Prokuroria e Kurbinit ka mbyllur hetimet dhe ka depozituar në gjykatë dosjen në ngarkim të Emanuel Kocës, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjykata ka pranuar kërkesën e akuzës, duke çuar për gjykim themeli çështjen me të pandehur 32-vjeçarin, i cili akuzohet se në qershor të vitit të kaluar vrau 24-vjeçarin Viktor Shkorreti, pas një sherri për parkimin.
Sipas gjykatësit paraprak, është provuar se Emanuel Koca, me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje, në konflikt e sipër, ka vrarë me dashje Viktor Shkorretin, mëson “BoldNews”.
Mbrojtja dhe i akuzuari, i cili ndodhet në paraburgim nën masën e arrestit me burg, pranuan kërkesën e prokurorisë për të kaluar çështjen për gjykim si dhe kërkuan gjykim të shkurtuar. Gjyqtari i seancës paraprake nuk u shpreh mbi kërkesën, duke argumentuar se është kompetencë e gjykatës që do të gjykojë themelin e çështjes penale.
Vrasja pas sherrit për parkimin
Në vendimin e gjykatës marrë së fundmi, zbardhet edhe dinamika e vrasjes:
Me date 12 Qershor 2019, ne Qytetin e Laçit, ka qene dita e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout. Në qytet ka patur fluks te madh automjetesh dhe njerezish, duke u bërë e vështirë gjetja e vendqëndrimeve për automjetet. Viktor Shkorreti, viktime e kesaj ngjarje, ka qene duke parkuar automjetet, kundrejt pageses, ne rrugen ku ai kishte shtepine, ne lagjen nr. 4, te Qytetit te Laçi, ne afersi te stadiumit.
Rreth ores 23:00, te rruga ku Viktori priste mjetet per t’i parkuar hundrejt pageses, kane shkuar dy automjete. Viktori, drejtuesit te automjetit “Ford Focus”, ngjyre gri, i ka thene se, parkimi kushton 300 lekë. Drejtuesi i mjetit tip Ford nuk ka qene dakort me kete pagese dhe i ka thene Viktorit: “ketu eshte rruge dhe une nuk kam perse te paguaj”. Per kete shkak ka lindur debat ndermjet drejtuesit te mjetit dhe Viktor Shkorreti. Më pas, konfikti ka degjeneruar ne perleshje fizike. Gjate konfliktit, të dy personat jane shkembyer goditje reciproke. Ne konflikt, perveç autorit te vrasjes Emanuel Koca, jane perfshire edhe disa persona te tjere, ndermjet te cileve vellai i Emanuel Koca, i identifikuar nga vellai i viktimes, gjate paraqitjes per njohje me fotografi.
Ne kushtet kur perballe viktimes Viktor Shkorreti kane qene disa persona, Viktori ka nxjerre nje thikë, e cila ne baze te aktit te ekspertimit teknik, nuk i ploteson kushtet per te qene arme e ftohte, dhe ka kercenuar personat e tjerë. Gjate perleshjes, drejtuesi i mjetit “Ford”, i cili me pas eshte identifikuar si Emanuel Koca, eshte shkeputur nga grupi i personave të përfshirë në grindje. Pasi ka shkuar te makina dhe ka marre nje arme zjarri pistolete, ka qelluar dy here ne drejtim te Viktor Shkorreti. Njera nga predhat ka pershkuar trupin e viktimes.
Viktor Shkorreti eshte transportuar menjehere per ndihme mjekesore ne spitalin e Laçit, por është ndarë nga jeta, menjehere pas mberritjes ne spital.
Arratisja dhe dorëzimi
Menjehere pas ngjarjes, autori i vrasjes eshte larguar nga vendi i ngjarjes, ne drejtim te Qytetit te Milotit me automjetin që drejtonte.
Te nesermen e ngjarjes, autori i vepres eshte vetedorezuar ne Komisariatin e Policise Kurbin. Ka pranuar se kishte vrare viktimën Viktor Shkorreti, ne grindje e siper, per nje vend parkimi makine, duke pretenduar se, këtë veprim e kishte kryer ne kushtet e vetembrojtjes, nga sulmi me thike i viktimes dhe ne kushtet e tronditjes psiqike. Autori i vepres, nuk e ka dorezuar armen e zjarrit pistolete, me te cilen ka kryer vrasjen, duke pretenduar se, e kishte hedhur ne nje ferre, rruges kur eshte larguar nga vendi i ngjarjes.
Arma, megjithe perpjekjet e bera nga sherbimet e policise, nuk eshte gjetur.
/BoldNews.al/