• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paketa antishpifje/ Luan Rama: Qeveria po plotëson portretin e një regjimi

15:50 : 13/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama një deklaratë për mediat reagoi lidhur me projketligjin antishpifje nga ana e mazhorancës.

Ai tha se ajo se çfarë po bën qeveria në luftë kundër medias së lirë në fakt nuk bën asgjë më shumë, por plotëson portretin e një regjimi.

Kundërvënia ndaj lirisë së medias, standard i OSBE-së, është në thelb ajo që e bën jo vetëm qeverinë, jo vetëm mazhorancën, por për fat të keq Shqipërinë të dëshmojë se nuk ka kuptuar ende asgjë nga çfarë do të thotë standard demokracie” u shpreh më tej Rama.

Deklara e plotë:

Lexo edhe:

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

Sapo është shpërndarë lajmi që kryeministri ka propozuar një ministër shteti për rindërtimin ç’ka në fakt është në unison apo në vijimësi të të gjithë qëndrimit dhe të vijësjelljes që qeveria ka demonstruar në mënyrë konseguente pas tërmetit të 26 nëntorit dhe natyrisht është një shenjë e mirë që na lë të kuptojmë dhe të besojmë se me emërimin e zotit Ahmetaj si ministër për rindërtimin jo vetëm që Shqipëria do të rindërtohet por që qytetarët duhet të jenë të qetë sepse tashmë më në fund gjithçka do të zgjidhet në të mirë të tyre por paradoksalisht me atë ç’ka do duhej të bënte qeveria në fakt dhe e gjithë mazhoranca e cila në mënyrë krejt të papërgjegjshme gjen kohë që t’i ikë përgjegjësive dhe vëmendjes që duhet të jetë e fokusuar maksimalisht tek administrimi i situatës, tek zhdukja e pasojave të tërmetit, tek rikthimi i normalitetit, kjo mazhorancë gjen kohë që të vazhdojë dhe të thellohet më tej në aventurizmin e vet e madje do të thoja dhe në armiqësinë e vet të shpallur ndaj medias, ndaj fjalës së lirë dhe ndaj të gjithë atyre që punojnë në këtë profesion me misionin e tyre fisnik.

Ajo çfarë po bën mazhoranca në luftë kundër fjalës së lirë, ajo çfarë po bën mazhoranca në luftë kundër medias së lirë në fakt nuk bën asgjë më shumë, por plotëson portretin e një regjimi, i cili diferencohet apo bëhet i dallueshëm nga një sistem demokratik dhe qëndrimi ndaj fjalës së lirë, në qëndrimin ndaj medias, në qëndrimin ndaj të vërtetës sepse qëndrimi ndaj të vërtetës bën diferencën midis regjimit dhe qeverisjes demokratike.
Frika prej së vërtetës është në topologjinë e regjimeve kriminale dhe të korruptuara e për shkak se pikërisht janë të tillë, pra sepse janë regjime të korruptuara, sepse janë regjime kriminale, sepse janë regjime të ndërtuara nga një sistem kriminal, ata kanë frikë të vërtetën, kanë frikë fjalën e lirë, kanë frikë median e lirë.

Natyrisht paradoksi bëhet dhe më alarmant po të kemi parasysh faktin që Shqipëria ka presidencën e radhës së OSBE-së, të kësaj organizate, e cila lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes, lirinë e mendimit, lirinë e medias e ka në themelin e ekzistencës së vet dhe kundërvënia ndaj kësaj vlere, kundërvënia ndaj kësaj qasjeje, kundërvënia ndaj këtij standardi që ka OSBE është në thelb ajo që e bën jo vetëm qeverinë, jo vetëm mazhorancën, por për fat të keq Shqipërinë të dëshmojë se nuk ka kuptuar ende asgjë nga çfarë do të thotë standard demokracie, nga çfarë do të thotë vlerë e një shoqërie të hapur, të një shoqërie të lirë, e një shoqërie të ndërtuar, vlerat fondamentale të demokracisë.
Mirëpo jam këtu për t’i kujtuar në radhë të parë kryeministrit si ideatori, si persekutori dhe si realizuesi i të gjithë kësaj skeme të kontaminimit, të kriminalizmit dhe të armiqësisë së qeverisë, së mazhorancës dhe të shtetit ndaj medias, i cili në fakt me këtë që po bën, nuk po bën asgjë më shumë veçse po plotëson atë që ka parathënë me fyerjet, me shpifjet, me akuzat, me trajtimin në mënyrën më diskredituese që ai mban ndaj medias dhe ndaj punonjësve të saj.

Pra, ajo që dua t’i kujtoj kryeministrit është që në Shqipëri, historia e afërt e demokracisë ka shembuj të shkëlqyer të luftës së punonjësve të fjalës së lirë, të luftës së shtypit dhe medias së lirë ndaj regjimit. Dhe gjithmonë luftën me fjalën e lirë, luftën me shtypin dhe median e lirë regjimet e kanë humbur, siç do ta humbasë edhe ky regjim që në kuptimin më të plotë të fjalës edhe në kushtet e fatkeqësisë natyrore që gjendet Shqipëria edhe në kushtet e emergjencës ku gjendet për të përballuar pasojat e rënda të tërmetit gjen kohë të investohet, gjen vëmendje, gjen angazhim, gjen energji të merret me luftën kundër fjalës së lirë.

Prandaj duhet të kuptojmë edhe një gjë tjetër, që çështja e medias së lirë, çështja e fjalës së lirë nuk është çështje vetëm e atyre që punojnë në media, nuk është çështje vetëm e gazetarëve, e editorëve, e botuesve. Nuk është çështje as e atyre që janë pjesë e këtij sistemi, pjesë përbërëse e këtij pushteti që në demokraci ka vlerën e një pushteti real. Çështja e lirisë së fjalës, çështja e lirisë së medias është çështje e të gjithë shoqërisë shqiptare, i gjithë opinioni shqiptar, e gjithë klasa politike e vendit, të gjithë njerëzit e përgjegjshëm të këtij vendi duhet të jenë bllok dhe të gjithë bashkë, jo vetëm për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe lirinë mediatike, por duhet të jenë të gjithë bashkë për t’i treguar vendin këtij regjimi kriminal. Kriminalizmit i të cilit shkon deri tek lufta e hapur ndaj fjalës së lirë, ndaj medias sepse në thelb duke qenë një regjim auto demokratik, ky regjim duke luftuar mediat, lufton vetë demokracinë.

Lajme të lidhura

SPORT

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i votave në Tiranë e Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

08:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

08:31 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

08:25 : 07/06/2025
AKTUALITET

E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

08:09 : 07/06/2025
Para

Thumana/ Pyetjet pa përgjigje nga Edi Rama

TË GJITHA

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025

Rinumërimi i votave në Tiranë e Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

08:53 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

08:31 : 07/06/2025

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

08:25 : 07/06/2025

E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

08:09 : 07/06/2025

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com