Gazetarët u shprehen kundër paketës anti-shpifje në tryezën për lirinë e medias, një kuadër ligjor që tenton të cënojë lirinë e medias. Në tryezën e organizuar nga opozita, ishin emra të njohur të gazetarisë.
Koloreto Cukali tha se ndryshmet ligjore janë “një e keqe shumë e madhe”. Aleksandër Çipa e cilësoi një kërcenim për fjalën e lirë. Qëndrimin kundër ligjit e shprehu dhe gazetari dhe profesori Lutfi Dervishi. Agron Gjekmarkaj deklaroi se me këtë ligj, qeveria po tenton të përdhunojë median. Armand Shkullaku e cilësoi ligjin “diçka shumë të rëndë”, ndërsa shtoi se ligji bëhet për të mbuluar skandalet dhe që propaganda të shkojë drejtpërdrejtë te qytetarët.
Enton Abilekaj tha se nese nuk do te kishim mediat do te shihnim se si njerezit do ti puthnin doren kryeministrit. “Pas ketij ligji do te shohin vetem skena te tilla. Do te jemi te ngjashem ne Korene e Veriut”, deklaroi ai. Abilekaj i bëri thirrje ambasadorëve të huaj në vend të shprehen me një “reagim ultimativ” për këtë ligj.
Erion Kristo e cilësoi paketën anti-shpifje “një tërmet më i madh” se ai që ndodhi më 26 Nëntor, pasi siç u shpreh, efektet do të jenë më afatgjata.
Pedagogu Erion Kristo ka propozuar që të gjithë mediat të bëjnë skandal në momentin kur Shqipëria të marrë flamurin e drejtimit të OSBE-së.
Ergys Mertiri tha se Media eshe kapur nepermjet konfliktit te interesit. “Qeveria e ka kapur teresisht terrenin e informacionit. Ligji i adresihet medias perierike i ben shantazh portaleve dhe emisioneve periferike. Eshte dramatike. Oligarki e medias”, u shpreh.
Koloreto Cukali: “Kjo eshe nje e keqe shume e madhe. Nuk besoj se nje vend demokratik pa lirine e shtypit. Veem ne Kine shkon. Ky ligj eshte rimeshiruar tre here. Eshte ulur steka e standardit te medias. Gazetaret nuk lejohen ne konferencat e kryetarit te qeverise ku gazetaret e marrin veem live. Ky ligj si pasoje se kryeministri ka kaleruar nje pereptim qe medias dhe gazetaret jane te keqinj. Pavaresisht se jane krahasuar me derra dhe qen. Brenda janarit keshilli i medias do te vije me nje alerbative te re per veterregullimit. Per te thene se nuk jemi vetem kunder ketij ligji por kemi alternative per ta rregulluar”.
Aleksander Cipa: “Ky ligj eshte nje kercenim per fjalen e lire. Vijme ketu ne kete takim sepse e konsiderojme nje ceshtje shume te rendesishme per pluralizmin. Asnjehere nuk ka pasur nje adresim te tille censurues mbi nje draft te tille sic po ben qeveria. Ky draft mbart ne vetevete probleme shume serioze ne institucionalizmin e censures sic eshte AMA, bordi i AMA ka brendine e nje agjensie censure. Investoni qe te zhbehet ky draft”.
Lutfi Dervishi: “Nuk mundet qe kjo kokefortesi me ligjin e ri te shkoje deri ne fund. Ligji per te drejten e informimit dhe nese sheh perfonancen e ketij ligji eshte duke u tretur. Nuk ka me gazetare dhe lideret behen media. Ne rastin e termetit, nese gazetaret nuk do te ishin, autoritetet do te ishin ne panik dhe fake neës do te mbizotëronte”.
Agron Gjekmarkaj: “Derisa te zhbehet ky ligj ne do te jetojme ne nje demokraci te kufizuar. Opozita duhet te reagoje ne protesta si ne ceshtjen e lirise se votes. Kete duhet ta beje shoqeria dhe jo vetem 2-3 mije gazetare. Nese shoqeria nuk pergjigjet nuk eshge faji i opozites por i shoqerise e cila do te duroje edhe probleme te tjera pervec censures dhe lirise se informimit te drejte”.
Armand Shkullaku: “Ligji eshte dicka shume e rende. Nuk jemi per ti bere gjyqin nje personazhi si Edi Rama qe tani prodhon filma sic e kishte bere sot. Premtimi i anulimit te ligjit duhet te kthehet ne akt. Ky ligj special behet per te mbrojtur nje grup njerezish qe skandalet, si Unaza te mos dalin ne siperfaqe. Nese nuk do ekzistonin disa media qe veprojne si qeliza te lira, asgje nuk do merrej vesh. ERTV eshte me keq se Zeri i Popullit e cila vjen drejtperdrejt ne koken e shqiptareve. Qeveria dhe bashkia kane nje staf prej 30 vetesh ku sjellin lajmin e gatshem. Ne nuk lejohemi te marrim pjese ne aktivitetet e kryeministrise bashkise dhe tani kane filluar edhe ministrat. Ju keni mundesine te na tregoni se informimi eshte i lire dhe te gjithe te kene te drejte te informohen. Sjellja juaj ndryshe eshte nje mundesi qe demokracia funksionon”.
Aranita Brahaj: “Per fat te keq ky ligj do te kaloje. Nuk kemi nje Gjykate Kushtetuese qe ta gjykoje. Ky ligj eshte censurim ndaj fjalen se lire dhe jo vetem shpifje. Ju bej thirrje qe te pakten ne mediat e tyre sociale banerat kunder paketes se z.Rama te jene prezente”.
Enton Abilekaj: “Nese nuk do te kishim mediat do te shihnim se si njerezit do ti puthnin doren kryeministrit. Pas ketij ligji do te shohin vetem skena te tilla. Do te jemi te ngjashem ne Korene e Veriut. Media po mundohen te perfaqesohen tek te gjithe shqiptaret. Rama ka afesi te aktroje dhe media nuk llogaritet. Kush do pasqyroje realitetin se njerezit nuk kane ku te flene? Pas ketij ligji nuk do te kene ku te flasin. Duhet te veme perpara pergjegjesise qeverine. Mbeshtetja duhet te jete nga te gjithe njerezit. Opozita nese nuk ka media te lire nuk mund te jete e lire te shprehe shqetesimet e veta. Ujku nuk mund te zgjidhe problemet ne kete vend. Ne kemi gabimet tona sepse jemi ne balle te qeverise. Ne duhet te mendojme si do te veprojme pas kesaj. Te therrasim ambasadoret si te vetmit faktore qe te ndale kete. Nuk eshte nje problem per nje grup gazetaresh por per nje standard qe nuk duhet te preket. Nuk mund te jemi vend kandidat ne BE nese nuk ka liri te shorehjes dhe kete e sfidon Edi Rama qe vendi i tij eshte vend anetar ne KiE”.
Erion Kristo:” Përshëndes Ilir Zelën që tregoi që ka edhe socialist me shtyllë kurrizore. Nëse ka edhe të tjerë le ta tregojnë veten se është momenti. Edhe në kohën e diktaturës shkodrënët e godisin diktaturën me humorin e tyre. Unë u them kolegëve që mos e ccani kokën farë nga ky ligji se mender jush një copë ligji është. Këtë bisht do shpik gjuhën dhe do them se tigri ose Voldemodri është hajdut. Nga do kuptohet se është shpifje, nga do e kuptojnë që është shpifje? Të godasim kompaninë Acromax, bashkojmë forcat, të zhvendosemi nga rrjetet që ajo kontrollon. Nuk dal në asnjë TV që nëse nuk më jep leje që ta botoj dhe ta postoj. Unë dua t’i postoj po si postoj dot. Unë dua të bëj çik inat por më thanë mos bëj inat kot. Unë kam një pyetje? Bëjmë dot ndonjë skandal në OSBE? Ne do marrin flamurin e OSBE atje. A ka ndonjë mundësi që të bëjmë ndonjë skandal ne atje? Fjalë e madhe presidenca por s’është pronari ky. Duhet të jetë ndonjë njëri në Europë që ka mendim për mendimin e lirë. Ne mund ta bëjmë që t’i plasi buza edhe nga OSBE-ja. Sa fantasktike ditën që të marrin flamurin ata, taaak futemi në atje. Edhe media të bëjë mea culpa jo vetëm opozita. Kemi gjigandin këtu kryeministrin e ardhshëm e quajnë të gjithë. Ai vetë njëherë u nxeh nja dy herë me ca mendia. Se s’dua t’i prish qejfin të zotit të shtëpisë. Edhe media është autore e fjalës kazan. Nëse opozita ka mundësi të nxjerrë ndonjë zyrë juridike për ne të goditurit. Një shoqëri që e mban gojën mbyllur, i qelbet erë”.
Ergys Mertiri: “Media eshe kapur nepermjet konfliktit te interesit. Qeveria e ka kapur teresisht terrenin e informacionit. Ligji i adresihet medias perierike i ben shantazh portaleve dhe emisioneve periferike. Eshte dramatike. Oligarki e medias. Kjo duhet ngitur me shume peshe. Edi Rama mund te kaloje cdo lloj ligji. Qeveria e ben serbez nje ligj kunder gazetareve. Per sa kohe eshte video politike qeveria shan dhe ofendon, censuron dhe eshte 24 ore ne media. Ketu nuk ka sens. Ka nje ortakeri. Te mos e marrim me si marredhenie mes politikes dhe shtypit. Nuk eshte thjesht i politikes dhe gazetareve por i qytetareve ku po instalohet nje sistem autoktatik. Fjala e lire dhe drejtesia e pavarur jane dy siguresat qe pa to demokracia bie. Edi Rama mund te cohet me pizhame dhe te thote qe Shqiperia eshte ne diktature. Nuk kemi qene kurre ne kete monopolizim ndaj medias . Nuk kemi pasur kurre kaq shume media pro qeverise, perkundrazi kane qene kundra dhe i sulmonin. Jemi ne situaten a do te mbrojme demokracine apo do kthehemi ne diktature”.
Spartak Koka: “Jam hequr nga puna sepse nuk ndiqja vijen editoriale. ERTV po mban ne pronesi kontektin video. Rames mund ti linde deshira qe te heqe nje fjale nga deklaratat e tij ne nje media online e te mos kete te drejte ta perdore video me vone. Kjo eshte shume e rendesishme. Ne nuk kemi akses ne kryeministri, ministri dhe institucione. Pas termetit nje zv/drejtor policie ndalonte gazetaret pertej shiritit te sigurise ndersa perfaqesues te qeverise hynin dhe filmonin pa asnje problem”.