• Kontakt
Wednesday, May 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu në Polici/ Jepet vendimi për shefin e Policisë Kriminale

09:41 : 18/12/2019
në AKTUALITET, VETTING

Konfirmohet në detyrë Tonin Vocaj.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vendosi këtë të mërkurë konfirmimin në detyrë të Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Vocaj e ka nisur karrierën e tij në polici në vitin 1985. Gjatë dy dekadave të fundit ai ka mbajtur pozicione të rëndësishme në Policinë e Shtetit.

SEANCA DËGJIMORE

Relatorja e çështjes, Elida Liko u shpreh në fillim të seancës dëgjimore, e cila u zhvillua të  mërkurën e kaluar, se vlerësimi për drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj është përfunduar në të tri kriteret, për pasurinë, aspektin profesinal dhe pastërtinë e figurës.

Lexo edhe:

EMRAT/ 24 të arrestuar për drogë në Tiranë, sekuestrohet 1.8 kg kokainë e 18 kg kanabis (PAMJET)

Detaje nga atentati në Tiranë, Tonin Vocaj “zbarkon” në vendin e ngjarjes, autori qëlloi me 7 plumba

Pamundësi financiare

Komisioni identifikoi pamundësi të Vocajt për likujdimin e shumës 15 mijë euro të paguar në momentin e blerjes së një apartamenti me sipërfaqe 42.1 m2 në Golem të Kavajës në vitin 2006. Sipas KJV, edhe pse pronësia është fituar në vitin 2018, pagesa është kryer në vitin 2006. Relatorja Liko shpjegoi se si burim krijimi të kësaj pasurie Vocaj ka deklaruar një kredi në vlerën 600 mijë lekë dhe kursime nga pagat.

Liko tha se kredia 600 mijë lekë rezulton të jetë marrë tre muaj pas pagesës së vlerës 15 mijë euro. Ajo shtoi se subjekti ka deklaruar se ishte e vërtetë që kredia ishte marrë pas kryerjes së pagesës, por ka shpjeguar se ka marrë hua në shumën 5000 euro nga një mik.

Komisioni ka kryer analizë financiare për vitet 2005 dhe 2006, për muajt para blerjes së apartamentit, nga është konstatuar se Vocaj ka pasur mundësi që gjatë kësaj periudhe të kursente 1.8 milionë lekë. Relatorja Liko tha se Vocaj ka shpjeguar se, edhe pse ka pasur mundësi të kursente këtë shumë, i kishte shpenzuar të ardhurat për kosum të përditshëm dhe prandaj janë detyruar të marrin huan 5000 euro dhe më pas kredinë 600 mijë lekë, shumë me të cilën ka shlyer borxhin.

Gjatë fjalës së tij, Vocaj tha se kishte dorëzuar deklaratë noteriale për huan e marrë nga miku i tij.

Për një apartament me sipërfaqe 69.5 m2 në Tiranë, Vocaj ka deklaruar si burim krijimi kredi nga enti i banesave në vlerën 1 milionë e 58 mijë lekë. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se familja e Vocajt ishte strehuar në këtë banesë në vitin 1995 si i pastreh. Në kontratën e shit-blerjes së vitit 1997 është përcaktuar se shlyerja do të kryhej me këste. Kontrata me kusht është formalizuar në vitin 1999 dhe ajo përfundimtare në vitin 2014. Për këtë pasuri, KJV nuk identifkoi probleme.

Për një tokë bujqësore me sipërfaqe 11 mijë m2 të përfituar nga nëna e ndjerë e subjektit bazuar në ligjin “Për Tokën”, KJV konstaton se deklarimet e Vocajt përputhen me dokumentet. Ndërkohë, Liko u shpreh se subjekti nuk ka pasqyruar në deklaratën veting një sipërfaqe toke rreth 1000 m2 në pronësi të tij.

Liko identifikoi mospasqyrimin në deklaratën veting edhe të dy mjeteve të zotëruara nga Vocaj dhe bashkëshortja e tij, të cilat kanë rezultuar të jenë shitur më parë. Relatorja tha se Vocaj ka pretenduar se nuk i ka pasqyruar këto autovetura në deklaratën veting pasi nuk janë më në pronësi të tij dhe se me të ardhurat nga shitja e tyre nuk ka blerë ndonjë pasuri.

Pastërtia e figurës

Lidhur me pastërtinë e figurës, relatorja Liko tha se Vocaj është pyetur lidhur me një foto të publikuar ku ai shfaqet me shtetasin Arben Frroku, i cili është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj. Sipas relatores, Vocaj ka shpjeguar se është njohur me Frrokun që prej vitit 2006 kur ndiqte studimet e larta në drejtësi në një universitet privat dhe se fotoja ishte bërë para se të ndodhte vrasja. Ajo shtoi se Vocaj ka pohuar se këtë foto e ka pasur në profilin e tij në Facebook.

“Subjekti ka thënë se ishte i pari që shkoi në vendngjarje dhe që hetoi për zbardhjen dhe kapjen e autorit”, pohoi ndër të tjera relatorja Liko. Vocaj e ritheksoi këtë gjë edhe gjatë seancës dëgjimore. “Ju kam dhënë dokumente për rolin tim në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e vrasësit të Komisarit Lamajt”, pohoi Vocaj, duke lënë të kuptohej se njohja me Frrokun nuk kishte ndikuar në punën e tij.

Komisioni evidentoi edhe dy kallëzime të kryera ndaj Vocajt, për të cilat Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Durrësit kishin vendosur mosfillimin e procedimit. Liko tha se një kallëzim është kryer në vitin 2009 nga kryeministri Edi Rama atëherë kryetar i Bashkisë së Tiranës, kohë kur Vocaj mbante postin e Drejtorit të Policisë së kryeqytetit, ndërsa denoncimi tjetër ishte referuar nga Kontrolli i Brendshëm.

Gjatë fjalës së tij, Vocaj u ndal në kallëzimin penal e kryer nga Kontrolli i Brendshëm në vitin 2004. Ai tha se nuk kishte qenë pjesë e asnjë paligjshmërie. Relatorja Liko shtoi se Vocaj e kishte kaluar pa pobleme testin psikologjik.

Lidhur me profesionalizimin, relatorja Liko paraqiti një biografi të gjatë të studimeve, pozicioneve dhe detyrave që kishte mbajtur gjatë karrierës së tij Tonin Vocaj, që prej vitit 1985 kur kishte nisur punë e në vazhdim. Gjithashtu, ajo theksoi se Vocaj kishte kontribuar edhe në botime të rëndësishme për terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. “Niveli i arsimit është në përputhje me gradat dhe pozicionet”, pohoi Liko.

Etiketa: tonin vocaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ 24 të arrestuar për drogë në Tiranë, sekuestrohet 1.8 kg kokainë e 18 kg kanabis (PAMJET)

12:12 : 14/09/2024
AKTUALITET

Detaje nga atentati në Tiranë, Tonin Vocaj “zbarkon” në vendin e ngjarjes, autori qëlloi me 7 plumba

15:14 : 19/08/2024
AKTUALITET

EMRAT/ Shisnin drogë afër shkollave, kush janë 20 të arrestuarit nga ‘Tempulli 3’

09:46 : 02/05/2024
AKTUALITET

Burri i ministres plagosi vartësin e saj, policia e fshehu/ Vocaj: S’ishte ngjarje sensitive

09:31 : 02/05/2024
AKTUALITET

Këshilltarët e opozitës nuk lejohen të hynë në bashki, Alimehmeti kërkon të flasë me drejtorin e Policisë

11:48 : 05/04/2024
AKTUALITET

Vis Martinaj, i gjallë apo i vdekur? Ja çfarë thotë kreu i Policisë së Tiranës

23:03 : 27/03/2024
Para

Në një lidhje me Loredanën? Kush është reperi gjerman që po përflitet kaq shumë

TË GJITHA

Chelsea fiton Conference League, mund Betisin me përmbysje në pjesën e dytë

22:59 : 28/05/2025

Horoskopi, 29 maj 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/05/2025

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025

Vendimi/ Qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

22:38 : 28/05/2025

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

22:29 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com