• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu i Anëtares së Gjykatës së Posaçme / Çfarë ndodhi në seancën dëgjimore…

16:43 : 31/01/2020
në AKTUALITET, VETTING
Gjytarja e Gjykatës së Posaçme Miliana Muça pas seancës në KPK

Gjytarja e Gjykatës së Posaçme Miliana Muça pas seancës në KPK

Gjytarja e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Miliana Muça u përball thuajse pa probleme të premten me procesin e rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Muçës, e cila ishte hetuar në të tre kriteret, iu kërkuan shpjegime vetëm sa i përket burimit të të ardhurave të prindërve për një hua prej 800 mijë lekësh në vitin 2008 dhe po ashtu deklarimi me një vit vonesë i kontratës për blerje shtëpie.

Trupa që hetoi Muçën, deri së fundi anëtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda, u kryesua nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Olsi Komici. Muça, e cila ka filluar karrierën në drejtësi në vitin 2001 në Gjykatën e Korçës, ku ka punuar deri në vitin 2015. Më pas ajo u emërua si anëtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Me shkrirjen e kësaj gjykate, Muça është emëruar përkohësisht deri në përfundim të procesit të vetingut si gjyqtare në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Relatorja Bekteshi vuri në dukje gjatë leximit të raportit se Muçës i ishin kërkuar shpjegime shtesë vetëm për dy elementë të pasurisë. Ajo tha se gjyqtarja kishte sjellë për të justifikuar të ardhurat e të atit pagesën e kontributeve shoqërore prej vitit 1993 dhe po ashtu kishte referuar dokumente mbi të ardhurat e të vëllait emigrant. Përfshi edhe pretendimin se familja kishte 7 mijë metra katrorë sera.

Muça në fjalën e saj pretendoi se ferma e familjes së saj ishte i njohur botërisht dhe dëshmohej nga komuniteti. Ajo tha se fitimet ishin më të mëdha se deklarimet minimale për llogari të pensioneve.

Ndërkohë pyetjes së KPK mbi mosdeklarimin në vitin 2007 të kontratës me kompaninë e ndërtimit, Muça iu përgjigj duke pranuar mosdeklarimin. “Është e vërtetë që nuk e deklaruam në vitin 2007. Menduam që kontrata, duke mos qenë para noterit, nuk kishte pse deklarohej”, tha ajo. Megjithatë KPK vuri në dukje se blerja e shtëpisë ishte deklaruar saktësisht. Po ashtu KPK nuk gjeti probleme me pjesën tjetër të pasurisë së gjyqtares, përfshi blerjen përmes kredisë dhe huasë nga një firmë ndërtimi të një apartamenti dhe garazhi në shumën 10 milion lekë.

Lexo edhe:

No Content Available

Relatorja tha se deklarimit ishin të sakta, nuk kishte konflikt interesi as të saj as të bashkëshortit po gjyqtarë dhe se huaja ndaj firmës së ndërtimit ishte shlyer me shitjen e aprtamentit në Korçë.

Në dy kriteret e tjera KPK nuk vuri në dukje asnjë problem. Relatorja tha se nga tre denoncimet vetëm dy kishin të bënin me gjyqtaren konkretisht dhe se nga hetimi ato u gjetën të pabazuara. Ajo përmendi faktin se një nga hetimet kishte pretendime për shpenzimet për shkollimin e fëmijëve të gjyqtares, por tha se nga verifikimi i KPK kishte rezultuar se të ardhurat e deklaruara i mbulonin shpenzimet dhe se analiza financiare nuk kishte pasur probleme.

Vetë Muça falenderoi Komisionin për hetimin transparent dhe të plotë dhe për mundësinë e dhënë për të shpjeguar dy problemet e vërejtura. Ajo tha se kishte dëshmuar integritet dhe se kërkonte të konfirmohej në detyrë. Njoftimi i vendimit u caktua të martën 4 shkurt ora 10.00.

/BIRN/

Etiketa: Miliana Muça

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Qeveria e re e Albin Kurtit/ AAK e Haradinajt dhe PDK e Veselit nuk do e votojnë

TË GJITHA

Renditja e re e FIFA-s/ Shqipërinë e kalon edhe Hondurasi, Kosova vendos rekord historik

09:03 : 12/07/2025

Këmbimi valutor 12 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:50 : 12/07/2025

Tragjike/ “Audi” përplaset me karburantin në Vorë, vdes një 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

08:37 : 12/07/2025

Si skenë filmi/ I riu braktis “Porsche-në” në Sarandë dhe hidhet në det për t’i shpëtuar Policisë (VIDEO)

08:25 : 12/07/2025

Pasditja sjell vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:17 : 12/07/2025

EMRI/ Sherr masiv me grushte, shkelma dhe thika në një hotel në Vlorë, një i plagosur

08:09 : 12/07/2025

“Aventura me turizmin”/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

08:00 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com