• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Humbi të birin dhe nënën mes rrënojave/ “E puthja djalin nga kamera, nuk e meritonin të vdisnin kështu…”

18:05 : 03/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Ishte sezoni i ullinjve, koha kur 43-vjeçari Servet Vata merrte rrugën për Greqi. Punonte edhe në Thumanë, por paratë që fitonte ishin të pamjaftueshme për të mbajtur familjen e tij.

Një muaj më parë ai u nis sërish drejt Greqisë me shpresën se kur të kthehej në Thumanë do të festonte bashkë me nusen dhe 2 djemtë e tij vitin e ri. Por fati ishte shkruar ndryshe, 26 nëntori e ndau Servetin përgjithmonë nga djali 7-vjecar dhe nëna e tij e moshuar, e cila vdiq ndërsa kishte mbrojtur me trup nipin e saj, djalin tjetër të Servetit.

“Punova ca ditë, një muaj e ca dhe dëgjova këtë që ndodhi. në mëngjes u ngrita për punë dhe kur mori në telefon kështu ka ndodhur tragjedia, është shembur pallati. Mora në telefon të gjithë robt, më dilnin numrat e fikur të gjithë veç numri i nënës më doli një linjë, nuk përgjigjej njeri bjeri, bjeri dhe pastaj u përgjigjën nga morgu, e kishin çuar atje. Këtu punoj, 10 mijë lekë çfarë do bëj. Nuk kam ndenjur pa punë por nuk del asgjë. Nuk është e mjaftueshme. Edhe pleqtë kanë punuar, më kanë ndihmuar i kam ndihmuar, kemi ndihmuar njeri-tjetrin për me rrit ata fëmijë që prindërit e mi linin kokën për ata fëmijë. Nëna e ka shpëtuar djalin e madh, e ka mbrojtur, e ka dhënë jetën. Edhe unë të isha, të ikja unë veç fëmija të shpëtonte”, thotë babai që ka humbur të birin dhe nënën.

43-vjecari kujton mes lotësh telefonatën e fundit me djalin 7 vjecar, të cilin e kishte marrë malli dhe kërkonte të atin afër vetes.

“Në orën 11 të darkës kam folur me ta, fola me nusen e me të gjithë. Me djalin fola, e puthja me anë të kamerës. Ishte mërzitur shumë. Nuk shkëputej nga unë, mërzitej shumë i thosha dhe një muaj e do vijë babi. Ai priste me padurim, thoshte është shumë një muaj. Kjo që ndodhi është shumë tragjike. Nuk e meritonin të vdisnin kështu. Shtëpitë ishin të vjetra. Dhe në korrik ishte e tmerrshme. Një muaj fjetën njerëzit jashtë. ishte verë, tani që i kapi i ftohti hajt të futemi brenda e të dalë ku të dalë”, thotë mes lotësh Serveti.

Lexo edhe:

Aksident në Fushë Krujë – Thumanë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur/ EMRI

Aksident në Milot-Thumanë/ Automjeti përfundon në kanal, 4 persona të plagosur

Banesa e Servet Vatës sot janë dyert e spitalit, aty ku qëndron ditë e natë pranë nuses dhe djalit të madh. Serveti fajëson veten se natën duke u gdhirë 26 nëntori nuk ishte pranë familjes së tij.

“Shtëpia ime është spitali që kur kam ardhur nga Greqia. Natën ikja në Thumanë deri në 1 të natës kur bëheshin punimet, që ishin duke kërkuar për viktimat. Pastaj vija këtu tek spitali, në mëngjes ikja prapë. Në Lezhë, ku të shkoj. Nuk kanë ku të më çojnë se kam të sëmurët këtu. Që me datë 26 në karrige. Fajtor që nuk kam qenë tek shtëpia. Do i mbaja afër. O do dilnim nga banesa krejt ose do rrija në shtëpinë time. Nuk do shkoja në banesën e askujt. Këta kanë qenë në kat të parë. Kanë dalë në 3 të natës kur ka rënë tërmeti i parë dhe kanë shkuar jashtë.

Çuni i madh është trembur, ka pasur shumë frikë nga tërmeti, i dilte gjumi shpesh dhe në gjumë u dridhte, ka pasur shumë frikë. Këta kanë dalë jashtë, ka qenë shumë ftohtë iu ka thënë komshia hajdeni këtu në kat të parë dhe në qoftë se bie tërmet e kemi më afër, dalim më shpejt. Kur ka rënë tërmet ato kanë qenë aty, nuk e di se si. Janë turrur nëna, nusja dhe dy kalamajtë me dalë nga dera e ballkonit. Çuni i vogël ka ikur, ka shkuar nga korridori. Nëna ka mbajtur çunin e madh, çuni i vogël ka ikur, ka shkuar nga korridori që nuk kishte shpresa. Ato kanë qenë në të dalë, nuk u ka rënë gjithë pallati sipër”, tregoi babai. /BW/

Etiketa: rrenojathumanevata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Fushë Krujë – Thumanë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur/ EMRI

11:49 : 02/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Milot-Thumanë/ Automjeti përfundon në kanal, 4 persona të plagosur

21:40 : 12/06/2025
AKTUALITET

VIDEO-EMRI/ Droni zbulon një parcelë me kanabis në Thumanë, kapet në flagrancë 28-vjeçari

10:59 : 24/05/2025
AKTUALITET

U qëllua me armë zjarri drejt një makine, identifikohet pronari i mjetit (EMRI)

12:35 : 27/04/2025
AKTUALITET

Thumanë/ Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një makine, identifikohet autori

12:15 : 27/04/2025
AKTUALITET

Rindërtimi/ U shembën banesa me dëmtime të lehta, hije skandali për tenderin e majm për “PE VLA KU”

20:46 : 27/03/2025
Para

‘Teatër i shpifur’/ Gazetari Dritan Kaba: Asgjë nuk vjen, kur rrota ecën mbi rrota

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com