14 janar të vitit 2002 i kanë zënë pritë dhe më pas është ekzekutuar shtetasi Ervin Lame në lagjen numër 3 të Durrësit

2003

Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata është ndarë në dy organizata të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata tashmë janë bërë rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre.

26 shkurt 2005

Pas kësaj ndarjeje, organizata e kryesuar nga Lulzim Berisha ka marrë hak ndaj rivales së saj duke organizuar atentatin për vrasjen e Klodian Saliut. Një nga ish-bashkëpuntorët më të ngushtë të Lul Berishës, Saliu u vra 26 shkurt të vitit 2005, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit.

13 tetor 2005

9 muaj më pas ka ardhur edhe kundërpërgjigja e ish- organizatës së Klodian Saliut. Tashmë ajo drejtohet nga Indrit Dokle, i cili akuzohet se ka kryer vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005 në Tiranë. Pas vrasjes, trupi i Gashit është hedhur në fshatin Romanat të Durrësit.

30 tetor 2005

Hakmarrja e grupit të kryesuar tanimë nga Indrit Dokle nuk është ndalur me kaq, por 27 ditë më vonë ai ka organizuar vrasjen e Ilir Kolgjinit, mik i Lul Berishës.
Vrasja ka ndodhur më 30 tetor të vitit 2005 pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.

6 prill 2006

Data e mësipërme do të shënontë goditjen e një prej bandave më të rrezikshme në vend në Tetovë. Lulzim Berisha, njeriu që e drejtoi për 10 vjet me radhë “bandën e Durrësit” mes vrasjesh e trafiqesh droge dhe armësh do të arrestohej në Maqedoni pas një urdhëri ndërkombëtar arresti të lëshuar nga Shqipëria.

16 anëtarët e ish-Bandës famëkeqe në Durrës u dënuan në total me 245 vite burgim nga gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, vendim i lënë në fuqi dhe nga Apeli ndërsa pas rekursit në Gjykatën e Lartë i vetmi që s’ka mundur t’i shpëtojë burgimit për jetë ishte Indrit Dokle. Njëri prej anëtarëve të bandës, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia, duke treguar një pjesë të mirë të shkaqeve dhe autorëve të ngjarjeve kriminale.

Etiketa: Lulzim berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fundi i bandës së Durrësit? Për dy dekada sfiduan shtetin dhe drejtësinë

11:40 : 05/04/2025
AKTUALITET

GJKKO lë në burg Lul Berishën/ Avokati: Dëshmitari i drejtësisë, Luftar Reçi mashtron

10:54 : 20/03/2025
AKTUALITET

Ekstradimi i Lulzim Berishës, avokati: Cënohet rëndë rendi dhe siguria kombëtare…

22:35 : 19/03/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rinasi “i blinduar”, momenti kur Lul Berisha mbërrin në Tiranë

07:53 : 19/03/2025
AKTUALITET

Mbërrin në Rinas Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit u arrestua në Spanjë

22:44 : 18/03/2025
AKTUALITET

Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lul Berisha

11:46 : 18/03/2025
Para
Gjytarja e Gjykatës së Posaçme Miliana Muça pas seancës në KPK

Vetingu/ KPK jep vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme

TË GJITHA

Babai i 15-vjeçarit të plagosur në piceri: Donin të fshihnin ngjarjen! Fshinë gjakun dhe hoqën kamerat…

13:15 : 06/06/2025

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025

Kapet në Han të Hotit i shumëkërkuari për plagosje në Itali, 42-vjeçari do të ekstradohet/ EMRI

12:54 : 06/06/2025

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025

Kreu akte të turpshme para një gruaje në Selanik, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

12:42 : 06/06/2025

Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

12:26 : 06/06/2025

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

12:19 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com