• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Imazhi i Kombit dhe fasada e shtetit

11:14 : 13/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Imazhi i shteteve të ndryshme, ashtu sikundër ai i kompanive dhe korporatave shpesh ndikohet nga perceptimi dhe steriotipizimi. Autorë të ndryshëm e kanë vënë theksin te elementë të brendshëm apo të jashtëm që nxisin një lloj përfytyrimi të caktuar në lidhje me një komb apo shtet të caktuar.

Për shembull Fan (2009) e vë theksin te fakti që imazhi i një kombi është i përcaktuar nga audienca e jashtme, pra mendimi që kanë investitorët e huaj, qeveritë e huaja, media ndërkombëtare etj. Ndërsa Dinnie (2008) thotë që kryesisht janë eksperiencat që njerëz të caktuar kanë përjetuar në lidhje me pjestarët e kombit iks apo shtetit ypsilon në një moment të caktuar të cilat përcaktojnë mendimin që ata kanë për vendin në fjalë.

Në një studim që kisha bërë para disa vitesh në lidhje me perceptimin e shqiptarëve jashtë kufijve, ishte e habitshme të ndesheshe me shifra dhe fakte që i vendosnin shqiptarët në majë të piramidës së perceptimit si mafiozë apo për krim të organizuar në përgjithësi dhe kjo jo vetëm në Itali apo Greqi por edhe në Britaninë e Madhe, Hollandë e gjetkë.

Ndërkohë që statitistikat tregonin të kundërtën. Fjala bie, shqiptarët renditeshin të tretët në Itali, pas marokenëve dhe rumunëve për aktivitet kriminal, ndërsa ishin të dytët si komunitet emigrantësh, ndërsa në Greqi statistikisht por edhe për llojin e veprave kriminale renditeshin pas serbëve duke qenë komuniteti më i madh në terma numerikë, ndërkohë që perceptimin e kishin më të lartë respektivisht në të dyja këto vende.

Lexo edhe:

Mos e zbukuroni Ferrin

Shteti i Kosovës meriton shumë më tepër respekt, sesa rekorde botërore për të zgjedhur kreun e KUVENDIT

Çudia shkonte akoma më tej në Britaninë e Madhe, ku perceptimi e tejkalonte ndjeshëm shkallën e përfaqësimit proporcional në krahasim me komunitetet e tjerë. Së fundmi, po zhvillohet një debat tej normales në lidhje me raportin krim i kryer/krim i perceptuar në Hollandë dhe arsyen kryesore pse Hollanda është i vetmi vend kategorik kundër hapjes e negociatave edhe në këtë moment që po flasim.

Cila mund të jetë arsyeja kryesore për këtë lloj stereotipizimi të shqiptarëve pa kaluar në kufijtë e spekullimit, të paktën mendoj është bujshmëria e krimeve të cilat ndonëse statistikisht periferike, marrin vëmendje të gjerë mediatike dhe janë shpeshherë të dhunshëm apo sensacionalë (për shembull arratisje spektakolare të përsëritura, grabitje te dhunshme, trafik ndërkombwtar droge etj).

Pa i hyrë shumë analizës së çfarë lloj krimesh kryejnë shqiptarët nëpër Europë, kush i kryen dhe pse, pasi nuk është ky objekti i këtij shkrimi, ajo që është e rëndësishme, është të tejkalohet ky imazh dhe të ofrohet një pamje tërheqëse e vendit në arenën ndërkombëtare.

Pyetja që shtrohet është si mund të arrihet kjo? Një studim i OECD-së i vitit 2010 thekson promocionin e një vendi drejtuar investitorëve potencialë si “një proces që ndihmonë në krijimin e mundësive duke identifikuar partnerë lokalë, duke ofruar shërbimet e duhura ndaj tyre, dhe duke krijuar një imazh tërheqës për vendin si një destinacion për investitorët”. Disa studime kanë treguar që lëvizja e kapitalit ndërkombëtar është e influencuar nga perceptimet që investitorët kanë ndaj vendeve, njëlloj sikundër ngjet me njohjen që kemi ndaj markave të njohura.

Autorë si Kalamova and Konrad (2009) kanë veçuar disa prej elementëve që e bëjnë një vend sa më të njohur dhe tërheqës ndërkombëtarisht. Elementë të tillë janë turizmi, eksportet, kultura dhe trashëgimia kulturore, mikëpritja, qeverisja e mirë dhe transparente, etj.

Shqipëria si vend me tre qytete pjesë të trashëgimisë botërore të UNESKO-s, me rezerva ujore në vend të dytë për frymë të popullsisë në Europë pas Norvegjisë, me mikëpritjen e saj tradicionale dhe legjendare, me mundësitë për alternime të turizmit alpin, bregdetar, kulinar, rustik etj, me personazhe të kulturës, letërsisë dhe shkencës të njohur ndërkombëtarisht, mund të arrinte nëpërmjet krijimit të një brandimi autentik një identifikim më të mirë të historisë, kulturës dhe identitetit të saj të veçantë.

Kjo do ta diferenconte akoma më mirë në një rajon konkurrues përsa i përket turizmit, do të rriste dukshmërinë e vendit në arenën ndërkombëtare, do të nxiste më tepër investime të huaja, si dhe do të garantonte më tepër imazh pozitiv tani që na nevojitet vençarisht duke marrë parasysh dhe rrugëtimin plot të përpjeta drejt hapjes së negociatave. Që këto të fundit mos të kthehen si pritja e Godosë.

Etiketa: fasadakombishteti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mos e zbukuroni Ferrin

15:55 : 03/06/2025
AKTUALITET

Shteti i Kosovës meriton shumë më tepër respekt, sesa rekorde botërore për të zgjedhur kreun e KUVENDIT

12:34 : 30/05/2025
AKTUALITET

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:22 : 14/05/2025
AKTUALITET

Fermerët në Korçë: Shteti na ka braktisur, ngricat e prillit na shkatërroi prodhimin

13:48 : 22/04/2025
AKTUALITET

Kompani fiktive për shmangien e tatimeve, Prokuroria dërgon 4 persona në gjyq! Dëm shtetit 45.5 milionë lekë

11:05 : 19/04/2025
AKTUALITET

“Klani i Ramës kontrollon drejtësinë”/ Media gjermane: Qeveritarët zhvatin fondet e BE-së

14:17 : 16/04/2025
Para

Zheji: Njerëz, Kryeministri nuk është Zot! Do të mbetemi te përqafimi apo zgjidhja?

TË GJITHA

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com