• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arben Kraja para KLP, prezanton kandidaturën për drejtimin e SPAK

11:21 : 18/12/2019
në AKTUALITET, VETTING
Arben Kraja

Arben Kraja

Pas Altin Dumanit, i dyti që ka dalë para KLP-së ka qenë prokurori Arben Kraja për të shpalosur vizionin e tij për drejtimin e SPAK-ut.

“Do të paraqes në mënyrë të përmbledhur vizionin tim për drejtimin e SPAK. Jam i ndërgjegjshëm për punën që na pret për ngritje dhe efektivitetit e kesaj strukture. Vlerësoj KLP per menyren profesionale dhe transparente ne perzgjedhjen e prokuroreve per SPAK dhe sot per garen per drejtuesin e SPAK-ut. Kam eksperience drejtimi e cila garanton suksesin tim ne drejtim te institucionit. Drejtuesi do te kete eksperienca manexheriale, njohuri administrative, financiare. Kam bashkepunuar me organizatat nderkombetare per draftimin per sekuestros parandaluese, imuniteti i zyrtareve te larte. Në cilësinë e drejtuesit do të mbroj prokurorët nga sulmet e padrejta. Drejtuesi duhet të ketë sjellje të ekuilibruar“, tha ai.

Duke qenë se jemi një shoqëri që të gjithë mund të dalim të njohur me njëri tjetrin, i pyetur nga n/ kryetari i KLP-së, Balla se si do të shmangte presionin shoqëror, Arben Kraja tha se nuk i ka borxh askujt.

“Ne jetojmë në një vend ku të gjithë i njohin të gjithë. Unë kam garancitë ligjore në vendimmarrje, e dyta përzgjedhja nga ana juaj e një grupi që ka plotësuar kushtet, dhe e treta vullneti për të zbatuar ligjin me korrektësi. Asnjëri nga ne nuk i ka borxh askujt“.  Por si do të jenë marrëdhëniet me median? “Do të nge sektorin e bashkëpunimit me ndërkombëtarët. Duhen rinovuar marrëveshjet me homologët, duhet vlerësuar nevoja edhe për kontakte të reja. Duhet të jemi serioz, profesional dhe të besueshëm, prokurorët i  kanë këto cilësi. Reforma nuk do të ishte realizuar pa kontributin e ndërkombëtarëve. I bëj thirrje misionit të drejtësisë së BE dhe SHBA të sjellin sa më shpejt ekspertë për të ngritur BKH-në. Në raport me median. Roli me median është i rëndësishëm. Media ka detyrë të informojë publikun për cilësinë e produktit. Janë edhe burim informacioni për nisjen e hetimeve. Marrëdhëniet e mëparshme nuk kanë aty ku duhet, ka pasur ngurrim apo rrjedhje. Kjo ka ardhur nga një sjellje jo profesionale. Do të ketë një koordinator për raportin me median. E rëndësishme është që publiku duhet të informohet në kohë, aq sa lejohet nga sekreti hetimor, por edhe në fund të hetimeve“. Duke u ndalur te ndarja e punës, ai ashtu si Dumani theksoi se “Duhet të kemi dy seksione, krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë”. Por cfarë do të bënte më shumë Kraja nëse do të kthej pas? “Në raport me sjelljen do të mundohem që të jem më agresiv” tha ai.

INTERVISTA

Lexo edhe:

Miqësi apo “Pazar”? Benet Beci takim privat me prokurorin e SPAK, Arben Kraja (FOTO)

Padi penale ndaj prokurorëve Kraja dhe Millonai

Anëtar i KLP Vate Staka: KLP ka emëruar 8 prokurorë në SPAK. Si do të plotësoni dy vende të tjera?

Kraja: Nga 15 prokurorë që ka caktuar KLP për nisjen e SPAK kemi vetëm 8. Kemi 3 mundësi ligjore për plotësim: drejtuesi mund të caktojë prokurorë të përkohshmen që plotëson kriteret për të ushtruar veprimtari në në. E dyta, drejtuesi i SPAK mund të kërkoje te Prokurori i Përgjithshëm, prokurorë për një detyrë specifike në SPAK. E treta është shpallja e vendeve vakante në SPAK nga KLP.

Staka: Çfarë do të bëni ndryshe nga tani nga mënyra e drejtimit që keni pasur në të kaluarën?

Kraja: Tashmë çdo gjë është paracaktuar në ligj. Sot, SPAK ka kompetencat e qarta ligjore. Do të doja të isha më agresiv, më kërkues në punën time.

Anëtar i KLP Tartar Bazaj: A i plotësoni ju cilësitë e një burri shteti?

Kraja: Mendoj se jam i përshtatshëm për ketë pozicion sipas kritereve që Këshilli ka shpallur për këtë pozicion.

Anëtar i KLP Nurihan Sejti: Si do të realizoni bashkëpunimin me kolegët tuaj që vijnë nga Krimet e Rënda? Ju jeni i vetmi që vini nga Prokuroria e Përgjithshme.
Kraja: Kam kontakte me të gjithë koleget e SPAK pavarësisht nga ku vijnë. Unë vlerësoj kapacitetet profesionale dhe njerëzore të secilit.

Besnik Cani: Cila do te ishte panorama që do të keni në mendje kur të mbarojë mandati i parë 3 vjeçar?

Kraja: Do të doja një strukturë të plotësuar, funksionale dhe me rezultate të prekshme para opinionit publik.

Sandër Beci: Përtej përcaktimit ligjor pozitën e drejtuesit?

Kraja: Unë e konsideroj veten në një nivel me kolegët e mi. Drejtuesi ka detyrime dhe përgjegjësi për funksionimin eficenf të institucionit. Do të jemi një grup kompakt, nje strukturë e vetme bashkëpunuese ku respektojmë pavarësinë e vendimarrjen e secilit.

Michel Lacomy OPDAT: Keni përmendur punën që keni bërë. Sipas eksperiencës tuaj si e shikoni bashkëpunimin midis prokurorëve dhe hetuese të SPAK.

Kraja: Gjithë struktura e hetimit do të funksionoj si një në drejtimin e prokurorit te çështjes. Parimi do të jetë punë në grup në një sistem ku çdo hallkë ka kontributin e vet për suksesin e një çështjeje.

Përfaqësuesia e EURALIUS: Drejtuesi do të hartojë buxhetin e SPAK dhe ta mbrojë në Parlament. Cilat janë nevojat që ju do të nënvizoni si imediate për tu financuar pavarësisht vullnetit të Parlamentit?

Kraja: Drejtuesi ka mundësi të mbrojë para institicioneve buxhetin. Me argumentet e nevojshme, drejtuesi ka rolin për të mbrojtur të gjitha nevojat operacionale të strukturës, investime në infrastrukturën e nevojshme për hetime. Brenda 6 muajve të parë do të ngrihet qendra e përgjimeve dhe do të kërkoje financim të rëndësishëm. Buxheti i shtetit ka parashikuar për 2020 një fond për rreth 100 punonjës apriori, investime etj.

Ibrahimi: Niveli i pagave për prokurorë të SPAK, KLP i ka kerkuar shtetit një rritje për 20% për ta.

Kraja: Struktura e nivelit të pagave për SPAK duhet rregulluar me ligj, jo me VKM.

“Kush është pika ime e dobët”/ Altin Dumani prezanton platformën për drejtimin e SPAK

 

Etiketa: Arben Kraja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Miqësi apo “Pazar”? Benet Beci takim privat me prokurorin e SPAK, Arben Kraja (FOTO)

12:23 : 14/02/2025
AKTUALITET

Padi penale ndaj prokurorëve Kraja dhe Millonai

16:07 : 29/10/2024
AKTUALITET

Berisha: Meta sot i bëri gjyqin mercenar Dumanit dhe ish-xhelatit Arben Kraja

20:29 : 23/10/2024
AKTUALITET

SPAK “verbohet” kur del Rama në padinë e Metës

16:16 : 23/10/2024
AKTUALITET

Pikë për pikë/ Argita Malltezi rendit mashtrimet e SPAK në gjyqin politik ndaj Berishës

21:06 : 12/04/2024
AKTUALITET

Vendimi politik për Berishën/ Gjykata i ndaloi komunikimin me 1 Nen që nuk ekziston

13:28 : 13/01/2024
Para

Paketa e censurës/ Abilekaj: Nuk do ta njohim ligjin, qoftë edhe me koston e burgosjes!

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com