• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Revanshi i Ramës, nuk pritet as opinioni i Venecias. Botohet në Fletoren Zyrtare një pjesë e paketës anti-shpifje

20:38 : 03/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Një nga dy ligjet e ndryshuara sipas paketës anti-shpifje, u botua sot në Fletoren Zyrtare duke e bërë të paqartë punën e autoriteteve në një kohë kur nisma është dërguar në Komisionin e Venecias për t’u shqyrtuar nëse shkel apo jo lirinë e shprehjes. Ligji hyn në fuqi më 18 shkurt.

Paketa anti-shpifje përfshin ndryshimin e 30 neneve të ligjit “për median audiovizive” dhe 4 neneve të ligjit për “për komunikimet elektronike”. Ndryshimet u miratuan më 18 dhjetor 2019, por u kthyen për rishqyrtim nga Presidenti më 12 janar me argumentimin kryesor se ato cenonin lirinë e shprehjes.

Pasi këmbënguli se do t’i rimiratonte pa i ndryshuar, më 30 janar, qeveria tha se u tërhoq nga rivotimi i nismës me argumentin se do të priste opinionin e Komisionit të Venecias, kërkuar nga Këshilli i Evropës më 23 janar. Megjithatë një prej ligjeve është botuar sot në Fletoren Zyrtare, ligji “për komunikimet elektronike”.

Ky ligj i jep kompetenca Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) që të ekzekutojë vendimet e marra nga Këshilli i Ankesave dhe Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

AKEP është autoriteti përgjegjës që administron adresat elektronike (domain-et) dhe sipas ndryshimeve ligjore – Neni 3 dhe Neni 4 – mund të detyrojë kompanitë që shërbejnë qasje në internet bllokimin e aksesit nëse vendos kështu AMA. Gjithashtu AKEP mund të gjobisë deri në 8,000 euro (1 milionë lekë) mediat që nuk i zbatojnë vendimet e AMA-s.

Lexo edhe:

Fajdet, fenomeni agresiv, ja si u zbuluan fletoret e Ylli Çangut në Nikël

Këto propozime ligjore ishin kundërshtuar nga Presidenti me argumentin se “forca shtrënguese përkundrejt mediave “rritet nën mbikqyrjen e njëpasnjëshme të dy organeve” – AMA; AKEP.

“[…] delegimi me ligj një organi administrativ [AKEP-it] i kompetencave që Kushtetuta nuk ia lejon, mungesa e transparencës në procedurën e vendimmarrjes, dhe aplikimi i sanksioneve disproporcionale dhe pa kaluar në shqyrtimin gjyqësor, nuk është në balancë mes interesit publik për mbrotjen nga lajmet/informacionet e rreme, dhe të drejtës për informim, lirisë së shprehjes dhe zhvillimit të aktivitetit ekonomik në fushën e publikimeve elektronike”.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, njoftoi sot se kishte dërguar në Komisionin e Venecias, ndryshimet që ishin bërë me konsultim të saj rreth projekt-ligjeve. OSBE nuk ka specifikuar nëse ka konsultuar edhe ndryshimet e ligjit për komunikimet elektronike, por ajo ka kerkuar vazhdimisht respektimin e parimit të proporcionalitetit dhe gjoba më të ulëta për mediat.

Etiketa: fletore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fajdet, fenomeni agresiv, ja si u zbuluan fletoret e Ylli Çangut në Nikël

20:52 : 05/10/2022
Para

Prokurori dhe Shërbimi i Provës ndihmuan lirimin e Endrit Dokles nga burgimi i përjetshëm

TË GJITHA

Romanca me Dakun mori fund? Modelja Vesa Vllasaliu zbulon detaje, çfarë ndodhi mes çiftit

11:30 : 20/07/2025

Vijon prej 10 ditësh zjarri në Malin e Dukatit, shkrumbohen me 10 hektarë

11:25 : 20/07/2025

Nga Irlanda në Shkodër, Vllaznia firmos me portierin 28-vjeçar

11:15 : 20/07/2025

Durrës/ Tentoi të fuste në Shqipëri mallra kontrabandë, arrestohet 42-vjeçari

11:09 : 20/07/2025

Shqiptarët u larguan/ Paga 500 euro dhe strehim! Skema që po sjell afrikanët në Shqipëri

10:57 : 20/07/2025

Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton 10 milionë euro

10:56 : 20/07/2025

Dy tërmete të fuqishme godasin Lindjen e Largët Ruse

10:50 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com