Nga Zef Preçi
Si qytetar, si votues dhe si taksa-pagues i vendit, mbështes pa rezerva çfarëdo nisme ligjore të qeverisë dhe institucioneve të tjera kushtetuese që rrit legjitimitetin e shtetit në tërësi dhe të ushtrimit të pushtetit në veçanti. Kështu edhe për sa u takon akteve ligjore të miratuara ditën e sotme nga qeveria. Mirëpo nga njoftimet e shtypit vihen re lehtë një sërë problemesh që vënë në pikëpyetje gjithë nismën dhe mbi të gjitha pritshmërite apo dobinë publike të saj.
Së pari, kuadri ligjor që ofrohet nuk mbështetet në asnjë analizë të thelluar të problemeve, mangësive, arritjeve dhe dështimeve të institucioneve përgjegjëse ekzistuese në këtë fushë. E kam fjalën për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI), për Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave apo për Sektorin e Programeve në Fushën e Drejtësisë dhe Antikorrupsionit, në Drejtorinë e Programeve në Fushën e Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë, Agjencinë e Prokurimit Publik, etj – të gjitha këto institucione të kontrolluara nga maxhoranca aktuale. I përmenda këto institucione për të thënë se vendi ynë ka të gjithë mekanizmat ligjore dhe institutionale për ndëshkimin në çdo qelizë të shtetit dhe të pushteti të korrupsionit dhe abuzivizmit me funksionet publike, duke parandaluar kështu krimin e organizuar të penetrojë në strukturat shtetëtore dhe të përdorë institucionet për përfitime të paligjshme duke cënuar interesin publik, duke e bërë Shqipërinë vështirësisht të jetueshme. Nëse do të shiheshin modelet institucionale të vendeve demokratike do të rezultonte se psh se agjencia anti-korrupsion nuk është pjesë e ekzekutivit si tek ne (qeveria nuk mund të kontrollojë veten) apo fakti që gjatë vitit 2018 më shumë se 1/3 e procedurave të prokurimit publik (afërsisht ¼ e fondeve) janë finalizuar me një operator ekonomik të vetëm, gjë që do të ishte një sirenë alarmi për cënimin e konkurrencës në shpërndarjen e fondeve buxhetore.
Mjafton leximi vertikal i raporteve periodike dhe vjetore të Kontrollit të Larte të Shtetit për të kuptuar se sa larg ka shkuar pandëshkueshmëria e korrupsionit dhe abuzimit me fondet dhe me pasuritë publike apo me të drejtat ekskluzive të shtetit. Analiza e veprimtarisë së institucioneve të sipërpërmdnura dhe të tjerave si ato ndihmon për të rritur efiençincën e punës së tyre dhe të fondeve buxhetore që ato shpenzojnë përpara se të nxitohet për të ushtruar presion mbi një pushtet tjetër, të ndryshëm nga ekzekutivi siç është drejtësia.
Së dyti, edhe në këtë rast, ashtu si në një numër aktesh ligjore të miratuara katër-pesë vitet e fundit, vihet re një zgjerim i pushtetit të qeverisë mbi pushtetet e tjera, edhe pse formalisht në Kushtetutën në fuqi formalisht parashikohet ndarja e pushteteve, si kudo në botën demokratike. E thënë me fialë të tjera, qeveria është e mandatuar nga Kuvendi i Shqipërisë për të qeverisur. Më saktë, Neni 100 i Kushtetutës sonë parashikon që “Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore”, drejtime që lidhen me çështjet e organizimit politik, social e ekonomik te vendit. Nga ana tjetër, siç dihet, plotësimi i nevojave e kërkesave të qytetarëve, si dhe krijimi i kushteve më të përshtatshme te jetesës, është në thelb vete arsyeja e ekzistencës së veprimtarisë politike. Ne kete menyre, politika është pushtet dhe shpërndarje burimesh, por shfaqet edhe si çështje publike dhe si “arti i qeverisjes”. Mirepo ne ndarjen gati te padukshme te pushteteve ne vendin tone, rritja e kontrollit te ekzekutivit mbi pushtetet e tjera ka dy rreziqe te medha. Nga njera ane inkurajon rritjen e metejshme te pandeshkueshmerise (psh ekzekutivi eshte teresisht jashte llogaridhenies dhe kontrollit parlamentar), ndersa nga ana tjeter intimidon dhe perkeqeson funksionimin e pushtetit tjeter – te drejtesise ne vend. Sipas mendimit tim, institucionet e reja te drejtesise qe po krijohen duke filluar me SPAK, Prokurorin e Pergjitshem, Gjykaten Kushtetuese, Gjykaten e Larte apo institucionet e tjera rregullatore te ketij sistemi kane nevoje te konsolidohen hap mbas hapi dhe jo te shnderrohen ne shtojca te ekzekutivit. E ne kete proces, rikthimi i besimit te publikut ndaj shtetit te se drejtes, deri edhe frenimi i braktisjes se vendit, lidhen ngushtesisht me fillimin e ndeshkimit te abuzivizmit me pronen dhe me fondet publike, i cili nga ana tjeter eshte ne ADN-ne e qeverisjes… Dmth cfaredo nisme ligjore qe i jep ekzekutivit tipare apo atribute te gjykatave nuk i sherben as krijimit te besimit te publikut ndaj shtetit te se drejtes dhe as integrimit Europian te vendit.
Nuk besoj se ka ende shume njerez qe besojne se rritja e kontrollit te qeverise ne rregjistrimin apo crregjistrimin e tokave bujqesore, trojeve te ndertimit dhe te aseteve financiare, apo fuqizimi i institucioneve rregullatore sektoriale ne fushen e tele-komunikacioneve e medias, te sigurimeve, bankave, etj., duke anashkaluar gjykatat do te zvogeloje korrupsionin dhe perfshirjen ne te te krimit te organizuar.
Se fundi, duket shume paradoksale dhe ne drejtim te kundert me propaganden zyrtare fakti qe institucione te rendesishme per zbatimin e ligjshmerise ne ushtrimin e buxhetit te shtetit dhe ne evidencimin e shkeljeve te zyrtareve te pushtetit, sic eshte KLSH vazhdojne veprimtarine e tyre duke mos respektuar afatet dhe procedurat kushtetuese per zgjedhjen e titullarit te institucionit. Edhe pse jo e panjohur per mjedisin politik dhe institucional shqiptar (nuk eshte hera e pare qe ndodh), kjo situate nuk mund te mos ndikoje ne besimin publik ndaj institucioneve dhe ne te ardhmen Europiane te tij. Edhe sikur Komisioni i Venecia-s te cvendosej i teri ne Tirane, nuk besoj se bizantinizmat qe pjell cdo dite klasa politike shqiptare do te merrnin pergjigje ezauruese, pa folur per kohen qe kalon dhe bashke te edhe venitja e shpresave te qytetareve shqiptare per nje reforme te suksesshme ne drejtesi, sic pritet akoma.