• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e “Piku Fajdexhiut” për borxhet dhe hashashin/ Dënohet me 20 vite burg një prej autorëve

04:00 : 30/01/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Viktima Kejsi Hysa

Viktima Kejsi Hysa

Gjykata e Krujës ka dënuar me 30 vite burgim Hysni Ramën, një nga dy autorët e vrasjes së Kejsi Hysës, trupi i pajetë i cilit u gjet i groposur në korrik të vitit 2018.

Vendimi i gjykatës u dha në përputhje me kërkesën e prokurorisë. Meqë procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar, Rama përfitoi uljen e 1/3 së dënimit dhe u dënua përfundimisht me 20 vite burgim për veprat penale: vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, fshehje e kufomës.

Ndërkaq, është veçuar çështja për autorin tjetër të ngjarjes, Agron Tufa, i cili ndodhet në kërkim policor.

Sipas dosjes së prokurorisë, Hysa u qëllua me një plumb në kokë, pas debateve të ashpra me dy autorët e krimit Rama dhe Tufa, për punën e borxheve financiare dhe hashashit.

Hetimet

Lexo edhe:

Vrau dhe groposi Kejsi Hysën, Apeli lë në fuqi dënimin për Agron Tufën

Vrau dhe dogji trupin e Kejsi Hysës në 2018, kush është Agron Tufa që u ekstradua sot nga Italia

Viktima Hysa, që ishte në kërkim policor për vrasjen e Edmond Theodhorit në Sarandë, qëndronte krejt i lirë në Zonën e Laçit, Fushë-Krujës dhe Tiranës, qytet ku kishte marrë dhe një shtëpi me qira. Ky fakt i konstatuar gjatë hetimeve të prokurorisë së Krujës, tregon edhe një herë tjetër se strukturat policore kanë qenë në gjumë të thellë ose nuk kanë dashur ta arrestojnë Hysën e akuzuar për vrasje nga prokuroria e Sarandës. Hetimet e kryera nga prokuroria e Krujës tregojnë se viktima njihej me disa emra në zonë si Kejsi Hysa, Elion Hysa dhe Piku Hysa, ose “Piku Fajdexhiu”, për shkak se merrej dhe me dhënien e parave me fajde. 34-vjeçari që gjykohej në Sarandë për akuzën e vrasjes, qëndronte i lirë në këtë zonë, dhe se ndalonte askush edhe pse bënte aktivitet kriminal në fushën e tregtimit të drogës dhe administronte një lokal, të quajtur bar “Nikla”.

Pikërisht në këtë lokal është njohur dhe me Hysni Ramën, me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie të ngushtë dhe besim shoqëror, duke i dhënë herë pas here sasi droge për ta mbajtur në ruajtje në banesën e tij. Për këtë shërbim, Hysni Ramën e paguante 100 deri në 200 euro. Por hera e fundit që i ka dhënë 50 kg drogë për ruajte, nuk ka qenë e suksesshme, pasi sipas pretendimit të Hysni Ramës, sasia e drogës i ishte vjedhur nga persona të paidentifikuar.

Kur është vënë në dijeni të këtij fakti, Kejvi Hysa, është tërbuar dhe ka filluar presionet shantazhet dhe kërcënimet për vrasje, nëse Rama nuk i jepte 15 mijë euro. Ata kanë lënë një takim të fundit për t’u sqaruar dhe dhënë një pjesë të parave, dhe Hysni Rama i ka thënë se kishte arritur të grumbullonte vetëm 1 milion lekë të vjetra Kejsi është revoltuar dhe ka bërtitur “…me kë tallesh ti….?” dhe pas kësaj ka filluar ta shajë me fjalë fyese në adresë të familjes.Në këtë moment janë përleshur dhe Kejsi, ka nxjerrë pistoletën ja ka vënë në kokë dhe e ka detyruar të shkojë në drejtim të parcelës,ku ishte kultivuar bima narkotike. Mbasi ka ecur disa metra sipas të ndaluarit është dëgjuar një e shtënë arme dhe Kejsi ka rënë në tokë. Në këtë moment ka parë Agronin me një pushkë në dorë. Duke ju drejtuar Agronit i ka thënë “…c’na bëre, ku do shkojmë tani…?” por Agroni i është përgjigjur “…

Po tregove do të vras edhe ty dhe fëmijët se po e morën vesh njerezit e Kejsit, do të na vrasin të dyve….”.Në këto kushte kanë rënë dakrord të dy që kufomën ta groposnin. Automjetin e Kejsit nuk e levizën nga vendi dhe së bashku me Agronin pas vrasjes shkuan për të luajtur bilardo me shtetasit Ismail Tufa dhe Drilon Tufa. Prej këtejkanë shkuar në shtëpinë e Agronit ku kanë ndarë eurot dhe pastaj Hysniu ka shkuar në shtëpinë e tij për të fjetur.Eurot ja ka dhënë të shoqes, pa i treguar se ç’kishte ndodhur por duke i thënë se i kishte fituar nga shitja e lëndës narkotike dhe i ka kërkuar që ti çonte në shtëpinë e babait të saj A.Dema.

Sendet e tjera i ka fshehur në hyrje të shtëpisë së tij poshtë një blloku betoni.Nga hetimet rezulton se pas vrasjes vëllai i Kejvi Hysës dhe disa nga familjarët e tij, e kanë detyruar Ramën të hipi në makinë, duke i bërë presion të tregonte të vërtetën për vëllain e tyre. Por fatmirësisht, Agron Tufa, ka njoftuar policinë dhe Rama është lënë i lirë, sapo personat kanë parë prezencën e policisë. Njëpjesë e përgjegjësisë së kësaj ngjarje bie dhe mbi unifomat blu të zonës, të cilat nuk kanë qënë në gjëndje të identifikojnë dhe arrestojnë të kërkuarin për vrasje Kejvi Hysa, që qëndronte në zonë krejt i lirë dhe pa u shqetësuar nga askush dhe që me vete mbante një pistoletë e radio policie. Ndërkohë njëri nga autorët Hysni Rama pas krimit të rëndë është vetëdorëzuar në policinë e Krujës, pasi të vërtetën më parë ja kishte treguar motrës dhe gruas e familjarëve të tjerë.

Ndërkaq është provuar se autori kryesor i vrasjes së Kejvi Hysën, Agron Tufa, është larguar në Greqi, ku i fshihet drejtësisë. /Boldnews.al/

Etiketa: Hysni Ramakejsi hysapiku fajdexhiu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau dhe groposi Kejsi Hysën, Apeli lë në fuqi dënimin për Agron Tufën

17:08 : 25/02/2025
AKTUALITET

Vrau dhe dogji trupin e Kejsi Hysës në 2018, kush është Agron Tufa që u ekstradua sot nga Italia

11:29 : 15/09/2024
AKTUALITET

Vrau dhe groposi Kejsi Hysën në arën me hashash, arrestohet në Itali Agron Tufa

10:47 : 06/01/2024
AKTUALITET

Zbulohen EMRAT e të dënuarve që bashkë me shefin e policisë fusnin drogë në qeli

08:23 : 28/12/2023
Para

“Më dha drogë, pastaj më...”/ Kallëzimi i 16-vjeçares që çoi pas hekurave të riun në Durrës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com