• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sa shkon me të tjerë, më mirë me mua”/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e mitur te varri i të atit

13:35 : 30/01/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një histori dhune dhe abuzimi tregohet në 109 fletët e fashikujve hetimore në ngarkim të një 40-vjeçari me banim në Kurbin. Ky i fundit ndodhet pas hekurave pasi ndaj tij është vendosur masa e sigurisë së arrestit me burg.

Prokuroria e Kurbinit depozitoi dosjen në Gjykatë, duke kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq themeli, për akuzat “dhuna në familje” dhe “ngacmimi seksual”. Gjykata, me një vendim marrë së fundmi, ka argumentuar se i pandehuri i ka kryer verat penale për të cilat akuzohet dhe pranoi kërkesën e prokurorisë për të dërguar çështjen në gjykim themeli.

Në seancë, mbrojtësi i të pandehurit, për llogari të këtij të fundit, paraqiti kërkesë për gjykim të shkurtuar. Kërkesa u administrua nga gjykata, duke u përfshirë në fashikullin e gjykimit. Gjyqtari i seancës paraprake nuk u shpreh mbi kërkesën, duke argumentuar se është kompetencë funksionale e gjykatës që do të gjykojë themelin e çështjes penale.

Në dosjen hetimore në ngarkim të 40-vjeçarit, që disponohet nga “BoldNews”, zbulohet se ndalimi i tij erdhi pas një denoncimi në polici nga e ëma, e cila e akuzonte për dhunë. Dëshmitë e familjarëve të të pandehurit zbuluan se 40-vjeçari kishte ngacmuar seksualisht vajzën e tij.

Nga ana e tij, 40-vjeçari ka mbajtur qëndrim mohues, si për dhunën e ushtruar ndaj nenës së tij ashtu dhe për ngacmimin seksual ndaj vajzës së tij të mitur.

Lexo edhe:

Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur në Berat, arrestohet 64-vjeçari

Dy të arrestuar për dhunë në familje në Tiranë, adoleshenti në kërkim për ngacmim seksual

Kallëzimi

Sipas dosjes hetimore: Më datë 3 Maj 2019, rreth orës 20:00, në Komisariatin e Policisë Kurbin, është paraqitur e ëma e të pandehurit, e cila ka bërë kallëzim penal për dhunën e ushtruar ndaj saj, nga i biri. Ajo jeton se bashku me djalin e saj, me gruan e tij dhe me tre fëmijët e 40-vjeçarit. Djali ka vite që ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj saj, ndaj bashkëshortes, si dhe ndaj fëmijëve të tij. Në vitin 2015, e ëma ka bërë kallëzim penal dhe 40-vjeçari është arrestuar në flagrance dhe është dënuar me 4 muaj burg.

Sipas saj, i biri përdor pije alkoolike dhe lëndë narkotike. Para rreth dy javëve, djali i saj e ka rrahur me grushte dhe e ka përplasur në dysheme. Si pasojë e dhunës, asaj i janë thyer disa dhëmbë. Të pranishëm kanë qenë bashkëshortja e djalit, vajza e mitur 15-vjeçare, si dhe dy djemtë e mitur, njeri 11-vjeçar, tjetri 8-vjeçar. Gruaja ka deklaruar se, nuk e ka kallëzuar të birin, pasi ka menduar se do të ndryshonte për mirë në të ardhmen.

Më date 3 Maj, rreth orës 14:00, ka qenë në shtëpi. Në atë moment ka ardhur djali i saj në gjendje të dehur. Ai e ka pështyrë në fytyre dhe i ka thënë: “kam me të vra. Kam armë dhe do të të zhduk”.

Në këto momente nuk ka qenë në shtëpi bashkëshortja e djalit. Është pyetur kjo e fundit, e cila në tërësinë e deklarimeve të dhëna, sqaron të njëjtat fakte si vjehrra e saj për ngjarjen e para dy javeve, ku gruas së moshuar i janë thyer dhembet. Sa i përket ngjarjes së datës 3 Maj, bashkëshortja e të pandehurit ka deklaruar se, nuk ka qenë e pranishme kur bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë ndaj së ëmës.

Abuzimi me vajzën

Është pyetur vajza e 40-vjeçarit, 15-vjeçe. Në tërësi të deklarimeve, ajo ka treguar të njëjtat fakte si gjyshja e saj. Gjatë deklarimit, në prani të nenës së saj dhe psikologes, është shprehur se, pas ngjarjes, babai i saj i ka kërkuar që të shkonte me të për ë dërguar protezën e dhëmbëve të gjyshes, te një dentist, për ta rregulluar.

Pasi kanë lënë dhembet për rregullim, babai i saj i ka kërkuar ta shoqëronte për te varrezat e qytetit, te varri i gjyshit, me pretendimin se kishte kohë pa vajtur. Rreth orës 15:00 (ose 16:00), kanë shkuar te varrezat, në dalje te Mamurrasit. Janë ulur te varri.

Në këto momente, babai i saj e ka kapur nga dora e majtë. Dorën tjetër, i ati, të cilën ia kishte vendosur në shpine duke e fërkuar, e ka futur poshtë bluzës së vajzës, nga shpina dhe i ka zbërthyer sutjenat. Ajo i ka thëne babait rë saj, se “çfarë po bënte”. Ai i ka thënë që të mos fliste. Duke qene se aty afër po kalonte një person, babai i ka thënë të fshihej mbas varrit. Duke shfrytëzuar rastin, ajo është larguar me vrap, në drejtim të banesës së dajës së saj. Aty i kanë hapur derën gjyshja e saj dhe bashkëshortja e dajës.

Gjatë bisedës që ka pasur me bashkëshorten e dajës dhe me nenën e saj, ka treguar të gjithë ngjarjen. Nga ajo ditë, ajo bashke me nenën dhe dy vëllezërit, nuk kanë shkuar më te shtëpia e tyre, por kanë qëndruar në shtëpinë e dajës.

Është pyetur e ëma e vajzës. Ajo ka treguar se, në lidhje me ngjarjen është vene në dijeni nga vajza e saj. Para se të bisedonte me vajzën, bashkëshortja e vëllait të saj i ka treguar se e vogla kishte ardhur shumë e tronditur në shtëpi. Madje, bashkëshortja e vëllait i kishte mbërthyer sutjenat, të cilat i kishte të zbërthyera kur kishte hyrë në shtëpi.

Është pyetur shtetasja në fjalë, e cila, ndër të tjera, ka shpjeguar se, kur 15-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e saj, ishte shumë e tronditur. Pasi e ka qetësuar, e ka pyetur se çfarë kishte ndodhur. Vajza i kishte thëne se, babai i saj: “deshi të më kapte me zor te varrezat”. Ai i ishte afruar. E kishte puthur në faqe dhe i kishte zbërthyer stenat, duke i thënë: “sa shkon me të tjerë, më mire me mua”.

Është pyetur daja i viktimës së mitur, i cili ka shpjeguar se, për këto fakte është vënë në dijeni nga bashkëshortja e tij. Motra e tij, që nga dita kur ka ndodhur kjo ngjarje, ka qëndruar te banesa e tij, bashkë me fëmijët.

Etiketa: abuzim me vajzendhune ne familjengacmim seksual

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur në Berat, arrestohet 64-vjeçari

10:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

Dy të arrestuar për dhunë në familje në Tiranë, adoleshenti në kërkim për ngacmim seksual

11:06 : 22/06/2025
AKTUALITET

Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

09:57 : 20/06/2025
AKTUALITET

60-vjeçari në Maliq ngacmon seksualisht të miturën, e prek në vende intime

10:11 : 18/06/2025
AKTUALITET

15-vjeçari me probleme mendore dhunon babain dhe gjyshen! 85-vjeçarja: Më ka ngacmuar dhe seksualisht

21:13 : 10/06/2025
AKTUALITET

Dyshohet se ngacmoi sek*ualisht një adoleshente, vihet në pranga 66-vjeçari në Kuçovë

11:14 : 21/05/2025
Para

Surprizon Bylisi, zyrtarizon dy futbollistë në limitin e merkatos

TË GJITHA

SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së

08:54 : 27/06/2025

Kjo është shenja më fatlume e horoskopit për muajin Korrik

08:48 : 27/06/2025

Ndahet nga jeta Clark Olofsson, krimineli që frymëzoi “Sindromën e Stokholmit”

08:45 : 27/06/2025

Temperaturat e larta, ja disa këshilla se si duhet të mbrohemi

08:40 : 27/06/2025

I vihet tritol dyqanit në Fushë Krujë

08:34 : 27/06/2025

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

08:32 : 27/06/2025

Thellohet hetimi për “Eco-Elb”/ Sot dëshmojnë zyrtarë të 7 bashkive që menaxhojnë inceneratorin

08:21 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com