• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Ndahet nga jeta Reshat Kripa, që 15-vjeç luftonte komunistët me trakte

12:49 : 06/12/2019
në NDRYSHE

Dje ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, një nga figurat e njohura antikomuniste në vend, ish i burgosuri dhe i përndjekuri politik, Reshat Kripa.

Historia e tij të rrallë, si një nga veprimtarët më të mëdhenj kundër diktaturës, që së bashku me të rinj të tjerë, frymëzoi një lëvizje të gjerë popullore për rrëzimin e regjimit.

Tre djem, secili me një histori të veçantë pakënaqësie ndaj regjimit të Enver Hoxhës, ishin betuar para flamurit pa yll, se do të frymëzonin një lëvizje të gjerë popullore për rrëzimin e regjimit.

Tre djem 15-vjeçarë, në Vlorën e vitit 1951, kishin krijuar një organizatë antikomuniste me emrin “Atdhetari” dhe ishin betuar ta luftonin regjimin komunist me armët që ata kishin në dorë: trakte frymëzuese, me thirrje të drejtpërdrejta që synonin t’u hapnin sytë shqiptarëve për rreziqet e komunizmit.

Njëri prej tyre, Reshat Kripa, e ka rrëfyer historinë e rrallë, në emisionin “Dosja K” të gazetares Admirina Peçi.

Siç rrëfen Reshat Kripa, falë këtij aksioni të pazakontë, qyteti i tyre shpesh zgjohej me trakte të ngjitura mureve, ku bëhej thirrje për rrëzimin e regjimit komunist. Përmbajtja e tyre ishte aq e guximshme dhe thirrjet aq të drejtpërdrejta, saqë askush nuk mund ta besonte se ato ishin vepër e një grupi fëmijësh.

Lexo edhe:

No Content Available

Këta tre djem, secili me një histori të veçantë pakënaqësie ndaj regjimit të Enver Hoxhës, ishin betuar para flamurit pa yll, se do të frymëzonin një lëvizje të gjerë popullore për rrëzimin e regjimit.

Mbrëmjeve vonë, në lagje të ndryshme të qytetit, ata ngjisnin në mure traktet që i shkruanin vetë me shkronja shtypi, për të mos u njohur.

Për sigurimin e shtetit, kjo ngjarje ishte alarmuese. Hetimet e tyre mund të lidheshin me grupe kundërshtarësh të fuqishëm, por kurrësesi asnjë pistë e hetimeve nuk do t’i çonte tek këta 14-15 vjeçarë. Kjo, derisa një natë, dikush i zbuloi… Ishte maj i vitit 1951. Djemtë kishin shpërndarë trakte e bërë thirrje për afro 5 muaj, që nga janari e deri në maj të atij viti. Natën e arrestimit, në hetuesi, Reshat Kripës i kishin kapur edhe një trakt në xhep, të cilin ai nuk kishte mundur ta shpërndante…

Veç kësaj, të gjithë traktet e tyre, që nga i pari e deri tek i fundit, Sigurimi i Shtetit i kishte arkivuar gjatë ditëve të hetimeve.

Pas arrestimit, siç dëshmon Reshat Kripa, të tre djemtë ishin torturuar në hetuesi, për më shumë se 6 muaj. Ai tregon se gjatë torturave çuditërisht nuk e pyesnin për traktet dhe aktivitetin e organizatës së tij, por e pyesnin se ku i kishte fshehur babai i tij tregtar, florinjtë.

Tre djemtë u gjykuan në tetor të vitit 1951, nga Gjykata Ushtarake e Durrësit dhe për shkak të moshës minorene, u dënuan nga 5 vjet heqje lirie Reshat Kripa dhe Myrteza Baboçi, dhe me 3 vjet Jorgo Basho.

Por, çfarë shkruanin kundër komunizmit, këta tre djelmosha, në traktet e tyre?

Shkëputur nga dokumentari “Reshat Kripa, djaloshi i trakteve antikomuniste”, po sjellim disa prej ketyre trakteve të guximshme. Trakte të shkruara nga Reshat Kripa në muajt shkurt –maj 1951, arkivuar në dosjen gjyqësore të Myrteza Baboçit, Reshat Kripës dhe Jorgo Beshos, gjykuar në Gjykatën Ushtarake të Durrësit.

***

Shokë

Duke pasur flamurin kuq e zi të Skënderbeut të ngrihemi që të gjithë të luftojmë për lirinë e grabitur.

Të ngrihemi të shpëtojmë nga zgjedha e Hoxhës së vogël dhe xhelatit Mehmet Shehu

Përpara!

Për Shqipëri, për liri për flamurin kuq e zi!

***

Vëllezër dhe motra

Zgjohuni prej gjumit të rëndë të robërisë. Shikoni shtypjet që po ju bëhen prej barbarëve komunist.

Shikoni tmerret, krimet, vrasjet dhe torturat që po bëhen sot në çdo anë të Shqipërisë.

E ardhmja jonë do të jetë e lumtur në rast se ju ngriheni për të luftuar!

Atdhetari

***

Thirrje

Shokë!

Luftoni për liri për jetën e lumtur

Mos kini frikë nga vdekja se pse kush e bën vehten për atdhe nuk ka vdekur, por ka le.

Poshtë Stalini dhe satelitët e tij, poshtë duhanxhiu Enver Hoxha, poshtë satrapi Mehmet Shehu.

Poshtë partia Pseudo-Komuniste

Atdhetari

***

Thirrje

Shokë Atdhetarë!

Gjer kur do të duroni këtë robëri!

Shikoni jetët e lumtura që po bëjnë vendet e perëndimit.

Përse jo dhe neve të bëjmë një jetë të tillë?

Poshtë partia pseudo-komuniste

Atdhetari

***

Poshtë partia Komuniste

Rroftë nacionalizmi dhe Anglo-Amerikanët mësonjësi jonë

Poshtë Stalini dhe Enveri dhe këlyshat e tyre

Poshtë komunizmi!

Mos u besoni komunistëve, ata ju gënjejnë. Luftoni për liri nëse doni të përqafoni burrin tuaj, djalin tuaj ose vëllanë tuaj në një të ardhme të afërt tek ju, në shtëpinë tuaj në tokën tuaj të lindjes.

Komunistët na torturojnë dhe na persekutojnë, ata vrasin më të mirët nga ne për të na kallur frikën për të na vënë në gjumë por ne nuk ju përulemi këtyre të poshtërve.

Vrajini këto mizoret të mallkuar, më mirë vdekjen në luftë se sa jetën në skllavëri…

Atdheu është në rrezik!

Traktet e atdhetarit do t’ju tregojnë të vërtetën sado e hidhur që të jetë për Shqipërinë tonë e vërteta do të triumfojë!

Vdekje barbarëve pseudo-komunistë…

Atdhetari”

/Kujto.al/

Etiketa: Reshat Kripa

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Chelsea fiton apelin, CAS redukton dënimin në tregun e transferimeve për “blutë’’

TË GJITHA

Zelensky konfirmon praninë në Turqi: Do të ishte mirë nëse do të ishte edhe Trump

20:58 : 12/05/2025

Rama largohet nga selia, nuk prononcohet për gazetarët

20:54 : 12/05/2025

Raport i ri, refren i vjetër

20:52 : 12/05/2025

Fatos Lubonja: Partitë e vogla duhej të merrnin më shumë vota! Fitues del ai që ka më shumë para

20:51 : 12/05/2025

PD kryeson me diferencë të thellë në Kavajë ndaj PS

20:51 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ Kontakt Mala-Xhemajli brenda zonës, Marciniak vijon lojën

20:43 : 12/05/2025

Igli Tare flet rreth bisedimeve me Milanin: Një objektiv për këdo, do të ishte një nder

20:35 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com