• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Departamenti i Sizmiologjisë s’ka para për studime shkencore

15:11 : 08/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Kreu i Departamentit të Sizmiologjisë, 3 javë para tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit deklaroi se infrastuktura po dilte jashtë funksionit. Kërkimet shkencore orientojnë institucionet sesi të zvogëlojnë rrezikun nga fatkeqësitë natyrore. Megjithatë, Departamenti i Sizmiologjisë punon në kushte mbijetese, pa buxhet për kërkimin shkencor. Situata ka nisur degradimin veçanërisht pas 2007-s kur VKM e qeverisë Berisha shkriu Institutin e Sizmiologjisë.

————————————————————————————————————————————————————-

Rreth 20 ditë para tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit me magnitutë 6.4 Rihter, drejtuesi i Departamentit të Sizmiologjisë në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit (IGJEUM), Rexhep Koçi, ngriti alarmin në një intervistë për Televizionin Klan se infrastruktura teknike e këtij departamenti ishte shumë e vjetër dhe se nevojiteshin ndërhyrje përpara se të dalë jashtë funksioni.

“Ne kemi disa ditë që punojmë me një numër të kufizuar stacionesh për arsye se kërkohet  një ndërrim i teknologjisë të cilën ne nuk po e arrijmë dot, për arsye të mossigurimit të mjeteve të nevojshme për ta vijuar këtë punë. Në qoftë se ne nuk do marrim masa të shpejta brenda disa ditësh, ne mund të dalim jashtë pune komplet”, tha ai.

Lexo edhe:

Shënon Harry Kane, Bayern gjen shpejt golin në finalen e Superkupës ndaj Stuttgart

Aksident i rëndë në Qafë Thanë, tre persona të plagosur

Nisur nga jo deklaratë “Faktoje” u interesua mbi problematikën e ngritur nga profesor Rexhep Koçi dhe bëri disa kërkime. Deri në vitin 2007 Shqipëria kishte një Institut të Sizmiologjisë. Por me një vendim të qeverisë Berisha, të datës 4 prill të po atij viti ky institut u integrua në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Në korrik të 2011-s doli një urdhër qeverie që parashikonte ngritjen e IGJEUM pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.

IGJEUM përfshin 4 departamente, ndër ta edhe Departamentin e Sizmiologjisë i cili detyrë kryesore ka kërkimin shkencor në fushën e sizmiologjisë.

“Faktoje” intervistoi drejtuesin e Departametit të Sizmologjisë Rexhep Koçi i cili e rikonfirmoi shqetësimin e ngritur pak javë para tërmetit të 26 nëntorit. Sipas Koçit prej 2007-s kur doli VKM për shkrirjen e Institutit të Sizmiologjisë, stafi është reduktuar në 7 veta nga 25 që kishte.

“Ne kemi qenë rreth 25 veta para vitit 2007, pa përmendur personelin në terren. Dendësimi i rrjetit është shumë i domosdoshëm, të paktën në zonat urbane duhet të kemi në çdo vend instrumente.

Ne marrim vetëm pagën nga universiteti. I gjithë IGJEUM është në kushte mbijetese, nuk kanë asnjë lloj mbështetje për t’u zhvilluar, mbijetojmë me shumë zor.”

Rexhep Koçi

Por sa para ka në dispozicion ky department i cili duhet të bëjë studime  të vazhdueshme mbi sizmiologjinë? Përgjigjja e kreut të Departamentit të Sizmiologjisë është e drejtpërdrejtë:

“Instituti e ka pothuajse zero buxhetin. Ky është sot një minidepartament, dy departamente që kanë qenë më parë nuk ekzistojnë më, ai i inxhinierisë sizmike dhe i inxhinierisë së tërmeteve.

Është shumë i rëndësishëm si institucion shkencor. Ne sot kemi teknologji të vitit 2002 dhe 2005. Shkojmë me makinat personale në stacionet tona”

Pse janë të rëndësishme studimet shkencore

Në ligjin për “Mbrojtjen civile” në nenin 52 përcaktohet qartë roli i institucioneve kërkimore shkencore, të cilat pasi bëjnë studimet ua vënë në dispozicion institucioneve përkatëse për marrjen e masave dhe zvogëlimin e riskut në raste si fatkeqësia natyrore e 26 nëntorit.

“Faktoje” pyeti Përparim Hoxhën, profesor në Fakultetin e Gjeologji-Minierave i cili  konfirmon një nivel shumë të ulët të financimit të IGJEUM dhe Departamentit të Sizmologjisë.

“Me statusin që ka, IGJEUM i ka mundësitë jashtëzakonisht të kufizuara, financiare, njerëzore, laboratorike për të bërë kërkimin shkencor të mirëfilltë. Mundet që në 10 vjet ne mund të mos e dëgjojmë fare emrin e Sizmologjisë, por pas 10 vjetësh kur të na ndodhi një ngjarje e tillë do të na bëhet epiqendra e tërë diskutimeve tona”.

Përparim Hoxha

Profesor Përparim Hoxha u shpreh se në kushtet aktuale IGJEUM nuk mund të mbështetet plotësisht nga Universiteti Politeknik i Tiranës, nga i cili varet.

“UPT nuk i ka mundësitë financiare për ta ndihmuar ose për t’i dhënë status të veçantë edhe kërkimit shkencor në këtë institut. Ky është fakt. Ose të ketë status të veçantë ose të varet nga qeveria. Duhet ta trajtojmë financiarisht me burime njerëzore, me burime laboratorike në mënyrë të veçantë, siç e ka gjithë bota”-sugjeron profesor Hoxha.

/Faktoje.al

Lajme të lidhura

SPORT

Shënon Harry Kane, Bayern gjen shpejt golin në finalen e Superkupës ndaj Stuttgart

21:03 : 16/08/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Qafë Thanë, tre persona të plagosur

21:03 : 16/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në Mirditë, digjet masivi pyjor pranë fshatit “Katund i Vjetër”

20:47 : 16/08/2025
SPORT

Man.City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, fitore 4-0 në transfertë

20:46 : 16/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Takimi në Alaska, pas Putinit reagon Trump: Mund të ketë marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë

20:32 : 16/08/2025
BOTA

Kryeministrja daneze: Izraeli do të ishte më mirë pa Netanyahun në krye

20:28 : 16/08/2025
Para

Ekstradohet shtetasi grek, akuzohet për krijimin e skemave mashtruese me TVSH/ Miliona euro të përfituara

TË GJITHA

Shënon Harry Kane, Bayern gjen shpejt golin në finalen e Superkupës ndaj Stuttgart

21:03 : 16/08/2025

Aksident i rëndë në Qafë Thanë, tre persona të plagosur

21:03 : 16/08/2025

Zjarr në Mirditë, digjet masivi pyjor pranë fshatit “Katund i Vjetër”

20:47 : 16/08/2025

Man.City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, fitore 4-0 në transfertë

20:46 : 16/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Takimi në Alaska, pas Putinit reagon Trump: Mund të ketë marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë

20:32 : 16/08/2025

Kryeministrja daneze: Izraeli do të ishte më mirë pa Netanyahun në krye

20:28 : 16/08/2025

Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bëhet “i kuq” pas eksperiencës në Turqi

20:12 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com