• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Dy Besat e arsimit çelin dyert e “Emin Durakut”. Dy akt-ekspertizat që kundërshtojnë njëra-tjetrën

08:06 : 10/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku”, një nga objektet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ka çelur dyert për nxënësit, bazuar në një urdhër të ministres së Arsimit, Besa Shahini, për nisjen e procesit mësimor në sistemin parauniversitar.

Objekti shkollor i është nënshtruar dy ekspertizave, brenda 24 orësh, nga i njëjti institucion, që ka dalë me konkluzione të ndryshme.

Në akt-ekspertizën e datës 3 dhjetor, që është hartuar nga inxhinieret Mimoza Kola dhe Joana Kaçorri, thuhet “plasaritje të thella në muret ndarëse, dëmtim i traut të katit të tretë shtesë, (te 9 vjeçarja), plasaritje të thella të suvasë në katin e 3-të shtesë (9-vjeçarja).

Dëmtim i parapetit në të gjithë godinën. Shkëputje të shtesës nga objekti ekzistues (tek cikli i ulët).
Bordi i Shkollës dhe Stafi pedagogjik kërkojnë vendosjen e shkallëve të emergjencës.

Lexo edhe:

Kulla e heshtjes, ndërtimi 16-katësh që sfidon ligjin dhe komunitetin në zemër të Tiranës

Banorët e zonës kundër kullës 16-katëshe tek “Emin Duraku”

Ka dëmtime në strukturë. Të pezullohet aktiviteti derisa të bëhen përforëcimet dhe të kontrollohen të gjithë elementët e nevojshëm konstruktivë, pasi të hiqen suvatë”.

Dokumenti në fjalë është sigluar nga Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu.

Ndërkohë, në një akt-ekspertizë, që mban datën 4 dhjetor, por që është publikuar vetëm sot, që është hartuar nga Agron Hysenlliu, thuhet “tra i dëmtuar në godinën e shtesës, në katin e 3-të, krisje e parapetit në të gjithë perimetrin, plasaritje diagonale në mure dhe korridore klasash në shtesë, shkëputje e godinave në pjesën e bashkimit. Pjesërisht i pabanueshëm, shtesa e re e pabanueshme, deri në marrjen e masave. Të bllokohet aktiviteti në pjesën e re”.

Por nga një vëzhgim me sy të lirë të godinës ekzistuese, shihen qartazi dëmtimet, që po i pasqyrojmë me fotot e mëposhtme, çka rrëzon pretendimin e akt-ekspertizës së dytë, që flet vetëm për dëmtime të shtesës.

Të dy akt-ekspertizat bien në kundërshtim me njëri-tjetrin dhe në këto kushte normalisht mbi objektin shkollor duhej të bëhej një tjetër ekspertizë, ndoshta nga ekspertët e huaj që kanë ardhur në Shqipëri dhe po ndihmojnë në evidentimin e dëmeve.

Në vend të gjetjes së kësaj zgjidhjeje, ministrja e Arsimit dhe drejtuesja e shkollës, kanë zgjedhur variantin e dytë të akt-ekspertizës, që minimizon situatën, por nuk qetëson prindërit e nxënësve që mësojnë në këtë shkollë.

Madje, sot prindërit kanë ndërmarrë edhe një nënshkrim peticioni, ku i kërkohet Ministrisë së Arsimit siguri për fëmijët e tyre.

Por ministrja ka preferuar të njoftojë përmes rrjeteve sociale se “shkolla “Emin Duraku” Tiranë qëndron e hapur dhe do të punojë me dy turne sepse në pjesën më të madhe është plotësisht në rregull. Pjesa e dëmtuar nuk do të përdoret deri në skanimin përfundimtar të saj nga Bashkia”.

Po kështu pas Besës, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, sipas të cilit, për shkollën “Emin Duraku”, inspektimet janë bërë, janë bërë më shumë se një inspektim.

“Ka një pjesë të shkollës që është krejtësisht e përdorshme dhe për një objekt që është i kohës së mëparshme, është dhënë urdhër që mos të përdoret. Të tjerat janë spekulime”, ka thënë Rama.

Por ndërkohë, edhe sikur të merret e mirëqënë deklarata e tij, pyetja që lind është kush e ka bërë spekulimin. Të dy dokumentet janë firmosur nga një drejtor i emëruar nga Rama, por që kundërshtojnë njëri-tjetrin.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur nga akt-ekspertimi i parë te i dyti, që referuar dokumenteve zyrtare, janë hartuar brenda 24 orësh.

Në objekt nuk ka pasur ndërhyrje për riparimin apo rikonstruksionin e dëmeve, sikundër ka pohuar për Boldnews.al edhe Drejtori i Institutit të Ndërtimit, megjithëse ai sot ka firmën në dy dokumente: njëri që kërkon pezullimin e aktivitetit në të gjithë godinën, dhe tjetri që pezullon veprimtarinë në atë që quhet si shtesë në godinën ekzistuese të shkollës “Emin Duraku”.

Si për ironi të situatës së krijuar në shkollën në fjalë, pak ditë më parë me firmën e Besës së Ministrisë, u largua nga detyra një drejtoreshë shkolle në Tiranë pasi lejoi nxënësit të hyjnë në ambientet e shkollës, e cila ishte e dëmtuar nga i njëjti tërmet.

Ndërkohë në një rast të ngjashëm, është Besa e Ministrisë dhe Besa e “Emin Durakut” që guxojnë të hapin dyert, kur në tryezat e tyre kanë një akt ekspertimi që e thotë qartë dhe prerë: duhet të pezullohet aktiviteti, dhe një akt-ekspertimi, që siç duket është hartuar me urgjencë, që flet për dëmtime në shtesën e godinës.

Në mes shqetësimeve dhe dyshimeve që prindërit kanë mbi ndërtesën, që lidhen me akt-ekspertizën e parë, dhe vendimit të dy Besave për të mbajtur mbi supe një “peshë” shumë më të madhe seç u takon, janë fëmijët nga klasa e 1-rë në të 9-ën.

Dhe në kushte të tilla, zgjidhja më e mirë do të ishte një ekspertizë e huaj, ndoshta nga ata izraelitët që Kryeministrii i cilësoi si njësha, apo nga rumunët që kanë mbetur të habitur nga dëmet që ka shkaktuar tërmeti, në objektet që kanë inspektuar.

Skandali / “Emin Duraku”, dy akt-ekspertime të ndryshme brenda 24 orësh. Cili nga dokumentet është fals?

Etiketa: akt-ekspertizatBesatEmin Duraku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kulla e heshtjes, ndërtimi 16-katësh që sfidon ligjin dhe komunitetin në zemër të Tiranës

17:15 : 07/05/2025
AKTUALITET

Banorët e zonës kundër kullës 16-katëshe tek “Emin Duraku”

18:50 : 18/04/2025
AKTUALITET

“Rast për burg”/ Zhupa denoncon projektin për shkollën “Emin Duraku”

15:15 : 21/09/2022
AKTUALITET

Shkolla “Emin Duraku”, 13 mësues dhe sanitarë të infektuar me Covid-19

10:44 : 19/10/2020
AKTUALITET

VIDEO/ Skandali te “Emin Duraku”, Besa Traka suvaton dëmtimet me fëmijë brenda në shkollë

14:38 : 11/12/2019
AKTUALITET

(FOTO) Dëmtimet nga tërmeti/ Shkollës “Emin Duraku“ i vihet shiriti, por ende e hapur

16:33 : 10/12/2019
Para

Moti për sot/ Mos dilni pa çadra! Ja ku do ketë reshje bore

TË GJITHA

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

16:15 : 06/06/2025

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025

“Robin Hudi izraelit”/ Misteret e beduinit të armatosur nga Izraeli për të luftuar Hamasin

15:49 : 06/06/2025

Efektet e kremit mbrojtës, dermatologët rrëzojnë mitet, si dhe sa duhet aplikuar

15:46 : 06/06/2025

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com