• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lali bojaxhi dhe Lali laci i lagjes

18:06 : 10/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kurthi i Ramës funksionoi. Skenari ndryshoi në momentet e fundit dhe “aktorët protagonistë”, shkëputën goxha vëmendjen. Erion Veliaj bënte si e pezmatuar, Rama sikur e kritikonte dhe në fund “ata jetuan të dy të lumtur…”.

Katër ditë më parë, kyeministri Edi Rama i drejtohet kryebashkiakut Veliaj që vetë ai të lyente muret e shkallës së pallatit ku sapo ishte vendosur për të jetuar pjestarët e mbetur me zemër të copëtuar të familjes Lala. Edhe aty ligësia, pashpirtësia nuk njohu cak, ku në sytë e familjarëve të vrarë në shpirt, u zhvillua një dialog i shpifur, sa për propagandë, imazh dhe mirazh për të mbuluar aferat.

Erion Veliaj: “Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla”- Edi Rama:-“Ore ç’a kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do të bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti” -Erion Veliaj: Ok…

Lexo edhe:

Horoskopi, 11 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin të panikosur nga ndërtesat

Kaq mjaftoi që një pjesë e medias të merreshin jo me hallin e madh të tërmetit që nxorri zbuluar paaftësinë dhe mbi të gjitha korrupsionin në nivele të larta të pushtetit lokal dhe qëndror, por të diskutonin: “Si ia tha Veliajt ashtu në sy Rama? A do i lyente shkallët vertetë personalisht kryebashkiaku? A do ngrihej Lali Eri që në mëngjes herët pa kënduar gjeli dhe dhjerë qentë?

Ndërsa sot kreu i qeverisë ka vizituar sërish një nga familjet e strehuara në banesat sociale në Shkozë, Rama i është kthyer përsëri episodit të lyerjes së shkallëve. “I paskeni lyer muret, ëëë? Shkëlqekan muret”, i është drejtuar Rama, Veliajt, i cili e ndiqte nga pas. “Është tjetër shkallë ajo”, ka mërmëritur Veliaj. “Ah shkallët! Xix! Xix! Ka lezet!”, ka vijuar Rama.

Imagjinoni që sapo është mbushur java që 51 jetë njerëzore, mes tyre gra, fëmijë, e familje të shuara përgjithnjë janë në dhe’, e këta dy batutaxhi gjezdisin të qetë, pa u kërkuar kush llogari dhe ligji u vjen anash, edhe pse do tu kishte rënë ballit. Konkretisht në Tiranë janë rrënuar shumë apartamente, por jo vetëm ata të cilët janë ndërtuar para viteve 90.

Dy shkolla që kanë pësuar dëme të shumta janë “Emin Duraku” dhe “Sami Frashëri”, pikërisht shkolla “Sami Frashëri” kishte kaluar në rikonstruksion të plotë në vitin 2018. Me dhjetëra dalje televizive të Erion Veliajt që mburrej me punën e bërë. Po ashtu edhe kopshte e çerdhe kanë pësuar dëme serioze dhe pavarësisht se nga Bashkia Tiranë (taksat qytetare) janë dhënë pa hesapë miliona euro për rikonstruksionin e tyre, lëkundjet e tërmetit vunë në pah cilësinë e dobët të ndërtimeve. Kush mban përgjegjësi për këtë, po ligji i “barabartë” për të gjithë ku është strukur?

Pikërisht këto janë çështjet që Rama duhet ti “kërkonte llogari” Veliajt, për shkollat e shkatërruara, cërdhet dhe kopshtet e plasaritura dhe frikën qytetare për të dërguar fëmijët në ato ambiente. Ata të dy si mjeshtra të propagandës dhe shkëputjes së vëmendjes nga problemet e vërteta, që në një vend normal duhet të kishin edhe kosto ligjore merren me: “i leve si leve, e lage se lage…”.

Sot Lali Eri shpëton kaq lehtësisht sa askush nuk po e ndjen. Pikërisht në ditën kur tërmeti la pasoja të rënda për vendin, me 51 jetë të humbura në Durrës, Thunanë dhe Tiranë dhe mijëra banesa të shkatërruara Lali Eri, “ky bojaxhi i kryeministrit”, jep 5 milionë euro për rikonstruksionin dhe modernizimin e godinës së Ujësjellësit të Tiranës.

Ata pallate të larta që janë dhënë me lejen e tij, apo të kryeministrit të sotëm, ish-kryabashkiakut të mëparshëm, janë kthyer jo vetëm në darë që shtrëngojnë fytin e qytetarëve, por edhe rrezik i madh. Epiqendra e tërmetit ishte Durrësi, por nëse ajo do ishte në Tiranë, do shkërmoqej e gjithë kjo propagandë e ulët, e rëndë dhe në fyerje të qytetarëve që dolën me pasoja tragjike.

Jemi në një skenë të teatrit absurd ku dy “aktorët protagonistë” Lali Eri dhe Edi Rama po japin shfaqjen e tyre duke mbuluar çdo problem të vërtetë dhe dyshim për afera korruprive. Lali para Edit shfaqet si bojaxhi, ndërsa para qytetarëve si “laci” i lagjes, ku ai ka të drejtë të vendosë për lejet e ndërtimit, për shkatërrimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe në “mbjelljen” e kullave, ku betoni dhe hekuri na ka zënë jo vetëm sytë, por edhe frymën.

Tirana është ndër qytetet më të ndotura në Europë, por në televizionet e blera dhe vetëofruara, Veliaj shet gjelbërim, pastërti dhe imazhe zhvillimi pas së cilës fshihen edhe miliona euro të përfunduara në duart e një grushti oligarkësh. Loja vijon, Lali bojaxhi në sytë e kryeministrit dhe i plotfuqishëm në tjetërsimin e Tiranës është këtu me ne. Boja mbulon zhgarravinat, por jo aferat, ndaj Lali është lac. Dhe ata të dy Eri dhe Edi “jetuan të lumtur”…!

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 11 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 10/08/2025
BOTA

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin të panikosur nga ndërtesat

22:54 : 10/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë spitalit të qytetit

22:40 : 10/08/2025
RAJONI

Jepte para me fajde dhe reklamonte makina luksoze, jeta e shthurur e autorit të vrasjes në Gjilan

22:20 : 10/08/2025
AKTUALITET

Në kulmin e sezonit bllokohet aksi Vlorë-Orikum, IKMT: Do t’i vëmë tritolin një ndërtese

22:04 : 10/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi rëndë një person pas një konflikti për parkimin, arrestohet 67-vjeçari në Lezhë

21:43 : 10/08/2025
Para

“Çudirat” e Lalit/ Tërmeti krijoi plot rrënoja, Bashkia e Tiranës blen 450 mijë USD inerte

TË GJITHA

Horoskopi, 11 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 10/08/2025

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin të panikosur nga ndërtesat

22:54 : 10/08/2025

Zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë spitalit të qytetit

22:40 : 10/08/2025

Jepte para me fajde dhe reklamonte makina luksoze, jeta e shthurur e autorit të vrasjes në Gjilan

22:20 : 10/08/2025

Në kulmin e sezonit bllokohet aksi Vlorë-Orikum, IKMT: Do t’i vëmë tritolin një ndërtese

22:04 : 10/08/2025

Dhunoi rëndë një person pas një konflikti për parkimin, arrestohet 67-vjeçari në Lezhë

21:43 : 10/08/2025

Zjarr në Bërzhitë, flakët rrezikojnë zonat e banuara

21:29 : 10/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com