• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi i PD: Albpetrol fsheh të dhënat për humbjet, favorizohen koncesionarët në dëm të interesit publik

13:54 : 29/01/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

PS rrëzon kërkesat e PD për hetim mbi McGonigal dhe 11 majin, pranon debat për Onkologjikun

Protesta e naftëtarëve të ‘Bankers’, Baçi: Kërkojnë statusin, ata të Alpetrolit e kanë se janë patronazhistë

Partia Demokratike ka denoncuar se kompania shtetërore e naftës “Albpetrol” fsheh të dhënat për humbjet. Në një deklaratë nga selia blu, kreu i PD-së së Fier Luan Baçi tha se po favorizohen koncesionarët në dëm të interesit publik.

“Rreth 1 vit më parë, Partia Demokratike denoncoi keqmenaxhimin e kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol dhe të reformës politike në këtë kompani, ku u hoqën profesionistët dhe u mbajtën militantët. Qeveria, siç e ka zakon, u përpoq ta mbysë realitetin me propagandë dhe mashtrime, duke mohuar të vërtetën. Një vit më pas, Albpetroli ka ndërruar 3 drejtorë me motivationin ‘rezultate negative’, gjë që konfirmon shqetësimet e ngritura prej nesh. Por, megjithëse ka ndërruar 3 drejtorë në 12 muaj, Albpetrol nuk ka përmirësime. Ashtu siç pritej, drejtuesja e re e kompanisë shtetërore të naftës Erjola Muka, po rezulton një dështim. Kompania nuk e ka realizuar planin e nxjerrjes së naftës as me drejtuesen e re, e cila rezulton e paaftë profesionalisht. Ajo është një inxhiniere kimiste mjedisi dhe nuk ka patur më parë asnjë ditë përvojë pune në fushën e hidrokarbureve apo të menaxhimit të një kompanie të ngjashme. Nga 6 vendburime, në 5 prej tyre nuk realizohet plani. Objektivi është arritur vetëm në vendburimin e Karbunarës, ku plani është vetëm 1 ton, më i ulëti nga të gjithë. Partia Demokratike disponon të dhëna se deri 2 javë më parë, Albpetroli ishte minus 26 tonë naftë në një ditë të vetme, ndërsa 160 puse janë jashtë përdorimit për shkak të difekteve, ku nuk vë dorë njeri”, deklaroi Baçi.

“Për të fshehur dështimin, vjedhjen dhe lehtësirat e paligjshme koncesionarët, kompania shtetërore Albpetrol nuk publikon të dhëna nëse është më fitim apo me humbje. Nuk dihet bilanci i saj, sa janë të ardhurat, sa janë shpenzimet. Albpetrol ka detyrimin të bëjë publik prodhimin mujor dhe vjetor të naftës. Të bëjë transparencë për sasinë e naftës që eksporton dhe asaj që përpunohet në vend, duke mos vënë të parin interesin e koncesionarëve, por të naftëtarëve dhe të shqiptarëve. Kompanitë koncesionare kanë detyrim që 50 % të prodhimit vjetor ta perpunojne në vend, por, me miratimin korruptiv të Albpetrolit, ata nuk e bëjnë një gjë të tillë. Kjo është edhe arsyeja pse prodhimi i naftës mbahet i fshehtë. Kjo marrëdhënie e paligjshme, dhe korruptive mes kompanisë shtetërore të naftës dhe koncesionarëve privatë përbën shkakun kryesor lae rafineritë e nadyës mbeten pa punë dhe punonjësit e tyre pa bukën e gojës. Përfitoj nga rasti që, në emër të Partisë Demokratike, të mbështes protestën e përsëritur të punonjësve të rafinerisë së Ballshit, që nuk marrin dot rrogat. Ata janë mashtruar për të disatën herë nga kjo qeveri, por problemi i tyre nuk ka për t’u zgjidhur përsa kohë vendi drejtohet nga ata që u shërbejnë okigarkëve, pasurimit të paligjshëm të tyre dhe jo qytetarëve. E vërteta e Albpetrolit është se kompania shtetërore vidhet pa pushim për të pasuruar një grusht pushtetarësh dhe klientësh të tyre. E vërteta është se kompania, që duhet të sillte zhvillim për zonën trajtohet si celulë partiake, ku ka rëndësi punësimi i militantëve dhe largimi i profesionistëve të ndershëm. Çlirimi i Albpetrolit nga interesat mafiozë, që punojnë për pushtetarët dhe oligarkët përbën një nga prioritetet kryesore të Partisë Demokratike”, shtoi ai.

Etiketa: Albpetrolluan baciPartia Demokratike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PS rrëzon kërkesat e PD për hetim mbi McGonigal dhe 11 majin, pranon debat për Onkologjikun

13:42 : 17/10/2025
AKTUALITET

Protesta e naftëtarëve të ‘Bankers’, Baçi: Kërkojnë statusin, ata të Alpetrolit e kanë se janë patronazhistë

11:32 : 16/10/2025
AKTUALITET

Gangrena e ndërmarrjeve publike

21:41 : 15/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet interpelanca me Ramën për fondet IPARD, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

10:37 : 08/10/2025
AKTUALITET

PD thërret nesër Kryesinë, në fokus zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit

16:11 : 03/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Qëndrimi i Ramës në parlament diktohet nga kartelet e drogës

13:07 : 23/09/2025
Para

I vuri vizën! Loredana merr vendimin DRASTIK ndaj Mozzik, shihni ç’bën

TË GJITHA

Valixhet me drogë në Rinas, policia: Dy kinezë e trafikuan nga Bangkoku me qëllim shitjen në Shqipëri/ VIDEO

09:24 : 21/10/2025

I pandehur në dosjen “Veliaj”, paraqitet në GJKKO biznesmeni Elman Abule

09:17 : 21/10/2025

Çaste tmerri në fluturimin e ‘United Airlines’, thyhet xhami i përparmë i aeroplanit, plagoset piloti

09:02 : 21/10/2025

Kapen në Rinas 4 valixhe me 100 kg kanabis nga Tajlanda, dy në pranga/ Detajet e para

08:49 : 21/10/2025

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

08:42 : 21/10/2025

Sistemi shëndetësor katastrofë! Gratë me kancer gjiri në Lezhë përballen me një betejë të dyfishtë

08:24 : 21/10/2025

Aksident në aksin Fier- Levan, një i plagosur

08:13 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com