• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ KPK jep vendimin për gjyqtaren e Krimeve të Rënda

09:46 : 04/12/2019
në AKTUALITET, VETTING
Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi, pas seancës dëgjimore  në KPK

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi, pas seancës dëgjimore në KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi.

Iliriana Olldashi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2005, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

Seanca dëgjimore

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi u përball të hënën më 2 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në seancën dëgjimore. Gjatë një seance që zgjati pak, Olldashi u njoh me detajet e procesit të rivlerësimit që po kryhet nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Etleda Çiftja anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Relatorja e çështjes, Xhensila Pine shpjegoi në fillim të seancës dëgjimore se rivlerësimi për gjyqtaren Olldashi ishte përfunduar në të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

Sipas raportit të dorëzuar pranë KPK nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, gjyqtarja Olldashi nuk kishte probleme në deklarimin e pasurisë.

Pine tha se Komisioni ka kryer hetim të pavarur lidhur me pasurinë e gjyqtares Olldashi. Për një apartament me sipërfaqe 91.6 m2 në Tiranë të prenotuar në vitin 2015 në vlerën 65 mijë euro, ka rezultuar se shitësit i është shlyer e gjithë kjo shumë. Pine tha se subjekti ka marrë hua nga babai dhe vëllai për të shlyer gjithë vlerën e çmimit të apartamentit. Për këtë arsye Komisioni i ka kërkuar të vërtetojë burimin e ligjshëm të huave. Sipas relatores, Olldashi ka sqaruar para Komisionit se ka marrë hua pasi nuk kishte mundësi të paguante gjithë vlerën. Pine shtoi se gjyqtarja ka dorëzuar dokumente provues lidhur me burimin e huasë që do të vlerësohen para marrjes së vendimit përfundimtar. Gjithashtu, Olldashi ka deklaruar se ka marrë një tjetër hua në vlerën 5 mijë euro nga një shoqe e fëmijërisë. Si burime të tjera ka deklaruar kursimet e saj si gjyqtare në vlerën 10 mijë euro. Sipas relatores Pine, si burim krijimi për apartamentin 91.6 m2 ka shërbyer edhe një apartament tjetër me sipërfaqe 77 m2 që prindërit, vëllai dhe ajo kishin blerë në vitin 2006 në shumën 55 mijë euro. Lidhur me këtë apartament, Komisioni i ka kërkuar informacion edhe shoqërisë ndërtuese. Kjo e fundit ka informuar se fillimisht janë paguar rreth 38 500 euro dhe më pas është likujduar edhe pjesa tjetër e vlerës. Si burim i kësaj vlere gjyqtarja Olldashi ka deklaruar kursimet nga paga dhe të ardhura të prindërve. Sipas relatores Pine, gjyqtarja Olldashi nuk ka deklaruar gjendjen cash të krijuar deri më 31 dhjetor 2005. Ajo tha se Olldashi ka sjellë dokumente të mjaftueshme për burimin e huasë 1 milion lekë të marrë prej prindërve. Kjo hua më pas i është falur më pas nga prindërit dhe vëllai, ndërkohë që Olldashi ka hequr dorë nga pjesë e pronësisë në apartamentin e blerë 77 m2 të blerë në vitin 2006. Komisioni nuk identifikoi problematika lidhur me deklarimin si adresë banimi të një garsoniere me sipërfaqe 44 m2 ku gjyqtarja Olldashi ka qëndruar me familjen gjatë viteve 2014-2017, të cilën e ka marrë në përdorim bashkëshorti i saj. Lidhur me blerjen e një autoveture nga bashkëshorti në vlerën 2500 euro, relatorja Pine u shpreh se deklarimet e gjyqtares Olldashi përputhen me dokumetet e servirura nga institucionet shetërore.

Gjyqtarja OLldashi u vlerësua pozitivisht edhe për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Pine tha se sipas raportit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ, gjyqtarja Olldashi ka aftësi të mira në interpretimin e ligjit , dosjet janë gjetur të rregullta e të sakta dhe se komunikon me etikë. Dy denoncimet e kryera nga publiku pranë KPK kanë rezultuar pa elemente te mjaftueshme.

Në fjalën e saj gjyqtarja Iliriana Olldashi u shpreh se vlerësonte procesin të drejtë dhe korrekt. “Disponoj pasuri modeste, por të rëndësishme për mua dhe familjen. E vlerësoj korrekt dhe kërkoj konfirmimin në detyrë”, tha ajo.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025
BOTA

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025
SHENDETI

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025
AKTUALITET

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025
SPORT

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025
RAJONI

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025
Para

Dhuroi 100 mijë euro/ Tashmë merr përsipër të ndërtojë edhe shtëpinë e familjes Abazi

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com